By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 dhjetor
December 11, 2025
VIDEO: Aeroplani ulet mbi çatinë e makinës!
December 10, 2025
Hakohet llogaria e drejtorit ekzekutiv të bursës më të madhe të kriptomonedhave në botë
December 10, 2025
Tre sulme amerikane në Karaibe lanë tre të mbijetuar. Secili u trajtua ndryshe
December 10, 2025
Trump prezantoi “biletën e artë”: Për një milion dollarë bëhesh amerikan, dhe për pesë përfiton përfitime shtesë
December 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: Në çdo hap, Kosova reflekton forcën dhe frymën e demokracisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani: Në çdo hap, Kosova reflekton forcën dhe frymën e demokracisë
Lajme

Osmani: Në çdo hap, Kosova reflekton forcën dhe frymën e demokracisë

Kosova Times
Last updated: 2024/03/20 at 5:22 PM
Kosova Times Published March 20, 2024
Share
SHARE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në Samitin për Demokraci, i cili është organizuar sot virtualisht nga Republika e Koresë, nën udhëheqjen e Presidentit Yoon Suk Yeol. Samiti për Demokraci është nismë e Presidentit të ShBA-ve, Joe Biden, në kuadër të së cilit Kosova ndër vite është shquar në mesin e vendeve kampione për sa i përket reformave dhe nismave të ndërmarra në drejtim të fuqizimit të vazhdueshëm të demokracisë. 

Në deklaratën e saj, Presidentja Osmani solli në vëmendje rëndësinë jetike për forcim dhe zhvillim të mëtejshëm të demokracisë, duke theksuar domosdoshmërinë e unitetit nga shtetet demokratike përballë autokracive në rritje.

Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka thënë se zotimet që kemi ndërmarrë në kuadër të Samitit për Demokraci i kanë prirë rrugëtimit tonë, si në politikë ashtu edhe në vendimmarrje.

Në deklaratën e saj, Presidentja Osmani theksoi se që nga takimi i fundit i liderëve, Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në avancimin e sundimit të ligjit në përputhje me strategjinë e miratuar gjithëpërfshirëse kombëtare, një nga rezultatet më të rëndësishme në kuadër të zotimeve tona në Samitin për Demokraci. “Ne kemi dëshmuar gjithashtu edhe përkushtimin tonë ndaj standardeve ndërkombëtare dhe bashkëpunimit, duke miratuar Deklaratën kundër ndalimit arbitrar në marrëdhëniet ndërshtetërore; duke u bërë pjesë e Deklaratës së Parimeve për ta luftuar represionin transnacional së bashku me gjashtë vende të tjera demokratike, në tetorin e kaluar; si dhe duke punuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara drejt avancimit të përpjekjeve të përbashkëta për të luftuar manipulimin e informacioneve nga ndonjë shtet i huaj”, ka thënë tutje Presidentja Osmani. 

Presidentja Osmani ka folur edhe mbi përpjekjet e vazhdueshme për ta luftuar dhunën me bazë gjinore, për t’i fuqizuar gratë ekonomikisht dhe për ta forcuar rolin e tyre në institucionet publike dhe politike, duke theksuar se barazia gjinore dhe fuqizimi i grave kanë qenë në themel të të gjitha zotimeve tona.

Në prag të edicionit të dytë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili do të mbahet në muajin prill në Prishtinë, Presidentja Osmani ka theksuar se një ndër të arriturat më të mëdha këtë vit është themelimi i Qendrës së parë Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Ballkanin Perëndimor, në partneritet me Zyrën e Sekretarit të Shtetit të ShBA-ve, në përputhje me Strategjinë për Gratë, Paqen dhe Sigurinë 2023 të ShBA-ve, si dhe Planin Kombëtar të Veprimit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kabineti i Osmanit takim me zyrtarin e DASH-it

Hargreaves: PZAP s’duhet t’i nënshtrohet presionit e sulmeve politike

Basha: Mizoritë e së kaluarës nuk guxojnë të përsëriten kurrë

Ndahen Çmimet Vjetore të Gazetarisë – 2025

Kurti: Të akuzuarit për sulmin në “Ibër-Lepenc”, pjesë e strukturave serbe

Kosova Times March 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Gjeopolitikë

Spiunë, hakerë, informatorë: Si përgjohet Perëndimi nga Kina?

Kosova Times Kosova Times September 11, 2023
Dënohet me 13 vite burg për krime lufte
Vulin propozon ligj për “agjentët e huaj” në Serbi
Policia në veri konfiskon granata dore, municion, e kartela grafike
50 vende dënuan fjalimin e Lvova-Belova në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?