By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 janar
January 7, 2026
Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar
January 6, 2026
Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë
January 6, 2026
AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje
January 6, 2026
Osmani falënderon Turqinë pas pranimit të sistemit anti-tank OMTAS
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pezullohet zbatimi i ligjit për migrantët në Teksas
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Pezullohet zbatimi i ligjit për migrantët në Teksas
Rajon / Botë

Pezullohet zbatimi i ligjit për migrantët në Teksas

Kosova Times
Last updated: 2024/03/20 at 10:04 AM
Kosova Times Published March 20, 2024
Share
SHARE

Planet e Teksasit që të arrestojë migrantët që dyshohet se hyjnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara u pezulluan sërish të mërkurën, përderisa u krijua paqartësi përgjatë kufirit dhe zemërim në Meksikë pasi për disa orë ky ligj hyri në fuqi.

Urdhri i lëshuar mbrëmjen e së martës nga një panel i Gjykatës së Apelit në Qarkun e Pestë të Shteteve të Bashkuara sërish pezulloi ligjin. Më herët gjatë ditës, Gjykata Supreme lejoi zbatimin e ligjit të ashpër të emigrimit, duke inkurajuar shtetet e tjera që të ndërmarrin masa të ngjashme.

Por, më vonë paneli i Apelit sërish vendosi një pauzë para se të paraqiten argumentet gjatë një seance të caktuar për të mërkurën. Ende është e paqartë se kur mund të merret vendimi i ri për zbatimin e këtij ligji.

Gjatë periudhës së shkurtër sa ligji ishte në fuqi të martën, autoritetet në Teksas nuk njoftuan se kishin kryer ndonjë arrestim dhe nuk treguan nëse ligji po zbatohej në mënyrë aktive. Megjithatë, kjo u pa si një fitore e republikanëve që kanë shtyrë përpara këtë ligj.

Në vendimin e Gjykatës Supreme u hodhën poshtë disa vendime të gjykatave më të ulëta të apelit që ishin sfiduar nga Departamenti i Drejtësisë, i cili ka argumentuar se Teksasi po tejkalon kompetencat e Qeverisë federale sa i përket imigracionit.

Në vendimin e fundit të Gjykatës së Apelit nuk u tregua arsyeja e panelit për pezullimin e ligjit.

Sipas ligjit në Teksas, kur të pandehurit dërgohen në mbajtje për shkak të hyrjes së paligjshme në shtet, ata mund të pajtohen që të largohen nga shteti ose të përballen me ndjekje penale në ShBA. Të martën, Sekretaria për Punë të Jashtme e Meksikës tha se do të refuzojë që të pranojë këdo që urdhërohet të kalojë kufirin.

“Meksika ka të drejtë legjitim që të mbrojë të drejtat e shtetasve të saj në ShBA dhe të vendosë vetë politikat e saj sa i përket hyrjes në territorin e saj”, tha Qeveria meksikane.

Ndikimi i ligjit shkon përtej kufirit në Meksikë. Ligjvënësit republikanë e hartuan ligjin në mënyrë që ai të aplikohej në 254 qarqet e Teksasit, edhe pse drejtori i Departamentit për Siguri Publike në Teksas, Steve McCraw, tha se ai pret që ligji të zbatohet kryesisht afër kufirit.

Edhe shtetet e tjera që udhëhiqen nga republikanët po synojnë të ndjekin shembullin e Teksasit. Në Ajova, Dhoma miratoi një projektligj që do t’i mundësojë organeve ligjzbatuese të këtij shteti të arrestojnë njerëzit që janë ilegalisht në ShBA dhe që paraprakisht u është mohuar hyrja në shtet.

Nëse ky projektligj nënshkruhet nga guvernatorja republikane, Kim Reynolds, ai do të hynte në fuqi në korrik.

Arrestimet për kalim të paligjshëm të kufirit ranë përgjysmë në janar nga numri rekord i shënuar në dhjetorin e vitit të kaluar, përkatësisht 250.000, përderisa në Teksas u shënua rënie e madhe e arrestimeve.

You Might Also Like

Vendet kryesore evropiane kanë lëshuar një deklaratë mbi të ardhmen e Groenlandës

Policia italiane ne kembe ne kerkim te kroatit, i cili therri per vdekje konduktorin e trenit

Anarki në rrugët e Karakasit, burra të maskuar patrullojnë rrugët

Shfaqja e forcës nga Trump në Venezuelë ishte një goditje e dhimbshme për Putinin: ‘Rusia humbi fytyrën’

Evropa i përgjigjet Trumpit për çështjen e Groenlandës

Kosova Times March 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Aksident në autostradën `Ibrahim Rugova`, lëndohen katër persona

Kosova Times Kosova Times August 9, 2024
Specialja: Shala duhet të paguajë 208 mijë euro për viktimat
Pakti i ri global që synon të shpëtojë biodiversitetin
Rusia goditi Nikolaev – ka të vdekur dhe të plagosur
Happy Online është fushata e re publike për sigurinë e fëmijëve në internet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?