By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
68% e njerëzve që jetojnë në familjet e BE-së zotërojnë shtëpinë e tyre
February 5, 2026
Vëllimi i tregtisë me pakicë u ul me 0.5% si në eurozonë ashtu edhe në BE
February 5, 2026
Ish-diplomati serb thotë se ekziston mundësia që Rusia ta njohë Kosovën
February 5, 2026
Arrestohen tre të dyshuar për grabitje, i katërti në kërkim
February 5, 2026
Roboti humanoid më i shpejtë në botë prezantohet në Kinë
February 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: U shënua 21 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Pyjeve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > U shënua 21 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Pyjeve
Bujqësi

U shënua 21 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Pyjeve

Kosova Times
Last updated: 2024/03/21 at 5:35 PM
Kosova Times Published March 21, 2024
Share
SHARE

Nën organizimin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi – FAO sot u shënua 21 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Pyjeve e cila këtë vit mbajti temën “Pyjet dhe Inovacioni: Zgjidhje e re për një botë më të mirë”. Kjo ditë u festua në pyjet e Blinajës duke prezantuar teknologjitë dhe inovacionet e fundit që transformojnë mundësit dhe efikasitetin në monitorimin dhe menaxhimin e resurseve pyjore.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillim Rural, Faton Peci, tha se Kosova po i bashkohet festës globale në shënimin e ditës ndërkombëtare të pyjeve, si festë e shpallur nga Kombet e Bashkuara dhe që ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së përgjithshme rreth rolit dhe rëndësisë së pyjeve.

“Këtë vit, tema e caktuar për shënimin e kësaj dite është “Pyjet dhe Inovacioni: Zgjidhje e re për një botë më të mirë”, prandaj edhe ne do të shohim se cilat janë mundësitë inovative për mbrojtjen dhe ruajtjen e pyjeve tona”, tha Ministri Peci.

Pjesëmarrësit në këtë ngjarje, ekspertë dhe profesionistë të pyjeve, studentë, zyrtarë, njohës dhe dashamirë të pyjeve patën mundësinë shohin demonstrimin e teknologjisë inovative që posedon Agjencia e Pyjeve të Kosovës, dhe që shërbejnë në planifikimin, monitorimin dhe shfrytëzimin e pyjeve, zhvillimin e analizave dhe vlerësimin e sipërfaqeve të caktuara pyjore, si dhe përparësitë që ato sjellin në realizimin e aktiviteteve të përditshme në sektorin e pylltarisë.

Gjatë programit të shënimit të ditës ndërkombëtare të pyjeve është bërë edhe demonstrimi praktik i funksioneve dhe përdorimi i dronëve, dylbive të natës, GPS-ve, kamerave kurth dhe matjeve në pylltari. Ky demonstrim u realizua me mbështetjen e ekspertëve të programit që FAO po e zbaton në Kosovë i titulluar “Mbështetje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumë-qëllimor të pyjeve për përmirësimin e jetës rurale dhe adresimin e ndryshimeve klimatike në Kosovë”.

Ndryshe, ky program që po e zbaton FAO në bashkëpunim me MBPZhR dhe Agjencinë e Pyjeve të Kosovës, financohet nga Bashkimi Evropian dhe Suedia dhe ka për qëllim krijimin e kapaciteteve për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve në Kosovë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

AUV kërkon ndalimin e shitjes dhe therjeve ilegale të kafshëve

AUV largon nga tregu dy linja të qumshtit për fëmijë ‘Aptamil’

MBPZhR hap thirrjen për Pagesa Direkte 2025 në sektorin e blegtorisë

Kosova përfaqësohet në Forumin Global për Ushqim dhe Bujqësi në Berlin

AUV: Produktet e kafesë janë të sigurta për përdorim

Kosova Times March 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Fitorja e Shqipërisë tërheq vëmendjen e medias ndërkombëtare

Kosova Times Kosova Times October 12, 2025
Shkëmbime tokash në Graçanicë, përkundër protestave
Përurohet shkolla në Gjakovë, Nagavci: Arsimi cilësor prioritet
Zvogëlohen pritjet kufitare, arrijnë deri në një orë e gjysmë
Borrell mirëpret qëndrimin e Vuçiqit për propozimin e BE-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?