By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Haradinaj uron për Ditën e Çlirimit: Nderim i pëjetshëm për trimat e UÇK-së
June 11, 2025
Brammertz konfirmoi formimin e një ekipi të ri për hetimin e krimeve të luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë
June 11, 2025
Planet e sulmit me bombë u gjetën në shtëpinë e një vrasësi masiv nga Graci
June 11, 2025
Në Kuvend nesër homazhe për ish-kryeministrin në ekzil, Bujar Bukoshi
June 11, 2025
Ish-komandanti i UÇK-së rrëfen momentet e hyrjes në Prishtinë më 11 qershor
June 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dita Botërore e Sindromës Down, Kurti: Shteti e Qeveria duhet të dëshmohen më së shumti aty ku nevojat janë më të mëdha
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Dita Botërore e Sindromës Down, Kurti: Shteti e Qeveria duhet të dëshmohen më së shumti aty ku nevojat janë më të mëdha
Lajme

Dita Botërore e Sindromës Down, Kurti: Shteti e Qeveria duhet të dëshmohen më së shumti aty ku nevojat janë më të mëdha

Kosova Times
Last updated: 2024/03/21 at 5:07 PM
Kosova Times Published March 21, 2024
Share
SHARE

“Jam shumë i lumtur që po ju mirëpres që të gjithëve në Zyrën e Kryeministrit, në Ditën Botërore të Sindromës Down, që na bën neve edhe më të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kemi për të ofruar kushte e qasje sa më të barabartë e të dinjitetshme për të gjithë pa lënë asnjeri prapa”, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në takimin me disa nga të punësuarit nëpërmjet Masës 1.6. Mbështetja e Personave me Aftësi të Kufizuara. 

“Jam i lumtur që po ju pres si të punësuar dhe jam i interesuar të di më shumë për përvojat tuaja në vendet e punës që keni”, tha Kryeministri.

Në takimin e përzemërt në Kryeministri, i ndanë përvojat e tyre në vendet e punës, si dhe të praktikës me arsimin dual: Vjosa Asllani, Hanife Raci, Genc Beqiri dhe Agron Bilalli.

U bisedua për punën që bëhet në pesë qendrat e Down Syndrome Kosova, në Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan, ku përfitues direkt të shërbimeve janë mbi 300 persona me sindromë Down dhe aftësi të tjera të kufizuara intelektuale.

“Për neve si shoqatë nuk ka qenë fare rrugëtim i lehtë për të arritur deri këtu. Kemi arritur bashkë me mbështetjen e institucioneve, miqve e bashkëpunëtorëve”, tha Sebahate Hajdini Beqiri, Drejtore Ekzekutive e shoqatës Down Syndrome Kosova.

“Shteti dhe Qeveria duhet të dëshmohen më së shumti e më së pari aty ku nevojat janë më të mëdha, e mundësitë më të pakta. Andaj, dëshirojmë që të bashkëbisedojmë se si mund të bëjmë edhe më mirë e edhe më shumë se deri më tani”, tha Kryeministri.

Ndërsa zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Agon Dobruna, ritheksoi përkushtimin e MFPT-së për mbështetje të mëtejme për jetësimin e të drejtave për personat me Sindromën Down dhe ata me aftësi të kufizuara.

Në takim u theksua qëllimi i gjithëpërfshirjes dhe barazisë në edukim, për çfarë Qeveria ka punësuar 250 asistentë për fëmijë me nevoja të veçanta në shkolla, e deri në fund të mandatit planifikojmë t’i kemi 500.

U theksua se përderisa studimet janë bërë falas, janë ndarë bursa për 13 studente me aftësi të kufizuara. Ndërsa, nëpërmjet masës 1.6 Mbështetja e punësimit të personave me nevoja të veçanta, janë punësuar 239 persona, prej tyre 119 burra dhe 120 gra.

Kryeministri Kurti falënderoi Down Syndrom Kosova për bashkëpunimin, kontributin edhe në formën e ideve edhe të aktiviteteve që zhvillon. “Më vjen mirë që jeni pjesë e zhvillimeve të politikave të Zyrës së Kryeministrit, përfshirë Strategjinë për personat me aftësi të kufizuara 2024-2029,” tha ai. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Haradinaj uron për Ditën e Çlirimit: Nderim i pëjetshëm për trimat e UÇK-së

Në Kuvend nesër homazhe për ish-kryeministrin në ekzil, Bujar Bukoshi

Ish-komandanti i UÇK-së rrëfen momentet e hyrjes në Prishtinë më 11 qershor

Arrestimi i Arbnor Spahiut në Serbi, MPJD kërkon lirimin e menjëhershëm

`Nga lufta në liri`, ekspozitë që kujton luftën, lirinë dhe respektin

Kosova Times March 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Mali i Zi në vitin 2022, nën hijen e Kishës Ortodokse Serbe

Kosova Times Kosova Times January 2, 2023
Çka dihet për grupin që punoi për shkëputjen e Republikës Sërpska nga Bosnje e Hercegovina?
Serbia dhe Shqipëria organizojnë bashkërisht Euro U21 për futbollistët
BE-ja kërkon marrëveshje në dialog për vendimin e BQK-së
Policia shqipton 1.470 gjoba në trafik brenda 24 orëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?