By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aktakuzë ndaj një personi për fajde dhe organizim të bixhozit të paligjshëm
August 8, 2025
SHBA paralajmëron Kosovën: Ngërçi politik po rrezikon investimet amerikane
August 8, 2025
LBK: Kriza po i kushton Kosovës mbi 1.2 milionë euro në ditë
August 8, 2025
Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajton 58 raste brenda javës
August 8, 2025
Kurti: Ofruam dy kompromise, s’ka pasur hapa nga pala tjetër
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sylvinho: Të gjithë jemi nën lupë, miqësoret vijnë përpara “Euro 2024”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Sylvinho: Të gjithë jemi nën lupë, miqësoret vijnë përpara “Euro 2024”
Sport

Sylvinho: Të gjithë jemi nën lupë, miqësoret vijnë përpara “Euro 2024”

Kosova Times
Last updated: 2024/03/21 at 9:04 PM
Kosova Times Published March 21, 2024
Share
SHARE

Trajneri Sylvinho la të kuptohet se nga tani deri në fillimin e Euro 2024 mund të ketë shumë surpriza sa i përket lojtarëve, të cilët do të përzgjidhen prej tij për të qenë pjesë e grupit kuqezi.

Ashtu siç e ka theksuar edhe në konferencën përpara grumbullimit të Kombëtares, trajneri Sylvinho u shpreh se nuk e konsideron miqësore takimin ndaj Kilit nesër apo edhe atë ndaj Suedisë të hënën.

Tekniku kuqezi vlerësoi maksimalisht skuadrën e Kilit, që ka marrë pjesë disa herë në fazën finale të kampionatit botëror. Ndër të tjera, trajneri i bankinës kuqezi foli edhe për mundësinë nëse Broja dhe Manaj mund të luajnë bashkë, ndërsa theksoi se ky është momenti më i mirë për të parë të gjithë lojtarët, jo vetëm në stërvitje, por edhe në ndeshjet ndaj Kilit e Suedisë.

Një ndeshje që ndoshta ju kthen nostalgjinë e përballjeve Amerikano-Jugore?

Nesër do të ketë një stadium plot me tifozë shqiptarë dhe do të jetë një ndeshje shumë e bukur. Aktualisht ne nuk po mendojmë për “Euro 2024”, na pret puna. Lojtarët flasin vetëm për dy ndeshjet miqësore me Kilin dhe Suedinë, dy ndeshje shumë të rëndësishme dhe të vështira. Ne e kemi thënë shpesh që nuk ka miqësore, të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme. Kemi sfidën me Kilin që ka emra të rëndësishëm në skuadër si Alexis Sanchez, Diaz, Vargas apo Perez që është një lojtar i ri. Mos të harrojmë që Kili është një skuadër që ka marrë pjesë 9 herë më finalet e Botërorit dhe ka kaluar 3 herë në fazën çerekfinale. Është skuadër që është mësuar të luajë me ekipe të mëdha si Brazili, Italia, Anglia. Për mua si amerikano-latin kjo ndeshje është e veçantë dhe sigurisht do të jetë një ndjesi e bukur, po me Shqipërinë është diçka ndryshe.

Manaj-Broja, a mund të luajnë të dy në ekipin e Sylvinhos?

Ky është një moment shumë i veçantë, qoftë për ne si staf, por edhe për lojtarët. Manaj dhe Hoxha vijnë për herë të parë në grumbullim me këtë staf në kombëtare. Broja vjen për herë të dytë, pavarësisht se herën e parë nuk kemi pasur mundësinë ta shohim plotësisht. Edhe Muçollin nuk e kemi testuar si duhet dhe edhe ai mund të quhet një prurje deri diku e re. Kemi thirrur edhe portierin Alen Sherri duke qenë se Berisha ka pasur probleme. Në futboll mund të ndodhë gjithçka dhe mund të luash në çdo lloj mënyre. Nuk mund të thuash kurrë në futboll që kjo nuk mund të ndodhë. Gjithçka mund të ndodhë në futboll. Përgjigjja ime direkte është PO. Manaj dhe Broja janë dy lojtarë që mund të luajnë në një formacion, sepse kanë karakteristika të ndryshme.

Lista e Evropianit, sa rrezikojnë lojtarët që nuk janë grumbulluar?

Ky është momenti për të menduar për Kilin dhe Suedinë, jo për Evropianin. Jo vetëm unë por edhe stafi teknik, Federata të gjithë jemi të fokusuar vetëm në këto dy ndeshje miqësore dhe nuk jemi duke menduar aspak për finalet e Evropianit. Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme që unë nuk i konsideroj si miqësore. Luajmë me Kilin dhe Suedinë skuadra shumë të forta dhe vijnë në këto ndeshje me dy trajnerë të rinj që kanë uri dhe pritshmëri. Është moment i mirë për të vlerësuar lojtarët për t’i vëzhguar jo vetëm në ndeshje por edhe në stërvitje, për të bërë zgjidhjet më të mira dhe të kuptojmë si është situata e gjithsecilit. Këtë herë mungon Muja, Gjasula, Daku, lojtarë shumë të mirë që kanë dhënë kontribut shumë të madh. Nuk janë këtë herë, por nuk do të thotë që nuk do të jenë pjesë e skuadrës në të ardhmen, janë gjithmonë aty. Në këtë çast nuk mendoj fare për listën e Evropianit.

Eksperienca që kam pasur me Brazilin?

Kam qenë një nga asistentët e trajnerit Tite në vitin 2016 deri në vitin 2019, ku kam marrë pjesë edhe në Botërorin 2018. Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur dhe fakti që kam punuar me një Kombëtare më ka motivuar dhe më ka shtyrë që unë të punoj me një ekip kombëtar. Besoj se kemi bërë shumë paraqitje të bukura me Brazilin dhe ka qenë një eksperiencë shumë e bukur. Të punosh me një kombëtare është ndryshe nga si punohet me klubet. Në Kombëtare dera është e hapur gjithmonë dhe ka lojtarë që vijnë e ikin. Në klub punohet ndryshe. Nuk mund të flas për pjesën e situatës që çdo lojtar ka me klubet e tyre. Do të doja që ata të luanin sa më shumë. Puna ime është të vëzhgoj, të analizoj se si paraqitet gjithësecili dhe shpresoj që ata të aktivizohen sa më shumë. Sa i përket eksperiencës me Mancinin, ai është një trajner fitues dhe personalitet në botën e futbollit.

Kili?

Pres një ekip shumë të motivuar. Edhe ne duhet të tregojmë eksperiencën tonë duke luajtur me ekipe të tilla si Kili, që janë mësuar të luajnë në nivele të larta. Është hera e dytë për ne që shkojmë në një Evropian.

You Might Also Like

Portieri i kombëtares së Egjiptit vdes pasi qëndroi në koma për disa ditë

Tri medalje për Kosovën në Kupën Evropiane për Juniorë në xhudo

Xhudistja Laurine Gashi fiton medaljen e artë në Kupën Evropiane për Junior

Llapi për vendimin e Qeverisë lidhur me stadiumin: Hap i madh

Prishtina mbyll pjesën e parë në epërsi

Kosova Times March 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Policia: Protestuesit shfaqën dhunë dhe hodhën gaz lotsjellës

Kosova Times Kosova Times May 29, 2023
Dardanet triumfojnë në miqësoren ndaj Estonisë
Haradinaj: Jemi të sigurt se kemi rezultat dyshifror, qeveri me opozitën
Si po përgatitet Franca për Olimpiadë?
Barnat dikur të shumëkërkuara, tani me afat të skaduar në barnatoren e QKUK-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?