By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Siri: Pesë të arrestuar për sulmin vdekjeprurës të ISIS-it ndaj amerikanëve
December 14, 2025
Zelensky takon të dërguarit e SHBA-së në Berlin për bisedime mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë
December 14, 2025
Bankat rrisin tarifat e disa shërbimeve për 100%, BQK pranon 17 ankesa
December 14, 2025
Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën
December 14, 2025
Nga UÇK te Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vdiq poeti Jorgo Papingji
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Vdiq poeti Jorgo Papingji
Lajme

Vdiq poeti Jorgo Papingji

Kosova Times
Last updated: 2024/03/21 at 11:28 PM
Kosova Times Published March 21, 2024
Share
SHARE

Poeti dhe autori i teksteve të shumë këngëve shqipe, Jorgo Papingji, ka vdekur sot në moshën 82-vjeçare.

Jorgo Papingi, u lind në Vlorë më 10 qershor të vitit 1942. Ai, i cili ka shkruar mbi 4000 këngë, është vlerësuar me titullin “Mjeshtri i Madh”.

Ndër këngët e shkruara nga Papingji veçohen “Kur jemi bashkë të dy” e vitit 1980 kënduar nga Luan Zhegu, “Askush s’do ta besojë” dhe “Fat dhe jetë” kënduar nga Anita Bitri, “Kur e humba një dashuri” këngë fituese e kënduar nga Manjola Nallbani, “Rri me mua” kënduar nga Mira Konçi, “I thuaj jo” kënduar nga Ardit Gjebrea), “E doni dashurinë” kënduar nga Luan Zhegu dhe Ledina Çelo), “S’jam tribu” këngë fituese kënduar Aurela Gaçe dhe shumë këngë të tjera.

Kënga “Vetëm një fjalë” e vitit 1999 kënduar nga Elsa Lila mori pjesë në Festivalin Evropian të Këngës.

Për vdekjen e Papingjit kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllime përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Lamtumirë maestro Jorgo Papingji, autori i teksteve të dashurisë në koleksionin e këngëve më të kënduara shqiptare. U prehsh në paqe”, ka shkruar Rama në Facebook.

Edhe ministri shqiptar i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka shprehur ngushëllime për vdekjen e poetit, Jorgo Papingji.

“Lamtumirë mjeshtër Jorgo Papingji! Ndarja jote nga kjo jetë erdhi në Ditën Ndërkombëtare të Poezisë! Kontributi yt i jashtëzakonshëm në vargje, i përkthyer mjeshtërisht në këngë, është një trashëgimi e vyer që do të mbetet përjetë pjesë e artit shqiptar. Kujtimi yt do të jetë gjithmonë burim frymëzimi për të gjithë brezat në vazhdim”, ka shkruar Gonxhja.

Për ndarjen nga jeta të poetit dhe mjeshtrit të teksteve të këngëve, Kuvendi i Shqipërisë gjatë seancës së zhvilluar mbajti një minutë heshtje.

You Might Also Like

Ekspozita `Shtëpi` hapet sonte në Galerinë Kombëtare

“Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës” shfaqet në Ferizaj dhe Prishtinë

UNESCO njeh zyrtarisht lahutën shqiptare

Kori i Filharmonisë së Kosovës në programin “Arti në shkolla”

Pensionohet ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri

Kosova Times March 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zyrtarëve do t’u jepen hipoteka preferenciale për t’i motivuar ata për “punë efektive”

Kosova Times Kosova Times March 27, 2023
Hill: Serbia shumë më afër NATO-s se sa Kosova
Haradinaj për vdekjen e dy veteranëve të UÇK-së: Dhanë gjithçka për lirinë
Të paktën 20 të vrarë në Ukrainë, sulmohet edhe spitali i fëmijëve në Kiev
Një rus i kthyer nga lufta vrau gruan e tij në sy të fëmijëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?