By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shqiptarët grupi më i madh i sipërmarrësve të huaj në Greqi
November 24, 2025
Reuters: Arabia Saudite lehtëson kufizimet e alkoolit
November 24, 2025
Aleksandropolis: Zbarkim turk për blerje
November 24, 2025
Basha: 28 Nëntori na mban bashkë dhe na kujton sakrificat shekullore
November 24, 2025
Zemërim në ishullin francez Oleron ndërsa ambasadori rus viziton për të vendosur lule në varret e luftëtarëve të Luftës së Dytë Botërore
November 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hovenier: Nga Qeveria e Kosovës presim të punojë në partneritet me ne
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Hovenier: Nga Qeveria e Kosovës presim të punojë në partneritet me ne
Uncategorized

Hovenier: Nga Qeveria e Kosovës presim të punojë në partneritet me ne

Kosova Times
Last updated: 2024/03/22 at 2:51 PM
Kosova Times Published March 22, 2024
Share
SHARE

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha se pret nga Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, të punojë në partneritet me Uashingtonin, në mënyrë që në Kosovë të ketë përparime.

Gjatë një konference të organizuar nga Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës për 25-vjetorin e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s, që i dha fund luftës së fundit, Hovenier përsëriti qëndrimin amerikan se rruga e vetme e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike është dialogu për normalizimin e raporteve me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

“Nuk ka rrugë tjetër dhe posaçërisht zbatimi në mirëbesim dhe i plotë i të gjitha zotimeve që janë bërë nga Kosova në dialog, kjo nuk është e negociueshme. Nga kjo Qeveri e Kosovës, ashtu sikurse edhe nga qeveritë paraprake, presim që të punojë në partneritet me ne, derisa vazhdojnë përpjekjet tona për të ndërtuar një Kosovë prosperuese, multientike dhe të sigurt në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Hovenier.

Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillon dialog politik, që synon normalizimin e raporteve mes shteteve. Gjatë procesit janë arritur shumë marrëveshje, por pak prej tyre zbatohen në terren. Vitin e fundit palët u pajtuan për Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit, por sipas Bashkimit Evropian, Prishtina dhe Beogradi nuk po e zbatojnë të njëjtën.

ShBA-ja, që mbështet dialogun e Brukselit, vazhdimisht u kërkon palëve që të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e dialogut.

Raportet mes Kosovës dhe ShBA-së janë tendosur së fundi për shkak të vendimit të autoriteteve të Kosovës për të ndaluar përdorimin e dinarit serb. Zyrtarët amerikanë kanë kërkuar që Kosova të shtyjë zbatimin e vendimit, duke thënë se kjo çështje ka paraqitur sfida në raportet dypalëshe.

I dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se me mospërmbushjen e kërkesës amerikane për çështjen e dinarit, Qeveria e Kosovës nuk po e trajton Uashingtonin si partner.

Ndërkaq, duke kujtuar ndërhyrjen para një çerek shekulli të NATO-s në Kosovë, për t’i dhënë fund, siç tha ai, “spastrimit etnik” në Kosovë nga “makineria [e udhëheqësit të atëhershëm serb, Sllobodan]Millosheviqit”, Hovenier tha se shteti i tij është i përkushtuar që ngjarje të tilla të mos përsëriten.

“Dua të riafirmoj përkushtimin tonë drejt sigurimit që ngjarjet e tmerrshme që kanë ndodhur para 25 vjetësh në Kosovë të mos ndodhin më kurrë. Mbesim të përkushtuar që të mbështesim rolin stabilizues që luhet nga forca e NATO-s, KFOR”, tha Hovenier, duke theksuar se ndërhyrja e NATO-s ishte edhe i domosdoshëm, edhe legjitim “duke marrë parasysh krizën humanitare që bota po shihte në kohë reale”.

Më 24 mars bëhen një çerek shekulli nga nisja e sulmeve ajrore të Aleancës Veri-Atlantike kundër caqeve ushtarake policore në ish-Jugosllavi.

Pas 78-ditësh të sulmeve, bombardimet u ndëprenë më 10 qershor 1999, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Kjo Rezolutë, ishte një kompromis i pesë vendeve të përhershme anëtare të Këshillit të Sigurimit në bazë të së cilës, në Kosovë vendosej një administratë e Kombeve të Bashkuara, UNMIK, e cila administronte fazën transitore deri në ngritjen e institucioneve vendore dhe zgjidhjen e përhershme të statusit të Kosovës.

Ndërhyrja ushtarake e NATO-s në Kosovë mundësoi kthimin në shtëpitë e tyre të më shumë se 800.000 persona të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës.

Më 12 qershor 1999, në Kosovë filloi vendosja e rreth 50.000 ushtarëve nga 36 vende të botës, prej të cilëve 30.000 ishin nga vendet e NATO-s.

Njëzet e pesë vjet pas kësaj ndërhyrjeje, në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, ka numër shumë më të vogël të ushtarëve, 4.700 sosh.

You Might Also Like

Shërbimi Korrektues parandalon narkotikë në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Ulutas në takim me myftiun Tërnava: Shkëmbim pikëpamjesh sociale e fetare

Lirimi i Arbnor Spahiut, MPJD akuzon Serbinë për paraburgim politik

Punëtorët e RTK-së pa paga në Ditën Botërore të Televizionit

Kapen 120 kilogramë drogë në një autobus në Prishtinë, në pranga shoferi

Kosova Times March 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Në Ditën Botërore të Ujit, 50 OJQ i shkruajnë Kurti

Kosova Times Kosova Times March 22, 2024
Haradinaj reagon për tragjedinë në Gjakovë: Siguria në punë e domosdoshme
Alarmojnë bizneset, rrezikohet ekonomia nga ndërprerja e energjisë
“Na shikoi në fytyrë dhe filloi të qeshë” – Pjesëtari i FSK-së rrëfen shpëtimin e 2-vjeçares
Kremlini thote se Rusia është “në gjendje lufte”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?