By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video
June 26, 2025
Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë
June 26, 2025
Haziri: Kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime
June 26, 2025
Zjarr në një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë|VIDEO
June 26, 2025
Diskutim publik me qytetarët e Prishtinës për përmirësim në infrastrukturë
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Për NATO-n në Kosovë dhe për Kosovën në NATO!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Për NATO-n në Kosovë dhe për Kosovën në NATO!
Lajme

Kurti: Për NATO-n në Kosovë dhe për Kosovën në NATO!

Kosova Times
Last updated: 2024/03/24 at 8:25 PM
Kosova Times Published March 24, 2024
Share
SHARE

Sot mbushen 25 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake policore serbe. 25 vjet më parë NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm që po kryhej kundër popullit të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një postim në Facerbook, shkruan se sonte bëhen 25 vite prej kur Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior – NATO, filloi ta bombardonte Jugosllavinë, si kundërpërgjigje reaguese ndaj luftës agresive që Serbia po e zhvillonte në Kosovë që prej fillimit të vitit 1998.

Kryeministri Kurti thotë se bombardimet e NATO-s erdhën si një ndërhyrje ushtarake me karakter humanitar, që kishte për qëllim ta ndalonte gjenocidin që po e kryente shteti i Serbisë okupatore ndaj shqiptarëve vendas në Kosovë.

“Në mbrëmjen e 24 marsit të vitit 1999, avionë bombardues të NATO-s u ngritën në fluturim dhe nisën një fushatë sulmesh nga ajri mbi Jugosllavi, e cila vazhdoi deri më 10 qershor për mbi dy muaj e gjysmë rresht. 19 vende të NATO-s atëbotë të prira nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u përfshinë në këtë fushatë bombarduese mbi Jugosllavi, e cila zgjati 78 ditë. Deri te kjo erdhi pasi “Kasapi i Ballkanit” Sllobodan Millosheviqi, refuzoi çdo përpjekje diplomatike ndërkombëtare për ta ndaluar dhunën dhe përdorimin e forcës ushtarake dhe policore nga shteti i Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë, dhe çdo ofertë ndërkombëtare për marrëveshje me Kosovën pavarësisht që ato nuk parashihnin pavarësi për Kosovën”, shkruan Kurti.

Kryeministrit thotë se 24 marsi i vitit 1999 u përjetua me entuziazëm nga ne shqiptarët në Kosovë, që shpresonim se bombat e NATO-s do ta detyronin Serbinë të kapitullonte dhe t’i ndërpriste fushatat vrastare ndaj shqiptarëve në Kosovë. Meqë NATO-n s’e zmbrapste dot e as UÇK-në s’arrinte ta eliminonte, Serbia i përshpejtoi dhe egërsoi veprimet në terren për spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët, duke e intensifikuar realizimin e fazave të planifikuara të Operacionit “Patkoi”.

“Për 78 ditë sa zgjatën bombardimet e NATO-s mbi Jugosllavinë (e Tretë, atë të Millosheviqit, sipas kushtetutës famëkeqe të Zhablakut), shqiptarët në Kosovë ishin të ekspozuar ndaj vrasjeve dhe masakrave, përdhunimeve dhe torturave, dëbimeve dhe deportimeve, pengmarrjeve dhe burgosjeve, plaçkitjeve dhe shkatërrimeve, të kryera nga policia, ushtria dhe njësitë paraushtarake të urdhëruara dhe të koordinuara nga Beogradi zyrtar. Këtë vit është 25-vjetori i këtyre ngjarjeve, të cilat do t’i kujtojmë një për një, sepse shoqëria dhe shteti i Kosovës nuk harrojnë dhe nuk falin, as para drejtësisë ndërkombëtare dhe as para historisë botërore”, shkruan tutje ai.

Njëherësh shton ai, 25 vite më parë, lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në tokë dhe bombardimet e NATO-s nga ajri e çliruan Kosovën nga Serbia pushtuese. Më 12 qershor 1999, trupat e para ushtarake të NATO-s u futën edhe si këmbësori në Kosovë, ndërsa trupat ushtarake, policore dhe paramilitare të Serbisë nisën të tërhiqen nga Kosova. Nga atëherë, NATO-ja është në Kosovë përmes misionit të KFOR-it, kurse prej kohësh, Kosova synon të anëtarësohet në NATO, që vitet e fundit, me Forcën e Sigurisë së Kosovës, është kthyer në kontribuese e paqes krah vendeve aleate nëpër botë.

“Fushata bombarduese e NATO-s mbi Jugosllavi, e pamundësoi realizimin e projektit gjenocidal të Serbisë për shfarosjen e shqiptarëve (i cili megjithatë rezultoi me qindra masakra mizore mbi popullsinë civile). Historia e Republikës së Kosovës si një shtet liridashës e demokratik i ngritur mbi parimet e të drejtave të njeriut e të pakicave dhe vlerave perëndimore është argumenti më i fuqishëm që bombardimet e NATO-s ishin një vendim i drejtë dhe që si të tilla do t’i njeh historia. Populli dhe shteti i Kosovës janë dhe do të jenë përherë falënderues dhe mirënjohës për ndihmën e vendeve aleate të NATO-s për çlirimin e Kosovës. Veçanërisht do të kujtohen katër figurat kyçe që i prinë këtij procesi aq kompleks në politikën ndërkombëtare atë kohë: Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton; Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright; Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair; dhe, Komandanti Suprem i NATO-s, Wesley Clark”, shkruan tutje Kurti.

Kurti shton se, pa aleatë dhe miq nuk do të çliroheshim asokohe. Me aleatë dhe miq ecim përpara vazhdimisht. Gjatë këtyre 25 viteve, populli dhe shteti i Kosovës i kanë thelluar, zgjeruar dhe intensifikuar marrëdhëniet e mira dhe lidhjet e forta me popullin amerikan dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me popujt evropianë dhe Bashkimin Evropian. Kjo do të vijojë kështu edhe më tutje, sepse ne ndajmë të njëjtat vlera e interesa dhe sepse kemi vizione e synime të përbashkëta politike dhe gjeostrategjike.

“Bombardimet e NATO-s mbi Jugosllavi nga 24 marsi deri më 10 qershor 1999, e kanë bërë Kosovën një kapitull më vete dhe tejet të rëndësishëm në historinë e NATO-s. Andaj natyrshëm dhe pashmangshëm, Kosova duhet të bëhet edhe pjesëmarrëse aktive në historinë e NATO-s, duke u anëtarësuar në këtë aleancë. Kjo është aspiratë e Republikës së Kosovës që duhet realizuar: sa më shpejt, aq më mirë! Për NATO-n në Kosovë dhe për Kosovën në NATO!”, shkruan Kurti në Facebook. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Haziri: Kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime

Zjarr në një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë|VIDEO

Hani i Elezit sot regjistroi temperaturën më të lartë në Kosovë me 39.7°C

Murati: Votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën, pra lejohet

Gjykata Komerciale favorizon Telekomin në përballje me përmbaruesin

Kosova Times March 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Abdixhiku: I sulmojmë e godasim aleatët, s’ka njohje e as anëtarësim

Kosova Times Kosova Times September 12, 2024
Ngas veturën nën masën mbrojtëse, rigjobitet shoferi në Ferizaj
Kush dhe si ndërhyn në formimin e Qeverisë në Mal të Zi?
Zjarri në Kili: Zjarri konsumon mijëra hektarë, më shumë se 100 të vdekur, shumë të evakuuar
Peskov: Asadit iu dha azil me vendim të Putinit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?