By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 qershor 2025
June 7, 2025
Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë
June 6, 2025
Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse
June 6, 2025
WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë
June 6, 2025
Kurbanet deri në 360 euro, interesim i madh për festën |VIDEO
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Peizazhet impresive
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Peizazhet impresive
Lajme

Peizazhet impresive

Kosova Times
Last updated: 2024/03/24 at 10:17 PM
Kosova Times Published March 24, 2024
Share
SHARE

Profesori dhe artisti nga Podujeva, Faton Aliu, ka hapur ekspeditën e tij të premten me 32 piktura në qytetin e Heiligenhaus në Gjermani.

Shkruan: Ilir MUHARrEMI, kritik i artit

Njeriu është i lidhur me natyrën e portretizon atë në mënyrë madhështore mbas udhëzimeve të ndjenjave dhe mendjes. Shpirti influencohet nga qielli, fryma e lehtë që shkund gjethet nga pemët, malet që ngritën dhe valëviten pafund në kaltërsi duke e grisur atë, pra piktura e Faton Aliut është euridute e thellë, drita është transparente kontrast me hijen një vallëzim ngjyror, pra e verdha, e kuqja, portokallia, dalin nga instinkti i tij shprehin një impresion dhe jo rastësisht veprat titullohen “Peizazhet impresive”.

Gjatë soditjes së kompozicioneve impresive e herë abstrakte dalëngadalë vërejmë ajrin, lëvizjen herë të shpejtë e herë të ngadaltë, në qiell krijohet rrëmujë nga rrymat e ajrit derisa pemët lëvizin nën ritmin e tij. Gjithçka bëhet ngjyrë, ndjesi, arrin te infiniti, tejaklon të rëndomtën, shkon përtej konkretes, arrin në një gjithësi poetike ngjyrore sikur vargjet te Bodlerit.

Vërejë një peizazh impresiv me qiell të kuqërremtë të ngopur me ajër dhe lëvizje, duket si situatë mistike, që krijon ca relive të mugëta ndjenjash, sikur ngjyrat po kacafyten njëra me tjetrën (portokalli, e kuqe, e verdhë), të shpie në abstraksion formash nëse e ndajmë tokën me qiellin, të dyja në këtë kompozicion janë të bashkuara, toka me ngjyrat (kafe, e kuqe-kontrast, e bardh) krejt kjo nga teknika “akril në pëlhurë”. Gjithçka duket melodi e përfytyruar na trajtë hapësirash gjithmonë duke e ruajtur lirizmin, ëmbëlsinë dhe butësinë.

Loja e qiellit me tokën përmes koloritit bëhet mbret i imazhit pra ngjyrat në mënyrë të furishme të hedhura në telajo përmes kontrastit shpërfaqin forma që në dukje të parë vërehen si të ndryshme dhe vet mund t’i emërtosh. Në këtë duo piktori e mpleks shpirtin dhe botën e tij artistike në frymën moderne e abstrakte. Vërehet koloriti diku edhe figuracioni, të dyja, te figuracioni gjejmë detaje të krijuara me imtësi, pedanteri, logjikë dhe estetikë. Drita është e fortë sikur te arti barok, një dramë, shqisë dhe parandjenjë.

Teksa përhumbëm në një kompozicion të kuq, në mes një dritë e bardh që t’i picërron sytë, vërejë shumë forma, lëvizje ajri, rretë si shqiponja duken grabitqare, të mprehta, si copëza akulli që shkrihen me shpejtësi dhe godasin pamëshirshëm tokën. Ndërsa, toka si një oqean i çmendur nga dallgët e mëdha përpin çdo materie që i kundërvihet. Spikatet një gamë e mbylltë e refleksioneve shpirtërore nën pasqyrimin e penelit me disa akcentime me çrast struktura koloristike formëson vet përmbajtjen e këtij kompozcioni dinamik, plot shpirt dhe jetë. Nën frymën e introduktit ekspresiv i evokon ngjarjet nga këto ambiente me një kolorit intensiv dhe me raporte kontrastive ku drita i potencon format kompozicionale të cilat reflektojnë ngjarjet natyrore. Në këtë kompozcion syri kuadron njolla të bardha në qiell, të shtrira në pafundësi drejt tejkalimit të vijës së horizontit, të përziera pak me gri, vjollcë në mes të qiellit si njolla, kënaqesh me ngjyrë e dritë. Këtë mision e ka piktura. Qielli dominon hapësirat e vispamjeve të maleve, i rrafshon duke krijuar relieve nga një perspektivë qiellore. Në këtë dikitomi implementohet edhe elementi i dritës difuze që deri në një masë shkrihet në vetë strukturën koloristike dhe bëhet pjesë përbërëse e kompozimit.

Ja tek sodis edhe një peizazh tjetër i mbushur me ajër dhe frymë që lëkund e shkund gjithçka, vet qielli i veshur me re duket si rrënojë, me ngjyrë argjendi në shpirt pozicionohet si një medaljon i vlefshëm. Duket si furtunë ngjyrash, hijesh dhe në sfond një e bardh plot dritë thyen atë rrëmujën e të verdhës, jeshiles, portokallisë.

Në të gjitha punimet e Aliut vërehet elementi i ngjyrës, struktura koloristike të cilën shihet se autori ka vite e vite që e kultivon dhe padyshim ai ka arritur të lartësojë e të shprehë simbolikat gjithnjë nën gamën e impresionizmit, abstraktes dhe ekspresionizmit. Gjithnjë duke e zbatuar në këtë gamë koloristike edhe elementin e dritës, e cila buron nga shpirti i ekzaltuar i krijuesit dhe harmonizohet me elemente të tjera të kompozicioneve. Toka, qielli, degët, bimësia janë një kozmos ngjyrash në pikturat e Aliut. “Edhe në ëndrrat më të bukura, njeriu nuk mund t’ia kalojë natyrës”, shkruan Johann Wolfgang Von Goethe.

You Might Also Like

Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin `Kanga jonë 2025`

Kurti mirëpret Ermonela Jahon:Kosova nuk po e pret operën, po e ndërton atë

Rama: Muzeu “Onufri” në Berat mbi 30 mijë vizitorë në pesë muajt e parë të vitit

Osmani priti në takim sopranon me famë botërore, Ermonela Jaho

Bashkë në konferencën për diasporën: Prishtina, Tirana, Shkupi

Kosova Times March 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Qeveria pret përfaqësuesit e bizneseve -diskutojnë për ringjalljen ekonomike

Kosova Times Kosova Times March 14, 2023
Shqipëria dhe Britania me task-forcë kundër krimit të organizuar
Pije para gjumit: Shkrin yndyrën “brenda natës”, rezultatet pas 10 ditësh
Paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen në Manstirc të Ferizajit
Kosova dhe Vanuatus nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?