By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Turqit gjithmonë e bëjnë sutlijashin në këtë mënyrë – ja pse i tyre është më i lëngshëm
November 19, 2025
Pse këtë lëng duhet konsumuar të gjithë njerëzit në moshë?
November 19, 2025
A pini ujë mineral? Shumë veta as nuk janë të vetëdijshëm për efektet e tij në trup
November 19, 2025
Horoskopi ditor për 19 nëntor 2025
November 19, 2025
Axhenda ndërkombëtare
November 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Irani shqyrton mundësinë e shqiptimit të gjobave për shkeljen e kodit të veshjes
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Irani shqyrton mundësinë e shqiptimit të gjobave për shkeljen e kodit të veshjes
Rajon / Botë

Irani shqyrton mundësinë e shqiptimit të gjobave për shkeljen e kodit të veshjes

Kosova Times
Last updated: 2024/03/25 at 4:11 PM
Kosova Times Published March 25, 2024
Share
SHARE

Një ligjvënës iranian tha se autoritetet po diskutojnë që të vendosin dënime financiare për shkeljen e rregullit për vendosjen e detyruar të hixhabit si një mënyrë për t’u larguar nga burgosja apo ndjekja penale ndaj keqbërësve të perceptuar.

Ky njoftim ndodh në kohën kur ka pakënaqësi në rritje në mesin e iranianëve pas një vale të shtypjes të protestave që u nxitën nga vdekja e Mahsa Aminit, gjatë paraburgimit më 2022.

Amirhossein Bankipour i tha televizionit shtetëror se është arritur konsensus për këtë hap në mesin e trupave kyçë qeveritarë dhe të sigurisë.

Bakinpour tha se kjo lëvizje vjen pas vlerësimeve që gjetën se patrullimet e “policia e moralit” dhe ndëshkimet penale nuk kanë qenë efektive dhe kanë nxitur protesta. Organet qeverisëse, përfshirë Këshillin Suprem të Revolucionit Kulturor dhe Këshillin Suprem të Sigurisë Kombëtare, gjetën se gjobat ishin mjet më pak konfrontues për të zbatuar kodin e veshjes, tha ai.

Bankipour muajin e kaluar la të kuptohet se në të ardhmen do të prezantohet një projektligj i ri për hixhabin, që do të gjobiste shkelësit me 30 milionë rialë iranianë (50 dollarë). Ai tha se gjobat do të merreshin drejtpërdrejtë nga llogaritë bankare të shkelësve, si dhe do të kishte gjoba shtesë për përsëritjen e shkeljeve.

Megjithatë, një zëdhënës i policisë tha se ende nuk kanë marrë ndonjë njoftim zyrtar për gjobat.

Legjislacioni parasheh fuqizimin e tri agjencive të inteligjencës – Ministrisë së Inteligjencës, Organizatës së Inteligjencës të Gardës Revolucionare dhe Organizatës së Inteligjencës së Gjyqësorit – së bashku me policinë dhe forcat paramilitare Basij, për të vepruar kundër grave që shkelin rregullat.

Hixhabi u bë i detyrueshëm për gratë dhe vajzat mbi moshën 9 vjeçe më 1981, dy vjet pas Revolucionit Islamik. Përgjatë viteve, shumë gra kanë shmangur rregullin e veshjes së hixhabit.

Vdekja e Aminit në shtator të vitit 2022, pas arrestimit të saj nën dyshimet se kishte shkelur rregullat e hixhabit, nxiti një valë protestash që paraqiti një prej sfidave më të mëdha për regjimin islamik që nga revolucioni i vitit 1979.

You Might Also Like

Axhenda ndërkombëtare

Kos: Serbia mund të ulet në dy karrige – duke parë nga BE-ja paratë dhe nga ana tjetër gazin

Pesë vende evropiane heqin dorë nga ndalimi i minave tokësore në kufijtë me Rusinë

Rusët goditen ndertese banimi në Ukrainë: Ata përdorën 11 dronë në sulm

Axios: Shtëpia e Bardhë negocion fshehurazi një plan për t’i dhënë fund luftës. Konsultime me rusët

Kosova Times March 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kroacia dhe Sllovenia kthyen sërish dërgesat me ushqime serbe për shkak të shumë pesticideve

Kosova Times Kosova Times October 27, 2023
Dyshohet për organizim të skemave piramidale në një lokal në Skenderaj
Talini nuk zgjati lejen e qëndrimit për Primatin e Kishës Ortodokse Estoneze
Gratë e të mobilizuarve në ndërtesën e Ministrisë së Mbrojtjes kërkuan një takim me Belousov dhe kërcënuan se do të ngrinin një kamp tendë
Britania vendos sanksione të reja kundër Wagner
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?