By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump konfirmoi spekulimet: ‘Ne kemi armë që askush tjetër nuk i di!’
January 22, 2026
‘Përdorni ato lodra seksi, kanë ngrohje’: E fejuara e ish-ministrit të jashtëm ukrainas tronditi qytetarët duke ngrirë
January 22, 2026
Policia parandaloi një sulm ndaj aeroplanit privat të Kancelarit Merz
January 22, 2026
“Kjo është Spanja e vërtetë”: Një udhëtim në një nga fshatrat më të bukura që jeton siç jetonte 50 vjet më parë
January 22, 2026
Osmani: Familja Jashari nuk u dorëzua kurrë, Prekazi është altari i lirisë
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Konjufca në ekspozitën “Kosova në gjuhët e botës”: Lufta e popujve për liri duhet të zhvillohet në shumë fronte
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Konjufca në ekspozitën “Kosova në gjuhët e botës”: Lufta e popujve për liri duhet të zhvillohet në shumë fronte
Lajme

Konjufca në ekspozitën “Kosova në gjuhët e botës”: Lufta e popujve për liri duhet të zhvillohet në shumë fronte

Kosova Times
Last updated: 2024/03/25 at 5:16 PM
Kosova Times Published March 25, 2024
Share
SHARE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në ekspozitën “Kosova në gjuhët e botës”, hapur nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës me rastin e 25-vjetorit të sulmeve ajrore të forcave të NATO-s kundër Serbisë dhe Jugosllavisë. 

Kryetari Konjufca tha se ndien kënaqësi të veçantë që po merr pjesë në hapje të kësaj ekspozite, në veçanti në 25 vjetorin e sulmeve ajrore të NATO-s në ish-Jugosllavi.

“Përkimi i kësaj ekspozite të librave të shkruara për Kosovën në gjuhë të huaj, me luftën që NATO e nisi për të shpëtuar popullin e Kosovës nga spastrimi etnik dhe gjenocidi, na nxit domosdoshmërisht të reflektojmë se lufta e popujve për liri e çlirim, e veçanërisht e popujve të vegjël, gjithnjë duhet të zhvillohet në shumë fronte, sepse ajo shumë shpesh varet nga aleanca dhe mbështetja e popujve dhe shteteve të mëdha”, tha kryetari Konjufca.

Kreu i Kuvendit shtoi se sensibilizimi i opinionit botëror për çështjen e Kosovës dhe të drejtën e saj për liri dhe pavarësi nga Serbia ka qenë një front i rëndësishëm në realizimin e aspiratave të popullit shqiptar dhe se ishin autorët e huaj, përkatësisht kontributi i tyre që ndikoi padyshim në krijimin e një opinioni pozitiv në botë për lirinë e shqiptarëve.

“Kjo ka qenë veçanërisht e rëndësishme edhe për faktin se propaganda serbe kundër Kosovës në qarqet evropiane e perëndimore ka qenë e hershme dhe intensive. Pavarësisht kontributit që elitat tona intelektuale, duke përfshirë edhe shumë anëtarë të nderuar të kësaj Akademie, kanë dhënë në përhapjen e të vërtetës shkencore e historike për Kosovën dhe çështjen e pazgjidhur shqiptare në Ballkan, kontributi i autorëve të huaj, miqve të Kosovës, shumë prej të cilëve kanë bartur edhe detyra të larta drejtuese, ka ndikuar pa dyshim në krijimin e opinionit pozitiv të publikut të huaj mbi të drejtën e vendit tonë për liri dhe pavarësi”, tha kryetari i Kuvendit.

Ai përmendi me këtë rast botimin e shumë librave të autorëve, të cilët edhe vetë ishin përfshirë në luftën për liri dhe pavarësi të Kosovës, si ish-presidentin amerikan Bill Clinton, ish-sekretaren e shtetit Madeleine Albright, ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, Toni Blair, ish-kryeministrin e Italisë, Massimo D’Alema, ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Joshka Fischer, ish-komandantin e NATO-s, Wesley Clark e shumë figura të njohura ndërkombëtare, në librat e të cilëve, siç tha kryetari Konjufca, çështja e Kosovës zë një kapitull të veçantë dhe mbetet si një trashëgimi në kujtesën historike në shoqërinë e tyre.

“Këto biografi e libra analizash të periudhave kur ata vepruan mbesin edhe si një argument që do t’u shërbejë pasardhësve të tyre për të mos harruar politikën e drejtë që ata ndoqën në përkrahje të çlirimit dhe të pavarësisë së Kosovës”, tha kryetari Konjufca.

Me këtë rast kryetari i Kuvendit përgëzoi AShAK-un për ekspozitën me botimet e librave të këtyre miqve, që siç tha ai, është jo vetëm shenjë mirënjohje ndaj tyre, por edhe kujtesë se sa e rëndësishme është që të triumfojë e vërteta përballë propagandës, si një kusht esencial për paqe në botë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Osmani: Familja Jashari nuk u dorëzua kurrë, Prekazi është altari i lirisë

Rama: Anulova Davosin për kete arsye

Paraburgim ndaj të dyshuarit për tentim vrasjeje ndaj ish-bashkëshortes

Diplomohen 21 zjarrfikës të rinj, Sveçla:Po forcojmë kapacitetet e sigurisë

Osmani: Kur Amerika udhëheq, paqja është gjithmonë më e sigurt

Kosova Times March 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Hyseni jep detaje për qarkoren e re të Gjilanit me kosto 27 milionë euro

Kosova Times Kosova Times February 9, 2024
Rama: Po mirëmbajmë rrugët e kryeqytetit – kujdes gjatë vozitjes
Murati: RTK rrezikon të mos ketë financim deri në fillim të marsit
Informatori i FBI-së akuzohet për gënjeshtra për lidhjet e Biden-it në Ukrainë tani përballet me akuza të reja tatimore
Ka filluar realizimi i projektit që bashkon lumenjtë në Nerodime të Ferizaj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?