By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Alice i quan armik ata qe hodhen në erë Nord Stream
January 26, 2026
Kapiteni i tankerit të naftës Grinch është arrestuar në Francë
January 26, 2026
Fettuccine me hudhër dhe parmixhano
January 26, 2026
Pulë e shpejtë me kuskus
January 26, 2026
Kroketa patatesh me mish të grirë
January 26, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Netanyahu anulon vizitën e delegacionit izraelit në ShBA
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Netanyahu anulon vizitën e delegacionit izraelit në ShBA
Lajme

Netanyahu anulon vizitën e delegacionit izraelit në ShBA

Kosova Times
Last updated: 2024/03/25 at 6:20 PM
Kosova Times Published March 25, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka anuluar vizitën e planifikuar në Uashington të një delegacioni të nivelit të lartë, në shenjë proteste me vendimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që miratoi një rezolutë që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë.

Rezoluta kaloi me 14 vota për, asnjë kundër, pasi Shtetet e Bashkuara vendosën që të mos përdornin veton, por abstenuan.

Netanyahu akuzoi ShBA-në se është “tërhequr” nga ajo që ai tha se ishte një “pozicion parimor” duke lejuar miratimin e rezolutës pa vendosur që armëpushimi të jetë i lidhur me lirimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Delegacioni izraelit ishte planifikuar që t’iu prezantonte zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë planet e Izraelit për një pushtim të pritshëm tokësor në qytezën Rafah në Gazë, ku më shumë se 1 milion civilë palestinezë janë strehuar nga luftimet në pjesë të tjera të enklavës.

Në të kaluarën, ShBA-ja kishte vendosur veto për rezolutat e paraqitura në Këshillin e Sigurimit që kërkonin armëpushim në Gazë. Por, javën e kaluar Uashingtoni paraqiti vetë një rezolutë që bënte thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm në Gazë. Megjithatë, teksti u kundërshtua nga Rusia dhe Kina, që vendosën veto.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite në Rripin e Gazës janë vrarë mbi 32.000 persona, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën e udhëhequr nga Hamasi.

Para kësaj rezolute, Këshilli i Sigurimit kishte miratuar dy nga tetë rezolutat e paraqitura për luftën Izrael-Hamas. Rezolutat e miratuara kryesisht kishin të bënin me dërgimin e ndihmës humanitare.

You Might Also Like

Presidentja Osmani uron Australinë për Ditën Kombëtare

Ekskavatori i djegur në Mitrovicë, Peci: Nuk do të ketë paqe me krimin

Komuna e Prishtinës: Erërat e forta shkaktuan dëme të lehta

Gjatë 24 orëve të fundit policia njofton për raste kriminale dhe aksidente

46 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2,000 tiketa të shqiptuara

Kosova Times March 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e rrymës

Kosova Times Kosova Times December 28, 2024
Bie përqindja e vaksinimit të fëmijëve në Maqedoninë e Veriut, gjobiten prindërit
Raportohet se Putin do të garojë si kandidat i pavarur në zgjedhjet presidenciale
Mourinho prezantohet të Fenerbahce: Ëndrrat e juaja janë të miat
Shqyrtohet marrëveshja për statusin e personave të zhdukur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?