By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tmerr në Maqedoninë e Veriut: Një burrë vrau babanë e tij me sëpatë në Kërçovë, plagosi rëndë nënën e tij
May 11, 2025
Analiza e ekspertëve mbi fatin e Evropës: Nëse nuk bashkohet, BE-ja do të dështojë
May 11, 2025
Papa bën thirrje për paqe në Ukrainë dhe Gaza në lutjen e parë
May 11, 2025
Trump planifikon t’i ofrojë “status të veçantë” Grenlandës: Mbrojtje ushtarake në këmbim të autonomisë së SHBA-së
May 11, 2025
Rusët sulmuan Kievin, Zelensky iu përgjigj Putinit
May 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani për muzeun e Masakrës së Krushës: Gardiane e së vërtetës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani për muzeun e Masakrës së Krushës: Gardiane e së vërtetës
Lajme

Osmani për muzeun e Masakrës së Krushës: Gardiane e së vërtetës

Kosova Times
Last updated: 2024/03/26 at 1:06 PM
Kosova Times Published March 26, 2024
Share
SHARE

Presidentja Vjosa Osmani në ceremoninë përkujtimore të 25-vjetorit të Masakrës së Krushës së Madhe, ka thënë se inagurimi i muzeut njësojë sikurse liria, janë rezultat i sakrificës së popullit shqiptar.

 

“Sot ne po inagurojmë muzeun që s’është kujtim vetëm për viktimat, por është gardiane e së vërtetës për brezat që do të vijnë pas nesh. Kjo pasi është dëshmi e vendosmërisë sonë kolektive për ta mbrojtur të vërtetën e luftës sonë çlirimtare, dinjitetin e shtetin tonë. Krimet e luftës dhe gjenocidi me të cilën synohej shfarrosja e popullit shqiptar të Kosovës nga regjimi i Millosheviqit, asnjëherë nuk vjetërohen, ndaj asnjëherë nuk ndalojmë së kërkuari që autorët të vihen para drejtësisë”, ka thënë ajo.

“Muzeu i mizorive është një testmanent i një prej kapitujve më të errët të historisë sonë nga lufta e fundit. Ky muze është në funksion të formësimit të kujtesës tonë kolektive, nderimit të viktimave e mbi të gjitha në funksion të thirrjes sonë të përbashkët për drejtësi, e cila akoma mungon”, ka deklaruar ajo.

Osmani ka thënë, se zërat e viktimave nuk do të heshten e as harrohen nëpërmjet dokumentimit me rastin e inagurimin e këtij muzeu.

“Familjet e këtyre viktimave dhe Kosova kanë nevojë për drejtësi sepse ky është parim themelor mbi të cilën duhet të funksionojë secila shoqëri, e pa të cilën paqja asnjëherë nuk është e drejtë”, ka thënë Osmani.

Haxhiu: Muzeu do t’i kontribuoj kujtesës kolektive për gjenocidin e Serbisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se nëpërmjet inagurimit të masakrës së Krushës së Madhe ruhet kujtesa kolektive për gjenocidin e Serbisë në Kosovë.

“Ky muze do t’i kontribuoj kujtesës sonë kolektive për të mos harruar asnjëherë krimet mizore dhe aktet gjenocidale të Serbisë fashiste”, ka thënë ajo.

“Së fundmi kemi themeluar Institutin për dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë, në të cilën do të dokumentohen të gjitha masakrat dhe krimet e tjera që janë kryer në Kosovë”, ka shtuar Haxhiu.

Latifaj: Muzeu i Krushës së Madhe – tregues i çmimit për liri

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifaj, në ceremoninë përkujtimore të 25-vjetorit të Masakrës së Krushës së Madhe, ka thënë se inagurimi i muzeut që dokumenton këtë ngjarje, është tregues i çmimit të Kosovës për liri.

“Ky muze do të trokas në ndërgjegjen tonë dhe të atyre që vijnë pas nesh, duke na treguar çmimin e lartë që kemi paguar për lirinë e tokës sonë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se mbi 140 të vrarët e personat e zhdukur nga kjo masakër kanë pësuar vetëm për shkak të etnisë së tyre shqiptare.

“Masakra e Krushës së Madhe është një nga masakrat më masive që u bë nga paramilitarët, policia dhe ushtria e shtetit terrorist të Serbisë. Për fare pak kohë, u dogjën 850 shtëpi, u shkatërrua baza materiale e shumë fshatarëve, u asgjësuan monumentet e trashëgimisë kulturore e historike dhe u rrënua gjithçka që lidhej me trashëgiminë tonë kombëtare”, ka thënë ai.

Ka nisur ceremonia përkujtimore e njërës prej masakrave më të mëdha në Kosovë, asaj të Krushës së Madhe të Rahovecit, në 25-vjetorin e ngjarjes.

Në ceremoni po marrin pjesë personalitete të rëndësishme publike duke përfshirë edhe presidenten Vjosa Osmani.

Gjatë ceremonisë do të bëhet edhe përurimi i Muzeut të Masakrës Krushë e Madhe, me mbi 200 rrëfime gojore të masakrës së 26 Marsit, 1999.

You Might Also Like

KQZ e Kosovës po vëzhgon procesin zgjedhor në Shqipëri

Përurohet projekti i Via Ferrata-s dhe urës `tibetiane` në Ferizaj

Zgjedhjet parlamentare, voton Rama: Sot është fjala e popullit

Haxhiu: Deputetët që nuk po votojnë po shkelin Aktgjykimin e Kushtetueses

Kadriaj: Bllokuese e Kuvendit është Lëvizja Vetëvendosje

Kosova Times March 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kërkohet paraburgim për shitblerje të narkotikëve

Kosova Times Kosova Times August 22, 2024
Moldavia e përzë një diplomat rus, pas një hetimi për spiunazh
Qeveria ia lejon Patriarkut serb hyrjen në Kosovë, por pa truproje
Meta publikon VIDEO-n: Këtu kalon gjarpri, por jo treni
KFOR-i publikon video nga kufiri me Serbinë: Patrullojmë rregullisht
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?