By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë
January 8, 2026
Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë
January 8, 2026
Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti
January 8, 2026
Komuna e Prishtinës thotë se mund të ketë vonesa në transportin urban
January 8, 2026
Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ka ikur koha e “Zanzibarit”!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Ka ikur koha e “Zanzibarit”!
Opinion

Ka ikur koha e “Zanzibarit”!

Kosova Times
Last updated: 2024/03/27 at 9:19 AM
Kosova Times Published March 27, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Ata që janë mësuar për të mos i shkuar deri në fund asnjëherë mandatit politik dhe kushtetues në qeverisjen e vendit, po mundohen me çdo kusht që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe me qeverisjen e Albin Kurtit, i cili nuk e ka asnjë arsye dhe as motiv që ta çoj vendin në zgjedhje të parakohshme.

Lutjet e mëkatarëve

Opozita me njëqind e njëmijë mëkate, kot i lutet Albin Kurtit që t’ua falë pushtetin, të kota do të jenë edhe lutjet ndaj elektoratit të zhgënjyer për t’i mbështetur, të cilëve, vetëm ikja nga vendi u ka mbetur shpëtim!

Opozita, të vetmen mundësi demokratike dhe ligjore e kanë ngritjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, për të cilën, përveçse nuk i kanë numrat, u mungon edhe bashkërendimi i veprimeve si parti opozitare.

Sa për këtë opozitë të lodhtë dhe të ç’akorduar, Albin Kurti mund të qeverisë edhe 20 vjet me vendin, po aq sa qeverisën këta me Kosovën, e tek atëherë mund të vihen “pikat e barazimit”, se kush ka qeverisur mirë me vendin e kush jo!

Më lutje qyqare dhe shtirrje atdhetare as nuk mbahet dhe as nuk fitohet pushteti. Janë puna dhe angazhimi i përditshëm në qeverisjen e vendit, përkatësisht politikbërja në shërbim të shtetit dhe qytetarëve, e cila do të vlerësohet nga ‘barometri’ i popullit në çdo katër vjet në ditën e votimit.

Jo Albini, por as Zoti nuk i dëgjon lutjet e opozitës

Partitë e sotme opozitare, dikur i bënte bashkë pushteti, sot në opozitë assesi të bashkohen qoftë edhe për një kauzë të vetme. Nuk mund të bëhen bashkë, për faktin se nuk i besojnë njëra-tjetrës. Për shkak se gjersa ishin në pushtet disa herë u tradhtuan mes tyre përmes “Zanzibarit”, me prishje të koalicionit qeverisës brenda natës, duke krijuar kriza artificiale, kauza të rrejshme situata mosbesimi duke mos arritur kështu asnjëherë që ta qojnë deri në fund mandatin kushtetues dhe besimin e popullit.

Partitë opozitare qëllimshëm po mundohen të harrojnë se ka ikur koha e “Zanzibarit” dhe krizave artificiale. Sot e kemi një pozitë të konsoliduar në qeverisjen e vendit me një koordinim të shkëlqyeshëm mes tre institucioneve më të larta në vend, përkatësisht mes Presidentes, Kryeparlamentarit dhe Kryeministrit, të cilët me mirëkuptim dhe mirëbesim mes tyre po i kalojnë të gjitha sfidat dhe pengesat në rrugëtimin jo të lehtë në qeverisjen e vendit.

Po të kisha mundësi, që nesër do ta dërgoja vendin në zgjedhje për të testuar fuqinë politike të pozitës dhe nivelin e opozitës, e cila përveç zhurmës dhe hallakamës në Kuvend, nuk është e zonja për asgjë, madje as të bëjë opozitarizëm të vërtetë.

Shumë shpejtë opozita do ta kthejë Kuvendin në faltore, duke u lutur që Albin Kurti të (vet) dorëhiqet dhe t’ju thotë atyre, merreni pushtetin ja ku e keni! Vështirë të besohet që Albin Kurti i pranon lutjet e opozitës, madje as Zoti nuk ua pranon lutjet e mëkatarëve në ‘Muajin e Ramazanit’.

Andaj, i bëjë thirrje opozitës që të bashkërendohen në veprime dhe të bashkohen në një koalicion të madh parazgjedhor për t’u përballur me Albin Kurtin, në të kundërtën i pret i njëjti fat i zgjedhjeve të vitit 2021. Më mirë për opozitën dhe për të gjithë për t’i pritur afatet e rregullta zgjedhore, pasi edhe ashtu ka mbetur më pak se një vit deri në fund të mandatit të kësaj qeverie.

You Might Also Like

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet

Kosova Times March 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Finlanda propozoi mbylljen e flotës hije të Putinit në Detin Baltik

Kosova Times Kosova Times May 22, 2024
Hovenier: Dezinformimi në Kosovë është i vazhdueshëm, po rritet gjithnjë
Botohet libri më i ri i Bujar Shalës ‘Lapidari pa fotografi’
Sot mbahet mbledhje komomerative për gazetarin Milaim Krasniqi
Kurti për sulmin në Zveçan: Janë akte kriminale dhe terroriste
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?