By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si e shohin eksperte rus Ballkanin ne kete shekull?
October 30, 2025
Fillon në Paris gjyqi i shtetasve bullgarë për përdhosjen e memorialit të Luftës së Dytë Botërore të lidhur me Kremlinin
October 30, 2025
Horoskopi ditor për 30 tetor:
October 30, 2025
“Putin, Haga po të pret.” Si po thumbohen ambasadat ruse për luftën në Ukrainë
October 29, 2025
Më shumë se 130 persona u vranë gjatë bastisjeve të policisë në Rio de Janeiro
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Amnesty International i bën thirrje Pakistanit ta ndalë dëbimin e grave dhe vajzave afgane
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Amnesty International i bën thirrje Pakistanit ta ndalë dëbimin e grave dhe vajzave afgane
Rajon / Botë

Amnesty International i bën thirrje Pakistanit ta ndalë dëbimin e grave dhe vajzave afgane

Kosova Times
Last updated: 2024/03/28 at 7:24 PM
Kosova Times Published March 28, 2024
Share
SHARE

Amnesty International i ka bërë thirrje Pakistanit ta ndalë dëbimin e qindra mijëra grave dhe vajzave afgane në shtetin fqinj, Afganistan.

“Dëbimi i refugjatëve afganë nga Pakistani do t’i vërë në rrezik të madh gratë dhe vajzat”, shkroi zyra e Amnesty në Azinë Jugore në rrjetin social X më 27 mars.

Thirrja e grupit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut vjen pasi Pakistani e ka nisur fazën e re të dëbimit të refugjatëve afganë.

Islamabadi synon t’i detyrojë rreth 850.000 refugjatë afganë pa dokumente të kthehen në vendin e tyre muajin e ardhshëm, nëse ata nuk e bëjnë këtë gjë vullnetarisht.

Prej tetorit, Pakistani i ka dëbuar tashmë më shumë se 500.000 afganë, të cilët nuk kishin dokumente të duhura për të qëndruar në këtë vend.

“Kthimi me forcë është shkelje serioze i të drejtave për arsimim, punësim, lëvizje dhe në disa rase, bën që ata të jenë të rrezikuar nga dhuna e pashmangshme”, tha Amnesty.

“Qeveria e Pakistanit duhet ta ndalë plotësisht dëbimin dhe të ndërmarrë masa për sigurinë e grave dhe vajzave afgane”, shtoi ky grup.

Pasi u rikthye në pushtet në gusht 2021, qeveria islamiste talibane në Afganistan ua ka ndaluar vajzave adoleshente dhe grave arsimimin. Grave u është ndaluar gjithashtu edhe punësimi në shumicën e sektorëve.

Gratë afgane duhet patjetër edhe të veshin hixhab – një mbulesë kokë e këmbë – në publik.

Talibanët ua kanë kufizuar skajshëm lëvizjen grave dhe ato detyrohen të shoqërohen nga një familjar burrë kur dalin nga shtëpia.

“Nëse dëbohen, këto gratë dhe vajzat do të përballen me shtypje të të drejtave për arsimim, punë, liri të lëvizjes dhe të tjera”, tha Amnesty.

Pakistani nuk ka ligj i cili mundëson marrjen e statusit të refugjatit. Ai nuk është nënshkruese e Konventës së OKB-së nga viti 1951 për statusin e refugjatëve.

You Might Also Like

Si e shohin eksperte rus Ballkanin ne kete shekull?

Fillon në Paris gjyqi i shtetasve bullgarë për përdhosjen e memorialit të Luftës së Dytë Botërore të lidhur me Kremlinin

“Putin, Haga po të pret.” Si po thumbohen ambasadat ruse për luftën në Ukrainë

Më shumë se 130 persona u vranë gjatë bastisjeve të policisë në Rio de Janeiro

Një britanik i arrestuar në Kiev, i dyshuar për spiunazh. Përgatit një sulm terrorist?

Kosova Times March 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Presidenti rumun pritet ta tërheqë kandidaturën për shef të NATO-s

Kosova Times Kosova Times June 19, 2024
Rrahje në Gjilan për prona, arrestohen katër persona
Sulmi rus në Zaporizhzhia vret 3, plagos 13
Kuçi: Sulmi në Ibër Lepenc, një taktikë e njëjtë me sulmet ruse në Ukrainë
Ai ruante një bazë sekrete bërthamore ruse dhe më pas dezertoi. “Vija e kuqe është kaluar”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?