By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 janar
January 28, 2026
Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur
January 27, 2026
Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet
January 27, 2026
VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë
January 27, 2026
Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bullgaria drejt zgjedhjeve të gjashta brenda tre vjetësh
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Bullgaria drejt zgjedhjeve të gjashta brenda tre vjetësh
Rajon / Botë

Bullgaria drejt zgjedhjeve të gjashta brenda tre vjetësh

Kosova Times
Last updated: 2024/03/28 at 3:45 PM
Kosova Times Published March 28, 2024
Share
SHARE

Bullgaria po përgatitet edhe për një palë zgjedhje të përgjithshme – të gjashtat që nga prilli i vitit 2021 – pasi partia populiste “Ka një popull të tillë” (ITN) më 28 mars refuzoi të formojë Qeverinë. Kjo është partia e tretë që refuzon mandatin qeveritar.

Paraprakisht, partia e qendrës së djathtë GERB, dhe ish-partneri i koalicioni, partia properëndimore “Vazhdo Ndryshimin/Bullgaria Demokratike” (CCDB) thanë se nuk mund të formojnë një kabinet qeveritar.

Vendimi i ITN-së i hap rrugën presidentit Rumen Radev, që të caktojë një Qeveri në detyrë dhe të caktojë datën e zgjedhjeve që duhet të mbahen brenda dy muajsh.

Bullgaria do të votojë për zgjedhjet e Parlamentit Evropian më 9 qershor, dhe dy palë zgjedhjet mund të mbahen brenda një dite. Megjithatë, data e zgjedhjeve varet nga aftësia e Radevit që të caktojë sa më shpejt një Qeveri në detyrë.

Pas zgjedhjeve të mbajtura prillin e vitit të kaluar, Bullgaria kishte një Qeveri të përbashkët të mbështetur nga reformistët e CCDB-së dhe GERB-i. Ata ishin pajtuar për një ekzekutiv 18-mujor dhe që udhëheqja e tij të bëhej përmes rotacionit, përkatësisht fillimisht kryeministër të ishte Nikolay Denkov nga CCDB-ja dhe pas nëntë muajsh, detyrën ta merrte Maria Gabriel nga GERB-i.

Denkov dha dorëheqje më 5 mars, pas nëntë muajsh në postin e kryeministrit, dhe ia la udhëheqjen e Qeverisë GERB-it. Por, Gabriel dështoi të formonte një ekzekutiv të ri dhe më 27 mars Denkov po ashtu refuzoi ftesën e Radevit që të tentonte sërish të formonte Qeverinë.

Bullgaria është shteti më i varfër nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe po përballet me korrupsion të përhapur.

Ky vend në Ballkan është i mbërthyer nga paqëndrueshmëria politika që nga protestat e mëdha kundër korrupsionit që u mbajtën në vitin 2020.

Para zgjedhjeve të prillit të kaluar, shteti ishte udhëhequr nga qeveritë në detyrë, që u caktuan nga Radevi në mungesë të një koalicioni të qëndrueshëm të zgjedhur me votë qytetare.

Radev tha të enjten se më 30 mars do të nisë konsultimet me kryeministrat potencialë që do të mund të merrnin udhëheqjen e një ekzekutivi në detyrë. Pas ndryshimeve kushtetuese, presidenti mund të zgjedhë mes kryetarit të Asamblesë Kombëtare, guvernatorit apo zëvendësguvernatorit të Bankës Qendrore bullgare, kryetarit apo nënkryetarit të Dhomës së Auditimit, Avokatit të Popullit apo zëvendësit të tij.

You Might Also Like

Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur

Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet

VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë

Pamjet po përhapen. Dyshohet se tregojnë rusë gjysmë të zhveshur të lidhur pas pemëve në fushën e betejës

Sllovenia në shok për programin erotik në spa-në që kroatët e adhurojnë, çmimet shkojnë deri në 3,000 euro

Kosova Times March 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
ShowBiz

Modelja e “Victoria’s Secret” rrëmbehet nga bandat në Brazil së bashku me familjen, kërkojnë 31 mijë euro për lirimin e tyre

Kosova Times Kosova Times December 3, 2024
Erdogani thotë se nuk pajtohet me “qasjen negative” të liderëve tjerë ndaj Putinit
Zgjedhjet lokale në Shqipëri: Partitë dorëzojnë listat e kandidatëve në KQZ
Mehaj takon Ristuccian, KFOR-i e rrit ndihmën për FSK-në
“Arabia Saudite e forcon kampionatin vendas po e dobëson kombëtaren”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?