By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 5 janar
January 5, 2026
Dy të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë
January 4, 2026
Super Muriqi shënon golin e dhjetë në La Liga
January 4, 2026
Moti për javën e ardhshme, kryesisht me vranësira dhe shi
January 4, 2026
Rubio: Nuk kemi nevojë për naftën venezueliane – thjesht nuk duam që Kina dhe Rusia ta përdorin atë
January 4, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: GjND-ja e urdhëron Izraelin të ndërmarrë masa për parandalimin e urisë në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > GjND-ja e urdhëron Izraelin të ndërmarrë masa për parandalimin e urisë në Gazë
Rajon / Botë

GjND-ja e urdhëron Izraelin të ndërmarrë masa për parandalimin e urisë në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2024/03/28 at 8:52 PM
Kosova Times Published March 28, 2024
Share
SHARE

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND) e ka urdhëruar Izraelin të enjten të ndërmarrë masa, përfshirë hapjen e më shumë pikëkalimeve tokësore, për të lejuar futjen e ushqimit, ujit, karburantit dhe furnizimeve të tjera brenda Rripit të Gazës, për ta parandaluar urinë absolute në territorin e rrënuar palestinez.

Gjykata i vendosi dy masa shtesë në rastin që Afrika e Jugut e solli para saj, ku e akuzon Izraelin se po kryen gjenocid në luftën e tij në Gazë, e cila nisi më 7 tetor pas sulmit të Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Izraeli e mohon se po kryen gjenocid përmes kësaj lufte dhe thotë se ajo po bëhet për t’u vetëmbrojtur.

Urdhri i së enjtes vjen pasi Afrika e Jugut kërkoi më shumë masa, përfshirë një armëpushim, duke përmendur vdekjet nga uria në Gazë. Izraeli i bëri thirrje gjykatës të mos lëshonte urdhra të rinj.

Në urdhrin e saj ligjërisht detyrues, gjykata e urdhëroi Izraelin të ndërmarrë masa “pa vonesa” për të siguruar furnizim të papenguar të shërbimeve bazike dhe urgjente, si dhe ndihmës humanitare, përfshirë ushqimin, ujin, karburantin dhe furnizimet mjekësore.

Pasi i mbylli të gjithë kufijtë e Gazës në fillim të luftës, Izraeli filloi ta lejojë hyrjen e ndihmave humanitare. Izraeli thotë se nuk i kufizon sasitë e ndihmave humanitare që i lejon të futen brenda Gazës dhe i akuzon Kombet e Bashkuara se po dështojnë ta organizojnë furnizimin me ndihma në mënyrë të duhur.

Por, grupet humanitare të OKB-së thonë se furnizimi me ndihma është penguar nga ushtria izraelite, luftimet e vazhdueshme dhe mungesa e rëndit dhe ligjit në Gazë.

Gjykata tha në urdhrin e saj se “palestinezët në Gazë tanimë nuk po përballen vetëm me rrezikun e urisë absolute… por uria absolute po ndodh”.

Sipas një raporti të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Çështje Humanitare, së paku 31 njerëz, përfshirë 27 fëmijë, kanë vdekur tashmë nga kequshqyerja apo dehidrimi.

Më shumë se 32.000 njerëz janë vrarë në Gazë dhe mbi 74.000 te tjerë janë plagosur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila nuk e bën dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve kur i numëron viktimat. Sipas saj, dy e treta e të vrarëve janë gra dhe fëmijë.

Lufta në Gazë u nxit nga një sulm i pjesëtarëve të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, ku rreth 1.200 njerëz u vranë dhe mbi 250 të tjerë u rrëmbyen.

Besohet se Hamasi ende po i mban rreth 100 pengje izraelite.

You Might Also Like

Rubio: Nuk kemi nevojë për naftën venezueliane – thjesht nuk duam që Kina dhe Rusia ta përdorin atë

Trump tha se SHBA-të kanë nevojë për Groenlandën dhe shpjegoi se çfarë lidhje kanë Kina dhe Rusia me të

Ndërhyrje masive në pothuajse të gjitha frekuencat

I moshuari vret vajzën e tij 60-vjeçare në zonën e Modenës

Normalizimi gradual i Sistemit të Trafikut Ajror

Kosova Times March 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zërat e Kremlinit

Kosova Times Kosova Times December 30, 2023
Një pjesëtarë i Vagnerit i kthyer nga lufta copëtoi një të njohur 20-vjeçar
Marrëdhënia e të dërguarit të Trump me Putinin i shqetësoi republikanët: Ata thirrën në panik Marco Rubio
Zelensky pret Modi-n në Ukrainë më 23 gusht
Haradinaj: Demonstratat e `81-së, frymëzuan luftën çlirimtare të UÇK-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?