By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sot mot i vranët e me intervale me diell
January 28, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 28, 2026
Moti në Shqipëri me reshje shiu në formë shtrëngatash, dëborë në lartësitë mbi 900 metra
January 28, 2026
Horoskopi ditor për 28 janar
January 28, 2026
Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryespiuni rus viziton Korenë e Veriut për bisedime për çështje të sigurisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kryespiuni rus viziton Korenë e Veriut për bisedime për çështje të sigurisë
Rajon / Botë

Kryespiuni rus viziton Korenë e Veriut për bisedime për çështje të sigurisë

Kosova Times
Last updated: 2024/03/28 at 10:34 AM
Kosova Times Published March 28, 2024
Share
SHARE

Shefi i spiunëve të Rusisë ka vizituar Phenianin më herët gjatë javës për të diskutuar për bashkëpunimin në fushën e sigurisë, raportoi më 28 mars agjencia shtetërore e lajmeve verikoreane, KCNA.

Vizita e Sergei Naryshkin, kreut të Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR), u zhvillua në kohën kur të dyja shtetet po thellojnë raportet, përderisa po vazhdon lufta e Moskës kundër Ukrainës.

Sipas medias verikoreane, Naryshkin, gjatë vizitës së zhvilluar nga 25 deri më 27 mars u takua me ministrin për Siguri Shtetërore të Koresë së Veriut, Ri Chang Dae.

Zyrtarët kanë diskutuar për rritjen e bashkëpunimit “për të përballuar lëvizjet gjithnjë e në rritje të spiunimit dhe komplotit nga forcat armike”, raportoi KCNA.

Rusia dhe Koreja e Veriut janë nën sanksione të ashpra botërore, Moska për shkak të pushtimit të Ukrainës dhe Pheniani për shkak të testimeve të armëve bërthamore.

Shtatorin e vitit të kaluar, presidenti rus, Vladimir Putin, dhe lideri verikorean, Kim Jong Un, mbajtën një samit në Lindjen e Largët të Rusisë. Gjatë këtij samiti, Kim deklaroi se marrëdhëniet me Rusinë ishin “prioriteti numër një” i shtetit të tij.

Më pas, Shtetet e Bashkuara pretenduan se Pheniani kishte nisur të furnizonte Moskën me armë. Ndërkaq, më herët gjatë këtij muaji, Koreja e Jugut vlerësoi se Koreja e Veriut kishte dërguar rreth 7.000 kontejnerë me armë në Rusi, që Moska t’i përdorë ato në luftën kundër Ukrainës. Seuli tha se dërgesat me armë nisën në korrikun e vitit të kaluar.

Uashingtoni dhe ekspertët kanë thënë se Pheniani po kërkon nga Moska ndihmë ushtarake, sikurse teknologji për satelitët, në mënyrë që të përditësojë pajisjet e tij ushtarake të epokës sovjetike.

You Might Also Like

Axhenda ndërkombëtare

Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur

Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet

VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë

Pamjet po përhapen. Dyshohet se tregojnë rusë gjysmë të zhveshur të lidhur pas pemëve në fushën e betejës

Kosova Times March 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Piloti shpëton 167 pasagjerë në ulje emergjente dhe urdhërohet të paguajë 1.3 milion gjobë

Kosova Times Kosova Times January 23, 2026
Tre të moshuar humbin jetën nga zjarret në Itali
Pendarovski: Sofja po kërkon atë që as okupatorët nuk do ta bënin
Tahiri: Kurti ka refuzuar ta arrestojë Radojçiqin ndonëse e kishte në dorë
Serbia do ta kthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?