By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash
October 10, 2025
70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
October 10, 2025
Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe
October 10, 2025
Trump dërgon 200 trupa në Izrael
October 10, 2025
Kush e merr sot Nobelin e Paqes?
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kuvendi maqedonas përmbyll mandatin pa miratimin e projektligjit për listat e zeza
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kuvendi maqedonas përmbyll mandatin pa miratimin e projektligjit për listat e zeza
Rajon / Botë

Kuvendi maqedonas përmbyll mandatin pa miratimin e projektligjit për listat e zeza

Kosova Times
Last updated: 2024/03/28 at 6:18 PM
Kosova Times Published March 28, 2024
Share
SHARE

Më shumë se 130 projektligje në fusha të ndryshme kanë mbetur pa u miratuar nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, i cili të enjten ka mbajtur seancën e fundit me përbërjen aktuale.

Bazuar në dispozitat ligjore, Kuvendi duhet të shpërndahet të hënën, më 1 prill, pasi vendi hyn në periudhë parazgjedhore.

Zgjedhjet parlamentare janë caktuar të mbahen më 8 maj së bashku me rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Kryetari i Kuvendit maqedonas, Jovan Mitrevski, tha të enjten se “efikasiteti i punës së Kuvendit ka qenë peng i numrit të deputetëve në sallë, si dhe i bllokimeve të shumta që kanë ardhur nga partitë politike, në veçanti nga ato të opozitës”.

Në mesin e ligjeve që nuk janë miratuar është edhe ai për masat restriktive, apo siç njihet ndryshe “ligji për listat e zeza amerikane”, por edhe ligje të tjera në sferën e arsimit, shëndetësisë, politikës sociale, ekonomisë e të tjerë.

Por, debat më të madh ka nxitur projektligji për masat restriktive që është hartuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Projektligji parashikon që shtetasit dhe kompanitë maqedonase që janë përfshirë në listat e zeza të ShBA-së dhe Britanisë së Madhe për shkak të korrupsionit dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare, t’u nënshtrohen edhe sanksioneve apo ngritjes së hetimeve nga autoritetet vendase.

Propozimi ka ngecur në Komisionin parlamentar për çështje evropiane, pasi kryetari i saj Antonio Milloshoski, nga VMRO DPMNE-ja opozitare kishte kërkuar debat publik para se ligji të kalojë në procedurë parlamentare për miratim.

Por, sipas tij, këtë pushteti nuk e ka bërë për shkak të lidhjeve që kanë me ish-prokuroren publike, Katica Janeva, dhe kryetarin aktual të Komunës së Strugë, Ramiz Merko, të cilët janë në mesin e zyrtarëve që janë të përfshirë në listën e zezë amerikane.

“Ministria e Drejtësisë dhe Prokurori Publik kishin mundësinë që të kërkojnë nga ShBA-ja të gjitha dëshmitë, materialet, informatat për të gjithë personat e listës së zezë. Por, pse këtë nuk e kanë bërë Lidhja Social Demokrate (LSDM) dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI)? Këtë nuk e bënë pasi shumë njerëz në LSDM ende nuk i kanë fshirë fotografitë me Katica Janevën, sikur që shumë njerëz të BDI-së ende nuk i kanë fshirë fotografitë me Ramiz Merkon. Prandaj, këto dy parti bëjnë manipulime të ndryshme që të mos përballen me korrupsionin dhe krimin e organizuar”, ka thënë Milloshoski.

Por, ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski ka thënë se pas refuzimit të Milloshoskit ka arsye dhe ato duhet të bëhen të ditura për opinionin.

“Ne disa herë kemi kërkuar nga deputeti Antonio Milloshoski dhe VMRO DPMNE-ja që të mos e bllokojnë ligjin. Është e qartë se ata kanë ndonjë arsyeje për këtë bllokim, andaj edhe duhet t’i tregojnë shkaqet”, ka thënë Kovaçevski.

Nga Opozita e Bashkuar Shqiptare, që njihet si koalicioni VLEN, kanë thënë se lënia e projektligjit për masat restriktive në ditët e fundit të mandatit të përbërjes aktual të Kuvendit, “është bërë me qëllim, për të mos u miratuar dhe për të shpëtuar nga disa politikanë, me të cilët partitë në pushtet tashmë janë në koalicion parazgjedhor”.

Nga Prokuroria Publike kanë thënë se “nuk mund të ndajmë ndonjë informacione konkrete, duke pasur parasysh se Prokuroria Publike ndërmerr aktivitete, por se çfarë aktivitete dhe ndaj kujt, nuk mund t’i zbulojmë”.

Në listën e personave, të cilëve u ndalohet hyrja në ShBA, janë edhe ish- zëvendëskryeministri Koço Angjushev, biznesmeni kundërthënës, Orce Kamçev, ish-drejtori i policisë sekrete, Sasho Mijalkov, dhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski.

Në listën e zezë më herët ishin përfshirë edhe kryetari i PDSh-së, Menduh Thaçi, ish-deputeti Xhevat Ademi, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Lube Boshkovski, dhe të tjerë.

You Might Also Like

Trump dërgon 200 trupa në Izrael

Kush e merr sot Nobelin e Paqes?

Axhenda ndërkombëtare

Trump propozon përjashtimin e Spanjës nga NATO

Britania konfirmon angazhimin për stabilitet në Ballkan Perëndimor

Kosova Times March 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Ambasada e SHBA-së:`Defender 25`, stërvitja më e madhe e ushtrisë amerikane

Kosova Times Kosova Times June 5, 2025
Gjermania voton për parlamentin dhe kancelarin e ri
Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për zyrtarin policor
Një muze në formën e një krateri vullkanik që del nga Toka e Zjarrit dhe Akullit
Atalanta e interesuar për mbajtjen e Lookman në Bergamo
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?