By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kofshë pule me erëza soje
February 2, 2026
Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë
February 2, 2026
Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi
February 2, 2026
Sofja me rekorde në turizëm, më së shumti vizitorë të huaj nga Italia
February 2, 2026
Spitali i Mitrovicës nis ofrimin e shërbimit të Kirurgjisë Maksilofaciale
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: 6 raste të dhunës në familje, pesë nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > 6 raste të dhunës në familje, pesë nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje
Lajme

6 raste të dhunës në familje, pesë nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje

Kosova Times
Last updated: 2024/03/29 at 11:38 AM
Kosova Times Published March 29, 2024
Share
SHARE

Policia ka bërë të ditur se gjashtë raste të dhunës në familje janë regjistruar në 24-orëshin e fundit në Kosovë.

Dy prej rasteve kanë ndodhur të enjten në Fushë-Kosovë. Në njërin prej tyre thuhet se i dyshuari ka sulmuar dy anëtarë të familjes, të cilëve u është ofruar trajtim mjekësor dhe urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari, që sipas familjarëve vuan nga probleme mendore, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në mbajtje është dërguar edhe i dyshuari për rastin e dytë, i cili nën ndikim të alkoolit, ka sulmuar dy anëtare të familjes pas një mosmarrëveshje familjare.  Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor.

Një tjetër i arrestuar në Lipjan dyshohet se ka tentuar ta largojë me dhunë familjaren e tij nga shtëpia.

Policia ka theksuar se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Për rastin e raportuar në Prizren thuhet se i dyshuari që posedon nënshtetësi gjermane, ushtron në vazhdimësi dhunë ndaj dy burrave dhe dy grave, anëtarë të familjes.

“Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në rastin e raportuar në Klinë, thuhet se një person dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një grua, e cila ka pranuar trajtim mjekësor.  I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Një rast i raportuar të mërkurën pasdite në Rahovec, tregon për një person të dyshuar për dhunë psikike dhe fizike ndaj një familjare pas një mosmarrëveshjeje në familje. Palët janë intervistuar dhe me vendim prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt, ka theksuar policia.

You Might Also Like

Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë

Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi

Policia po heton zhdukjen e dy personave në Fushë-Kosovë dhe Gjilan

Haradinaj nis vizitën zyrtare në SHBA, flet në Capitol Hill

48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Kosova Times March 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vigan Qorrolli emërohet zëvendësministër i Drejtësisë

Kosova Times Kosova Times July 7, 2023
Formacionet zyrtare, Kosovë – Qipro: Foda me disa ndryshime
Aktorja Salma Hayek tregoi se si duket bukuria natyrale (VIDEO)
NOVA: “Neutraliteti ushtarak i Serbisë nuk është garanci për shmangien e konfliktit”
Vazhdojnë punimet në Qendrën për Arte, Kulturë dhe Inovacion në Rahovec
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?