By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kofshë pule me erëza soje
February 2, 2026
Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë
February 2, 2026
Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi
February 2, 2026
Sofja me rekorde në turizëm, më së shumti vizitorë të huaj nga Italia
February 2, 2026
Spitali i Mitrovicës nis ofrimin e shërbimit të Kirurgjisë Maksilofaciale
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dy shqiptarë të Kosovës vlerësohen nga Presidenca e Finlandës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Dy shqiptarë të Kosovës vlerësohen nga Presidenca e Finlandës
Lajme

Dy shqiptarë të Kosovës vlerësohen nga Presidenca e Finlandës

Kosova Times
Last updated: 2024/03/29 at 8:47 PM
Kosova Times Published March 29, 2024
Share
SHARE

Dy shqiptarë me origjinë nga Kosova, me banim në Finlandë, Myrvete Uka Ömer, Gani Neziri, të cilët punojnë prej më shumë se dy dekadash në bibliotekën e komunës së Espos, qytet në jug të Finlandës, janë shpërblyer me çmimin presidencial “Trëndafili i Bardhë Finlandez”.

Ky çmim u dedikohet punëtorëve dhe personaliteteve, të cilët me përkushtim angazhohen në ruajtjen e identitetit kulturor të minoriteteve dhe integrimin e tyre në shoqërinë finlandeze.

“Presidenti i Republikës ka vlerësuar dy punëtorë të bibliotekës së Espos me medaljen ‘Trëndafili i Bardhë Finlandez’ për punën e tyre meritore në promovimin e aftësive të tyre në përfshirjen e të rinjve në aktivitetet bibliotekare. Aktiviteti i tyre, veçanërisht me fëmijët dhe të rinjtë me prejardhje jashtë Finlandës janë vërtetë të jashtëzakonshme. Duke qenë vetë emigrantë në Finlandë, ata kanë treguar shembull se ka vend për shumetnicitete në shoqërinë tonë dhe kështu kanë krijuar shpresë dhe besim te fëmijët dhe te të rinjtë në Espo. Urime Myrvete Uka Ömer e Gani Neziri”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Presidenca e Finlandës.

Myrvete Uka Ömer dhe Gani Neziri, të cilët në Kosovë kanë ushtruar profesionin e mësuesisë, u shprehën të lumtur për çmimin presidencial.

“Ndjehemi të lumtur për vlerësimin që na është bërë nga Presidenti i Finlandës për punën tonë. Ky çmim na motivon të punojmë më me përgjegjësi e përkushtim për fëmijët dhe të rinjtë e komuniteteve të ndryshme”, thanë për RTKlive Myrvete Uka dhe Gani Neziri.

Ndryshe, në Finlandë jetojnë rreth 10 mijë shqiptarë. Ata janë të organizuar në shoqata të ndryshme kulturore. Ata janë të përqendruar kryesisht në qytetet jugore të Finlandës, në Helsinki, Espo, Vantë, Turku, etj.

You Might Also Like

Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë

Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi

Policia po heton zhdukjen e dy personave në Fushë-Kosovë dhe Gjilan

Haradinaj nis vizitën zyrtare në SHBA, flet në Capitol Hill

48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Kosova Times March 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Hovenier uron “Kurban Bajramin”

Kosova Times Kosova Times June 28, 2023
VIDEO DHE FOTO 50,000 njerëz në rrugët e Valencias. “Një vit më parë humbëm gjithçka”
Osmani dhe Erdogani rikonfirmojnë thellimin e raporteve mes dy vendeve
Në Cërnushës do bëhet përurimi i tri shkronjave emblemë të UÇK-së
Azerbajxhani i dërgoi një notë proteste Ministrisë së Jashtme ruse për transferimin me forcë të tre shtetasve të republikës në luftën në Ukrainë nga Çeçenia.
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?