By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gërvalla: Të forcojmë urat e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Kalabrisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gërvalla: Të forcojmë urat e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Kalabrisë
Lajme

Gërvalla: Të forcojmë urat e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Kalabrisë

Kosova Times
Last updated: 2024/03/29 at 12:42 PM
Kosova Times Published March 29, 2024
Share
SHARE

Fuqizimi i bashkëpunimit në nivel lokal mes 150 komunave që përfshinë Provinca e Kozencës, prej të cilave 21 janë komuna arbëreshe dhe komunave të Republikës së Kosovës në fushën e kulturës, arsimit, bujqësisë, turizmit dhe trashëgimisë kulturore ishin temat kryesore të takimit që zëvendëkryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla bashkë me ekipin e saj pati me presidenten e Provincës së Kozencës, Rosaria Succurro.

Në njoftimin për media nga MPJD-ja thuhet se pjesë e këtij takimi ishin edhe kryetarët e rreth 20 komunave të kësaj province si dhe përfaqësues nga bota e biznesit dhe shoqëria civile.

Tutje thuhet se gjatë këtij takimi Gërvalla shprehu mirënjohje për miqësinë e fortë, kulturën dhe të kaluarën e përbashkët, duke shtuar se pas zyrtarizimit të protokollit të bashkëpunimit mes Komunës së Pejës dhe Provincës së Kozencës do të ketë edhe më shumë hapësirë për angazhim më të madh në zgjerimin e bashkëpunimit edhe me komunat e tjera të Kosovës dhe Kalabrisë.

“Ky vend është pikërisht ai që të bën të besosh edhe më shumë në lidhjen vëllazërore mes Italianëve dhe shqiptarëve në të gjithë Ballkanin. Këtu mund të shohësh sa të forta dhe të thella janë lidhjet tona kulturore dhe evropiane”, tha Gërvalla.

Ajo tutje, shprehu vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për të shfrytëzuar të gjitha resurset dhe potencialet për ta forcuar këtë bashkëpunim dhe për të forcuar edhe më tej urat e bashkëpunimit.

Bashkëpunimi i Republikës së Kosovës me Provincën e Kozencës e cila përfshinë 150 komuna, prej të cilave 21 janë komuna arbëreshe ka një rëndësi dhe domethënie të veçantë duke shërbyer si një urë ideale që do të mund të ndihmojë edhe në lidhjen e komunave të rajonit të Kalabrisë dhe komunave të Republikës së Kosovës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile

Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve

Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas

PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor

Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet

Kosova Times March 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Hill për televizionin rus: Përpjekjet e Rusisë për të prishur integrimin e Serbisë në BE do të dështojnë

Kosova Times Kosova Times December 30, 2024
Super Drita mposht Auda-n, kalon në play-off
Letër e hapur dhe kërkesë kombëtare
Dokumenti i ri: Eurodeputetët shkruajnë për veprimet jo te mira te Serbise ndaj…
Në shënim të Ditës Kombëtare të Boshnjakëve, përurohet Qendra Kulturore Boshnjake në Prizren
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?