By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mot i vranët me reshje shiu dhe temperatura të ulëta
January 29, 2026
Horoskopi për 29 janar
January 29, 2026
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
January 28, 2026
January 28, 2026
Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KGjK planifikon shtrenjtimin e taksave, reagon shoqëria civile e avokatët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KGjK planifikon shtrenjtimin e taksave, reagon shoqëria civile e avokatët
Lajme

KGjK planifikon shtrenjtimin e taksave, reagon shoqëria civile e avokatët

Kosova Times
Last updated: 2024/03/29 at 12:49 PM
Kosova Times Published March 29, 2024
Share
SHARE

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, po planifikon shtrenjtimin e taksave gjyqësore. Për këtë ka hartuar një draft-udhëzim, bashkë me propozimin për shtrenjtimin e taksave, në raste deri në pesëfish. Shtrenjtimi i madh i taksave mund të pengojë qasjen e qytetarëve në drejtësi, thonë nga shoqëria civile e avokatë. Nga KGjK-ja kanë treguar për Radio Kosovën se kur mund të hyjë në fuqi udhëzimi i ri.

Nëpërmjet një udhëzimi të ri administrativ, Këshilli Gjyqësor i Kosovës po synon shtrenjtimin e taksave. Në Draftin e Udhëzimit Administrativ për Unifikimin e Taksave Gjyqësore, vërehet rritje e taksave pothuajse në të gjitha kategoritë. Ngritja e tarifave, ashtu siç është propozuar nga KGjK, mund të ketë ndikim negativ dhe të pengojë qasjen e qytetarëve në drejtësi, thonë për Radio Kosovën nga shoqëria civile e avokatë.

Shefki Berisha, hulumtues në organizatën “AVONET”, thotë se krahasuar me udhëzimin administrativ të vitit 2017, që aktualisht është në fuqi, vërehet një ngritje e madhe e taksave gjyqësore.

“Për një padi civile që fillon nga 20 euro, po planifikohet përmes këtij udhëzimi të ri që taksat të shkojnë deri në 100 euro. Kemi edhe padi të tjera e taksa për shërbime të tjera që shkojnë në vlera edhe më të larta. Kemi deri në pesëfishim të vlerës monetare për ushtrimin e këtyre mjeteve juridike. Këto taksa, ka shumë mundësi reale që të jenë të pamundshme për t’u mbuluar nga qytetarët e kjo padyshim se do t’i privojë ata nga të drejtat e tyre juridike”, tha Berisha.

Se tarifat e reja të propozuara nga KGjK janë të larta, e thotë edhe avokati Arbër Jashari, sipas të cilit do të ishte mirë që në Kuvendin e Kosovës të miratohej një ligj për këto taksa.

“Ngritja e propozuar nga KGjK-ja është tepër e lartë dhe kjo e vështirëson tej mase qasjen e qytetarëve në drejtësi, duke pasur parasysh koston e jetesës dhe krizën ekonomike. Nga ana tjetër, është jashtë çdo logjike dhe çdo standardi që rritja të bëhet aq shumë, krahasuar me tarifat e vjetra, sepse në raste të caktuara kemi rritje deri në pesëfish”, tha ai.

Radio Kosova ka pyetur KGjK-në në lidhje me arsyet e ndryshimit dhe shtrenjtimit të tarifave gjyqësore, të parapara me draftin e propozuar. Nga KGjK kanë thënë se “ndryshimet ligjore që kanë ndodhur që nga hyrja në fuqi e Udhëzimit Administrativ për Unifikimin e Taksave Gjyqësore në vitin 2017 kanë sjellë nevojën për ndryshim të këtij udhëzimi. Një draft fillestar është përgatitur, ndërsa për lartësinë e tarifave do të vendoset nga vetë KGjK-ja”.

“Hyrja në fuqi e udhëzimit të ri administrativ për Unifikimin e Taksave Gjyqësore do të varet nga ecuria e punës së Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me nxjerrjen e Ligjit për Taksat Gjyqësore. KGjK-ja do të vlerësojë kohën e përshtatshme për nxjerrjen e këtij udhëzimi, ose eventualisht, nëse ligji për taksa gjyqësore do të nxirret, do të shqyrtojë mundësinë e nxjerrjes së një udhëzimi administrativ të ri, në drejtim të zbatimit të Ligjit për Taksat Gjyqësore”, kanë thënë në një përgjigje me shkrim nga KGjK-ja.

You Might Also Like

Mot i vranët me reshje shiu dhe temperatura të ulëta

January 28, 2026

Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve

Tragjedia në Gadime, nga familja dhe shkolla flasin për ngjarjen

Basha: Vendimi i Kushtetueses për Rashiqin, në kundërshtim me Kushtetutën

Kosova Times March 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusët kanë një taktikë të re. Ata po rrëmbejnë gjithnjë e më shumë – për sa kohë që ende munden

Kosova Times Kosova Times August 22, 2025
Përmbytje shkatërruese në Meksikë. Të paktën 47 të vdekur dhe 38 të plagosur
Prokurorët amerikanë nxjerrin në ankand jahtin e miliarderit rus me rezervuar karavidhe dhe piano të artë
Gafi i Biden prezanton Putinin ne vend te Zelenskit
A eshte djaloshi vrasës Kosta Keçmanoviq dhe ideologu i madh serb Nenad Keçmanoviq kanë origjinën tek i njëjti njeri – krimineli Dragutin Kecmanoviq?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?