By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Alketa Gashi Fazliu publikon librin e ri “Klithma”
January 5, 2026
Elezi: Rezultatet përfundimtare do të shpallen para 19 janarit
January 5, 2026
KRU “Prishtina” publikon urdhëresën tarifore të shërbimeve të ujit
January 5, 2026
VIDEO Katastrofë në Mal të Zi: Deti përmbyti shtëpitë në perlën turistike!
January 5, 2026
SHSKUK: Gjashtë pacientë të hospitalizuar nga lëndimet me mjete piroteknike
January 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Konjufca: S’ka frikë për zgjedhje, mungon vullneti i mazhorancës për dorëheqje të Qeverisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Konjufca: S’ka frikë për zgjedhje, mungon vullneti i mazhorancës për dorëheqje të Qeverisë
Lajme

Konjufca: S’ka frikë për zgjedhje, mungon vullneti i mazhorancës për dorëheqje të Qeverisë

Kosova Times
Last updated: 2024/03/29 at 2:56 PM
Kosova Times Published March 29, 2024
Share
SHARE

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka theksuar se mungon vullneti i mazhorancës për të shkruar në zgjedhje të parakohshme nëpërmjet dorëheqjes së Qeverisë, derisa shprehet se nuk ka frikë për zgjedhje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në lidhje me propozimin e PDK-së për zgjedhje të parakohshme në datën 9 qershor, ka thënë se deri në atë moment nuk ka pasur ndonjë takim për të diskutuar këtë çështje.

“Me sa kam njohuri unë deri tash nuk ka ndodhur asnjë takim i rëndësishëm i këtij niveli që të diskutohet se kur do të ishte koha më e përshtatshme që vendi të shkojë në zgjedhje. Kjo është një rast i rrallë që të gjitha partitë pajtohen të shkojnë në zgjedhje, por nuk po arrin që kjo punë të bëhet”, ka deklaruar ai.

Ai ka theksuar se shumicës parlamentare i mungon vullneti që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë.

“Nuk po duket që është punë e frikës, por mungon vullneti i mazhorancës që kjo të ndodhë përmes një dorëheqje të Qeverisë, sepse nuk ka një arsye që të japë dorëheqje Qeveria. Qeveritë japin dorëheqje vetëm kur diçka nuk është duke funksionuar”, ka thënë ai.

Konjufca, ka thënë se është pro themelimit të çdo Komisioni Hetimor parlamentar dhe se për këtë, sipas tij, nuk duhet të ketë asnjë pengesë.

Pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë, Konjufca ka thënë se debati për çështje të tilla duhet të bëhen në komisione.

“Unë jam që të mos bëhet asnjë pengesë në themelimin e komisioneve hetimore, cilado qofshin ato. Ky është instrumenti i vetëm që ka opozita në dorë sa i përket Kuvendit. Betejat gjithmonë duhet të bëhen brenda komisioneve pasi të themelohen ato dhe të mos vendosen kështu kushtëzime, pa mundësim teknik i themelimit të Komisioneve Hetimore parlamentare. Unë si kryetar i shpreh konceptin tim se Komisionet Hetimore parlamentare nuk do të pengohen në Kuvendin e Kosovës, sepse nëse kjo bëhet precedent, atëherë mendoj që në mënyrë afatgjate dëmtohet Kuvendi i Kosovës dhe parlamentarizmi në shtetin tonë”, ka deklaruar ai.

Konjufca ka shprehur qëndrimin e tij të hapur për zgjatjen e mandatit të Komisionit Hetimor, duke e vlerësuar si një çështje që mund të zgjidhet me vullnet politik.

Ai ka shtuar se interpretimi i ligjit nga ana e zyrës ligjore të Kuvendit është një çështje e diskutueshme dhe nuk duhet të jetë pengesë për zgjatjen e mandatit.

“Sa i përket moszgjatjes së mandatit, kjo ishte interpretim i zyrës ligjore që e kemi kuvend këtu brenda, ata në atë mënyrë po e interpretojnë ligjin sepse po thonë se Komisioni Hetimor parlamentar vetëm gjashtë muaj ka mandat, mirëpo nëse do të kishte vullnet edhe marrëveshje politike, kjo nuk do të ishte kurrfarë problemi, mund t’i shtosh edhe tre muaj Komisionit Hetimor parlamentar. Unë po flas për veten si kryetar i Kuvendit, nuk e kam problem këtë, pse këtë e pengon Grupi parlamentar i VV-së mendoj që duhet t’i pyesni ata”, ka deklaruar Konjufca.

Mes tjerash, ai para mediave ka shprehur shqetësimin për mungesën e vullnetit politik për të gjetur një zgjidhje për “dëmin që po i shkakton kuvendit humbja e kapacitetit për të ratifikuar marrëveshje ndërkombëtare”.

You Might Also Like

Elezi: Rezultatet përfundimtare do të shpallen para 19 janarit

KRU “Prishtina” publikon urdhëresën tarifore të shërbimeve të ujit

SHSKUK: Gjashtë pacientë të hospitalizuar nga lëndimet me mjete piroteknike

Kapet në Morinë një shtetas kosovar i dënuar nga autoritetet lituaneze

Digjet një objekt pranë stadiumit, zjarrfikësit në vendngjarje

Kosova Times March 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

SPD-ja e Scholzit i fiton zgjedhjet teksa ekstremi i djathtë vazhdon rritjen

Kosova Times Kosova Times September 23, 2024
Gjeorgjia e quan Rusinë “agresore” në përvjetorin e luftës
Rusi që iku në Letoni: Nuk doja të vrisja dhe të vdisja
Ligjvënësit amerikanë planifikojnë të rëndojnë tërheqjen e Pentagonit nga Europa
Trump thotë se nuk duhej të largohej nga Shtëpia e Bardhë pas zgjedhjeve të fundit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?