By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 në Shqipëri
January 23, 2026
Glaze Bourbon: glazura perfekte për marinadë
January 23, 2026
Rosë në letër pergameni me gështenja, konjak dhe portokall
January 23, 2026
Kokteje për mbrëmjet e ftohta
January 23, 2026
Piloti shpëton 167 pasagjerë në ulje emergjente dhe urdhërohet të paguajë 1.3 milion gjobë
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Studimi: Qentë mund të lidhin fjalët me objektet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Hi-tech > Shkencë > Studimi: Qentë mund të lidhin fjalët me objektet
Shkencë

Studimi: Qentë mund të lidhin fjalët me objektet

Kosova Times
Last updated: 2024/03/29 at 12:54 PM
Kosova Times Published March 29, 2024
Share
SHARE

Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që iu referohen objekteve në mënyrë të ngjashme sikurse njerëzit, gjeti një studim që ka analizuar valët në trurin e qenve, duke ofruar dëshmi mbi mënyrën se si funksionon truri i shokut më të mirë të njeriut.

Qentë janë në gjendje të njohin fjalë që nxisin ata të bëjnë veprime dhe kjo nuk është befasi për pronarët e qenve, të cilët u thonë kafshëve të tyre shtëpiake të “ulen” apo “të kapin topin”.

Megjithatë studimi, që ka analizuar aktivitetin e trurit të 18 qenve, ofron të dhëna se ata mund të aktivizojnë kujtesën e tyre për një objekt kur të dëgjojnë emrin e tij.

Studimi u krye nga Universiteti Eotvos Lorand në Budapest dhe u publikua në revistën, Current Biology.

“Ka pasur një debat të kamotshëm të aftësive jonjerëzore të kafshëve për të kuptuar fjalët në mënyrë referenciale”, tha Marianna Boros, bashkëautore e studimit.

“Përderisa ka pasur raportime për sjelljen, gjithmonë kanë qenë raste të veçanta. Studimi ynë është i pari që ne pretendojmë se kjo krijesë ka kapacitete të gjera”.

Gjatë studimit, pronarët e qenve thanë fjalët për objektet që kafshët e tyre shtëpiake i njihnin. Pastaj, në disa raste ata iu treguan qenve një objekt që përkonte me fjalën, ndërkaq në raste të tjera fjalët nuk përkuan me objektet.

Studimi gjeti se ka aktivitet në trurin e qenve kur fjalët përkonin me objektet ishin të ndryshme me ato kur nuk përkonin. E njëjta gjë vërehet edhe në trurin e njeriut.

“Qentë mund të kuptojnë se fjalët përkojnë me diçka… Prandaj, ata aktivizojnë paraqitjet mendore dhe i lidhin me kuptimin e fjalëve për atë paraqitje mendore dhe jo vetëm me kontekstin”, tha Boros.

Hulumtuesit kanë në plan që të hetojnë nëse ky kuptim i gjuhës referenciale është specifik vetëm për qentë, apo këtë aftësi e kanë edhe kafshët e tjera.

You Might Also Like

Objekti misterioz do të jetë më afër Tokës sot, astrofizikani i Harvardit provokon reagime të ashpra: ‘Le të jemi gati, mund të jetë një mjellmë e zezë!’

Planeti po çahet në shtresat e tij: Deti Mesdhe po hyn në fazën më të rrezikshme të historisë së tij

Ajo ishte klinikisht e vdekur tri herë: ‘Pashë çfarë ishte në anën tjetër dhe më kthyen mbrapsht me një mesazh’

Një stuhi magnetike do të godasë Tokën natën e 26 nëntorit

Data më e saktë e fundit të botës është zbuluar: Është shumë afër dhe është parashikuar nga vetë i famshmi Isak Njuton

Kosova Times March 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Dy persona gjuajnë me armë në Mitrovicë, policia ka gjetur 91 gëzhoja

Kosova Times Kosova Times March 21, 2024
Prizren restaurohen objektet e vjetra të trashëgimisë
Klimatologët kanë publikuar një raport të zymtë. “Do të arrijmë në pikën pa kthim”
Privatizimi tkurr tokat bujqësore
Një aeroplan mallrash i DHL u përplas në një ndërtesë banimi pranë aeroportit të Vilnius
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?