By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Lajm i mirë – BE-ja po ndryshon rregullat për bagazhet e dorës
June 29, 2025
Bali Europian: Ka plazhe të bukura me rërë dhe një koktej në një bar plazhi do t’ju kushtojë vetëm 3 euro
June 29, 2025
Publiku brohorit “Vdekje Ushtrisë Izraelite” në festivalin e muzikës në Angli
June 29, 2025
RrGK reagon pas raportimeve se gazetari Syla përdori dhunë ndaj të dashurës
June 29, 2025
Lezha priti mbi 290 mijë pushues deri në fund të qershorit, avantazh çmimet dhe cilësia
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA kërkon reforma politike nga Qeveria e re palestineze
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA kërkon reforma politike nga Qeveria e re palestineze
Rajon / Botë

ShBA kërkon reforma politike nga Qeveria e re palestineze

Kosova Times
Last updated: 2024/03/30 at 11:55 AM
Kosova Times Published March 30, 2024
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur formimin e Qeverisë së re palestineze, duke sinjalizuar se pranon përbërjen e ndryshuar të kabinetit si një hap drejt reformës politike palestineze.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, bëri thirrje për “rigjallërimin” e Autoritetit Palestinez, me seli në Bregun e pushtuar Perëndimor, me shpresën se ky Autoritet mund të administrojë edhe me Rripin e Gazës kur të përfundojë lufta mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Lufta ka shpërthyer gati gjashtë muaj më parë dhe u nxit nga sulmi i Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor.

Përmes një deklarate, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, tha se ShBA-ja mirëpret bashkëpunimin me grupin e ri të ministrave “për kryerjen e reformave të besueshme”.

“Një Autoritet Palestinez i rigjallëruar në esencë do të sillte rezultate për popullin palestinez si në Bregun Perëndimor ashtu edhe në Gazë dhe do të vendoste kushtet për stabilitet në rajonin më të gjerë”, tha Miller.

Autoriteti Palestinez administron pjesë të Bregut të pushtuar Perëndimor nga Izraeli. Ai udhëhiqet nga presidenti Mahmoud Abbas, i cili nuk është përballur me zgjedhje në pothuajse dy dekada.

ShBA-ja e sheh Autoritetin Palestinez si pjesë kyçe e planeve të saj për Gazën e pasluftës. Por, Autoriteti ka pak mbështetje popullore apo legjitimitet në mesin e palestinezëve, dhe shumë prej tyre e shohin si nënkontraktor të pushtimit për shkak të bashkëpunimit të sigurisë që ka me Izraelin në Bregun Perëndimor.

Më herët gjatë muajit, Abbas emëroi Mohammad Mustafa, ekonomist i shkolluar në SHBA, në postin e kryeministrit. Të enjten, Mustafa paraqiti përbërjen e kabinetit qeverisës. Aty përfshihen kryesisht autokratë të panjohur, por po ashtu ministri i Brendshëm dhe disa anëtarë të tjerë të lëvizjes Fatah të Abbasit bëjnë pjesë në Qeveri. Po ashtu, disa ministra janë nga Gaza, por nuk është e qartë nëse ata po jetojnë ende në enklavën palestineze.

Grupi radikal, Hamas, rival i Abbasit, dëboi forcat e tij të sigurisë nga Gaza më 2007, kur grupi mori pushtetin. ShBA-ja dëshiron që një Autoritet i reformuar Palestinez të rikthehet dhe të administrojë Gazën, një ide që është kundërshtuar nga Izraeli dhe Hamasi.

Një sfidë e madhe për Autoritetin Palestinez, nëse merr rolin e administrimit të Gazës, do të ishte rindërtimi i enklavës. Pothuajse gjashtë muaj luftë ka shkatërruar infrastrukturën kritike përfshirë spitalet, shkollat, shtëpitë, rrugët, sistemin e kanalizimit dhe rrjetin elektrik.

Sulmet ajrore dhe tokësore izraelite kanë lënë të vrarë më shumë se 32.000 palestinezë, sipas autoriteteve lokale. Luftimet kanë detyruar mbi 80 për qind të popullsisë së Gazës të zhvendoset dhe qindra mijëra janë buzë urisë, kanë thënë Kombet e Bashkuara dhe agjencitë ndërkombëtare të ndihmës.

Izraeli ka thënë se pas përfundimit të luftës do të mbajë, për një periudhë të pacaktuar kohore, kontrollin e sigurisë në Gazë dhe do të bashkëpunojë me palestinezët që nuk janë të lidhur me Autoritetin Palestinez apo Hamasin.

You Might Also Like

Publiku brohorit “Vdekje Ushtrisë Izraelite” në festivalin e muzikës në Angli

Që nga sot në Francë, pirja e duhanit është e ndaluar në parqe, rreth shkollave, në plazhe…

Një nga sulmet ajrore më të mëdha ruse deri më sot. U rrëzua një F-16, piloti u vra.

Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme

Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”

Kosova Times March 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
ShowBiz

Catherine Zeta-Jones ka festuar ditëlindjen e saj të 55-të dhe ka publikuar një foto në të cilën është krejtësisht e zhveshur

Kosova Times Kosova Times September 26, 2024
Dhjetra emigrantë të gjetur në një kamion në Republikën Çeke, një grua ka humbur jetën
Marrëveshjet e sigurisë: Një urë për anëtarësimin e Ukrainës në NATO?
Osmani në SHBA, merr pjesë në aktivitete për gratë, paqen dhe sigurinë
Inteligjenca ukrainase raportohet se ka kryer sulm kibernetik ndaj partisë ruse
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?