By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Të paktën 21 persona u vranë në sulmet ajrore dhe të shtënat në Gaza
June 26, 2025
Policia shqiptoi për 24 orë, 2182 gjoba në trafik
June 26, 2025
Nis konferenca ndërkombëtare e Kosovës për kërkime arsimore
June 26, 2025
Policia austriake thotë se vdekja e stjuardesës është mbyllur
June 26, 2025
Nxehtësi rekord deri të dielën, 6 qytete me paralajmërim të kuq
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: LBK kërkon masa të menjëhershme: Sektori i ndërtimit po vuan nga neglizhenca e KEDS
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > LBK kërkon masa të menjëhershme: Sektori i ndërtimit po vuan nga neglizhenca e KEDS
Uncategorized

LBK kërkon masa të menjëhershme: Sektori i ndërtimit po vuan nga neglizhenca e KEDS

Kosova Times
Last updated: 2024/03/31 at 11:49 AM
Kosova Times Published March 31, 2024
Share
SHARE

Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka kritikuar KEDS pas një debati me sektorin e ndërtimit të ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat kanë shfaqur shqetësimin e tyre siç thonë me vonesat e paarsyeshme në procesin e kyçjes ne rrjetin distributor te KEDS-it. Ky problem ka shkaktuar shqetësime të mëdha për komunitetin e biznesit, duke penguar zhvillimin e industrisë dhe ndikuar negativisht në planifikimin dhe realizimin e projekteve të reja.

“Nga data e dorëzimit të kërkesës për kyçjen në rrjet të KEDS-it e deri në momentin e kyçjes, procesi ka shënuar vonesa të konsiderueshme, në disa raste duke shkuar më muaj edhe vite të tëra. Në raste ekstreme, bizneset e sidomos sektori i prodhimit janë detyruar të presin më muaj e vite për të kyçur në rrjet, duke e bërë të pamundur zhvillimin normal të aktivitetit të tyre. Kjo jo vetëm që i shkakton dëme të konsiderueshme planeve zhvillimore të këtyre fabrikave prodhuese, por gjithashtu jep sinjale negative për të gjithë ata që kanë synime të ngjashme për të hapur fabrika në të ardhmen”, thekson LBK

Sipas tyre sektori i ndërtimit gjithashtu përballet me të njëjtën problematikë. Edhe pse objektet janë të përfunduara dhe të gatshme për shfrytëzim, procesi i kyçjes në rrjet është i pamundur për të realizuar në afate të pranueshme për shkak të procedurave të ngadalshme dhe të papërballueshme burokratike të KEDS-it. Ndërtuesit e banesave plotësojnë të gjitha kriteret dhe kërkesat e nevojshme sipas afateve të caktuara, por ende përballen me vonesa të pakuptimta.

“Kjo situatë e vonesave në procesin e kyçjes ne KEDS është një pengesë serioze për zhvillimin e sektorit të biznesit dhe ndërtimit në Kosovë. Në një kohë kur Kosova benë përpjekjet e saja të tërheqë investime dhe të ndërtojë një ambient më të favorshëm për biznesin, vonesat në sigurimin e energjisë elektrike janë të pa pranueshme”.

Për daljen nga kjo situatë  LBK mendon se autoritetet qendrore si Ministria e Ekonomisë dhe ZRrE të angazhohen për të adresuar ketë çështje shumë të rëndësishme për sektorin e bizneseve ne Kosovë. Andaj Lidhja e Bizneseve të Kosovës kërkon nga autoritet shtetërore të merren më ketë problematik. Sepse “Monopoli” i KEDS-it dhe heshtja e Qeverise, po i dëmton bizneset!

“KEDS-i duhet të jetë në gjendje të sigurojë një shërbim më të shpejtë dhe më efikas për bizneset dhe ndërtuesit, duke përdorur teknologjinë dhe metodologjitë më të fundit për të shkurtuar kohën dhe vonesat gjatë procesit të dhënies së pëlqimit elektroenergjetik.

Një bashkëpunim i ngushtë mes autoriteteve publike dhe sektorit privat është i domosdoshëm për të zbatuar reforma të nevojshme administrative dhe ligjore, si dhe për të ndërtuar një kulturë të transparencës dhe llogaridhënies në procesin e ofrimit të shërbimit të energjisë elektrike. Vetëm në këtë mënyrë Kosova mund të sigurojë një ambient më të favorshëm për biznesin dhe të përparojë drejt qëllimeve të zhvillimit ekonomik dhe të përmirësimit të cilësisë së jetës për qytetarët e saj”, thekson LBK.

Problematik tjetër është autorizimet për Panelat Solare

Procedurat e tejzgjatura ne dhënien e autorizimit për ndërtimin e paneleve solare ne sektorin e bizneseve

“Në kohën kur nevoja për të përparuar në drejtim të një mjedisi më të qëndrueshëm dhe të përdorur burime të energjisë së rinovueshme është më e domosdoshme se kurrë, procesi i autorizimit për ndërtimin e paneleve solare në sektorin e bizneseve ka qenë nën vëmendje të veçantë. Në mjaft raste, procedurat e tejzgjatura dhe komplekse kanë penguar shpejtësinë drejt përparimeve në këtë fushë.

Ndërtimi dhe instalimi i paneleve solare në ambiente biznesi është një hap kyç për të reduktuar ndikimin e karbonit dhe për të përparuar drejt një modeli më të qëndrueshëm të konsumit të energjisë. Megjithatë, për shkak të procedurave të ngadalshme dhe burokratike, shumë kompani kanë hasur ne vështirësi në realizimin e këtij synimi”, nënvizon LBK.

Problemi kryesor në gjykimin e tyre , është se procedurat e autorizimit janë shpesh të tejzgjatura. Përveç kësaj, mungesa e koordinimit mes institucioneve dhe organiteteve relevante (ZRrE, KEDS dhe komune) mund të shtojë më shumë vonesa dhe kosto për bizneset që synojnë të investojnë në energjinë e rinovueshme.

Për të adresuar këtë problem, është e nevojshme që autoritetet kompetente të ndërhyjnë për të rregulluar dhe përmirësuar procesin e autorizimit për ndërtimin e paneleve solare në sektorin e bizneseve. Kjo mund të përfshijë:

  • Thjeshtimin e procedurave administrative: Në vend që të kërkohet një varg i gjatë dokumentesh dhe lejeve, duhet të konsiderohet një proces më i thjeshtë dhe më i shpejtë për të dhënë autorizimin e nevojshëm.
  • Zbatim i standardeve të qarta teknike: Përdorimi i standardeve të njohura dhe të përshtatshme teknike për instalimin e paneleve solare, të cilat lejojnë për një vlerësim më të shpejtë dhe më efikas të projektit.
  • Koordinimi i institucioneve: Sigurimi i një bashkëpunimi të mirë mes institucioneve relevante për të zvogëluar vonesat dhe për të ofruar një udhëzim të qartë dhe të plotë për bizneset.
  • Nxitja e inovacionit dhe përdorimit të teknologjisë: Inkurajimi i përdorimit të teknologjive të reja dhe inovative për të lehtësuar procesin e autorizimit dhe për të rritur efikasitetin e instalimeve të paneleve solare.

“Në fund të fundit, është e rëndësishme që këto ndryshime të përcaktohen dhe të zbatohen në mënyrë që të lehtësojnë rrugën për investime në energjinë e rinovueshme në sektorin e bizneseve. Kjo jo vetëm do të ndihmojë në përmbushjen e synimeve për reduktimin e ndikimit të klimës, por gjithashtu do të krijojë mundësi të reja për rritje ekonomike dhe inovacion në Kosovë”. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Çka ju tha juve Albin Kurti, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku…

Maqedonci: Mbretëria e Bashkuar, partnere në siguri dhe mbrojtje

Jashari në takim lamtumirës me atasheun kroat të mbrojtjes

Aktakuzë për punime ndërtimore të kundërligjshme në qendër të qytetit

Kancelari gjerman, përshëndet armëpushimin mes Izraelit e Iranit

Kosova Times March 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia rrit shpenzimet buxhetore për mirëmbajtjen e Putinit me 20%

Kosova Times Kosova Times September 29, 2023
BE-ja dhe Suedia dhurojnë pajisje për mbrojtjen e pyjeve të Kosovës
Pas gjysmë shekulli identifikohet ratesisht viktima
Bloomberg: Putin e shkarkoi Shoigun për shkak të korrupsionit dhe paaftësisë për të zhvilluar luftë efektive
Partitë konfirmojnë ftesën nga Ambasada amerikane për takimin e 31 janarit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?