By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Me guxim dhe besim në fitore!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Me guxim dhe besim në fitore!
Opinion

Me guxim dhe besim në fitore!

Kosova Times
Last updated: 2024/03/31 at 10:09 AM
Kosova Times Published March 31, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Shkurti i vitit 2025 është afati kushtetues i zgjedhjeve parlamentare në vend, ndërsa Nëntori i të njëjtit vit është afati i zgjedhjeve të rregullta lokale. Përkthyer në gjuhën politike, viti 2025 është vit i fushatave zgjedhore. Kërkesa e opozitës për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare këtë vit, jo vetëm se e palogjikshme, është edhe absurditet i llojit të vet.

Loja më fjalë e opozitës

Ky model i shprehjes së kërkesës publike të opozitës për zgjedhje të parakohshme dhe pamundësia e shkarkimit të qeverisë me mocion të mosbesimit, e ndihmon akoma më shumë kryeministrin Kurti që t’i shkojë deri në fund të mandatit qeverisës, gjë e cila do ta thyente rekordin e këtij çerekshekulli me qeverisje të plotë, të një Qeverie me besueshmërinë më të lartë nga përfundimi i luftës e deri më sot.

Opozita e cila nuk i ka numrat për ta shkarkuar qeverinë përmes një mocioni mosbesimi, më mirë është të përgatitet seriozisht për zgjedhjet e rregullta sesa të bëjë fushatë elektorale në Kuvend.

Nëse realisht opozita mendon që e kalon mocionin e mosbesimit ndaj ‘Qeverisë Kurti’, pa e humbur asnjë ditë, asnjë orë dhe as një minutë duhet të thërrasë seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit me një pike të rendit të ditës: Mocioni i mosbesimit ndaj ‘Qeverisë Kurti’, e jo të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit dhe shpërndarjen e Kuvendit pa asnjë justifikim!

Opozita po vepron në këtë mënyrë, pasi është e sigurt që nuk e kalon mocionin e mosbesimit dhe me automatizëm ia vazhdon Albin Kurtit qeverisjen deri në fund të mandatit kushtetues.

Tërheqja nga mocioni, fatale për opozitën

Nëse opozita nuk e ndërmerr hapin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë, ajo e humbë rastin e fundit dhe ndjellë ndjenjën disfatiste tek elektorati i saj dhe i shuan shpresat edhe të militantëve më të mëdhenj opozitar, duke e fuqizuar kështu bazën elektorale të subjekteve në pushtet.

Rifreskimi i skenës politike arrihet vetëm përmes zgjedhjeve të rregullta, e jo përmes krijimit të krizave artificiale apo të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme (jashtëzakonshme).

Ata që e kanë guximin dhe besimin në fitore nuk iu frikësohen proceseve zgjedhore, përkundrazi, forcohen akoma më tepër në pozicionin e tyre, si subjekte serioze dhe të përgjegjshme në qeverisjen e vendit.

Zgjedhjet e rregullta, të lira dhe demokratike janë themeli i demokracisë dhe vlerë e civilizimit njerëzorë. Kosova duhet të dëshmohet edhe para bashkësisë ndërkombëtare që e ka këtë themel demokratik të ndërtuar nga vitet e ’90-ta, dhe se është e gatshme të dali çdo herë faqebardhë.

Alternativa e guximit politik është forca e ecjes para e jo e kthimit prapa. Guximi politik është në ADN-n e atdhetarëve të vërtetë që s’kursejnë asgjë nga vetja e tyre për të mirën e shtetit dhe qytetarëve.

You Might Also Like

Makthi Strategjik i Evropës: I bllokuar midis Trumpit, Putinit dhe luftës që nuk mund ta përfundojë

Ja deri ku është i gatshëm të shkojë monstrumi Aleksandër Vuçiq për t’a luajtur lojën dhe mbetur në pushtet

Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Një Holodomor me Temperaturë të Ulët

Kosova Times March 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bajqinovci: Mërgata nuk do të lejojë kurrë më hajnat të kthehen në pushtet

Kosova Times Kosova Times October 28, 2024
Kosovës i rritet vlera, kalon edhe Sllovakinë
Në 21 komuna përfundon rinumërimi i fletëvotimeve
Trump refuzon ofertën e Ukrainës prej 44 miliardë eurosh për sistemet Patriot
Fluturime të pezulluara në Moskë. Hakerët: E kemi përgatitur sulmin për një vit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?