By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 janar
January 28, 2026
Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur
January 27, 2026
Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet
January 27, 2026
VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë
January 27, 2026
Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Koreja e Veriut thotë se ka testuar një raketë të re hipersonike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Koreja e Veriut thotë se ka testuar një raketë të re hipersonike
Rajon / Botë

Koreja e Veriut thotë se ka testuar një raketë të re hipersonike

Kosova Times
Last updated: 2024/04/03 at 9:43 AM
Kosova Times Published April 3, 2024
Share
SHARE

Koreja e Veriut tha se ka testuar një raketë të re hipersonike me rreze të mesme veprimi, me shtytës që funksionojnë me lëndë djegëse të ngurta.

Me testimin e supozuar të suksesshëm, lideri verikorean Kim Jong Un deklaroi se shteti tani ka aftësi të ndërtojë sisteme raketash që operojnë me lëndë djegëse të ngurta. Ai pretendoi se mund të ndërtohen raketa me rreze të ndryshme veprimi dhe të afta që të bartin koka bërthamore, teksa Kim synon të forcojë arsenalin me qëllim që të kërcënojë rivalët e tij në Azi dhe Shtetet e Bashkuara.

Ky njoftim i medias shtetërore verikoreane erdhi një ditë pasi ushtritë e Koresë së Jugut dhe Japonisë detektuan një raketë të lëshuar nga Veriu afër kryeqytetit të tij, Phenian, në drejtim të lindjes.

Media shtetërore verikoreane tha se testimi i raketës u mbikëqyr nga Kim, i cili e përshkroi raketën Hwasong-16B si pjesë kyçe të luftës së tij bërthamore parandaluese, përderisa u zotua se do të vazhdojë të ndërtojë arsenal për t’iu kundërvënë “armiqve” të tij, referencë për ShBA-në, Korenë e Jugut dhe Japoninë.

Kim tha Koreja e Veriut ka zhvilluar sisteme me lëndë të ngurta, me aftësi bërthamore “për të gjitha raketat taktike, operacionale dhe strategjike me rreze të ndryshme veprimi”, raportoi media verikoreane, KCNA.

Në vitet e fundit, Koreja e Veriut është përqendruar në zhvillimin e më shumë armëve që funksionojnë me shtytës me lëndë djegëse të ngurta. Këto lloje armësh lëvizin më lehtë dhe lëshohen më shpejt se ato që funksionojnë me lëndë djegëse të lëngshme.

Vitin e kaluar, Koreja e Veriut tha se për herë të parë kishte testuar një raketë balistike ndërkontinentale, që funksionon me lëndë djegëse të ngurta, e cila, sipas Phenianit mund të arrijë tokën amerikane.

Koreja e Veriut ka krijuar raketa të ndryshme me rreze të mesme veprimi, që funksionojnë me lëndë të ngurta dhe mund të lëshohen nga makinat, anijet e nëndetëset dhe që kanë potencial të arrijnë caqe në Korenë e Jugut dhe Japoninë.

Veriu që nga viti 2021 ka testuar armë hipersonike që kalojnë për pesë herë shpejtësinë e zërit. Nëse perfeksionohen sisteme të tilla mund të paraqesin rrezik për sistemet e mbrojtjes ajrore në rajon për shkak të shpejtësisë dhe manovrimit të tyre.

You Might Also Like

Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur

Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet

VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë

Pamjet po përhapen. Dyshohet se tregojnë rusë gjysmë të zhveshur të lidhur pas pemëve në fushën e betejës

Sllovenia në shok për programin erotik në spa-në që kroatët e adhurojnë, çmimet shkojnë deri në 3,000 euro

Kosova Times April 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

A do të kthehet në tavolinën e bisedimeve ideja për shkëmbime territoriale?

Kosova Times Kosova Times November 26, 2024
Kurti pjesë e drekës së punës me liderët e Ballkanit Perëndimor
Stojkoviç: Asnjë normalizim i marrëdhënieve në Ballkan nuk bëhet me Vuçiqin
Osmani takon Tërnaven, vlerëson traditën e tolerancës ndërfetare
OEK pret që ZRRE-ja ta respektojë vendimin e Gjykatës Komerciale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?