By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja i kërkon NASA-s të krijojë një standard kohor për Hënën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Hi-tech > Shkencë > ShBA-ja i kërkon NASA-s të krijojë një standard kohor për Hënën
Shkencë

ShBA-ja i kërkon NASA-s të krijojë një standard kohor për Hënën

Kosova Times
Last updated: 2024/04/03 at 4:28 PM
Kosova Times Published April 3, 2024
Share
SHARE

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se ka udhëzuar Administratën Kombëtare amerikane të Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) për të krijuar një standard kohor për Hënën dhe trupat e tjerë qiellorë, përderisa qeveritë dhe kompanitë private po intensifikojnë garën hapësinore.

Me Shtetet e Bashkuara që po synon të vendosë norma ndërkombëtare përtej orbitës së Tokës, Zyra për Politika Shkencore dhe Teknologji e Shtëpisë së Bardhë (OSTP) ka udhëzuar NASA-n që të formulojë një plan deri në fund të vitit 2026 për standardin e quajtur Koha e Koordinuar Hënore.

“Përderisa NASA, kompanitë private dhe agjencitë e tjera hapësinore në mbarë botën po nisin misione për në Hënë, Mars dhe përtej, është e rëndësishme që të krijohet standarde kohore qiellore për siguri dhe saktësi”, tha zëvendësdrejtori i OSTP-së, Steve Welby, përmes një deklarate.

Ai theksoi se “koha kalon ndryshe” në varësi të pozitës në hapësirë, duke përmendur një shembull se si koha duket se kalon më ngadalë ku graviteti është më i fuqishëm, sikurse afër trupave qiellorë.

“Një definicion i qëndrueshëm i kohës në mesin e operatorëve në hapësirë është thelbësor për aftësitë e suksesshme lidhur me ndërgjegjësimin për situatën në hapësirë, navigimin dhe komunikimin”, tha Welby.

Qëllimi, tha Shtëpia e Bardhë, për Kohën e Koordinuar Hënore apo LTC, është që ajo të lidhet me Kohën e Koordinuar Universale (UTC), që aktualisht është standardi kryesor i kohës që përdoret në mbarë botën për të rregulluar kohën në Tokë.

Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar NASA-s që të punojë me departamentet e Tregtisë, Mbrojtjes, Transportit dhe Departamentin amerikan të Shtetit për të krijuar një strategji për krijimin e një standardi të kohës, që do të përmirësonte navigimin dhe operacionet e tjera për misionet veçmas në një zonë hapësinore midis Tokës dhe Hënës.

ShBA-ja po synon që të kthehet në Hënë më 2026, pasi më 1972 misioni Apollo 17 bëri zbarkimin e parë të njerëzve në këtë planet.

You Might Also Like

Objekti misterioz do të jetë më afër Tokës sot, astrofizikani i Harvardit provokon reagime të ashpra: ‘Le të jemi gati, mund të jetë një mjellmë e zezë!’

Planeti po çahet në shtresat e tij: Deti Mesdhe po hyn në fazën më të rrezikshme të historisë së tij

Ajo ishte klinikisht e vdekur tri herë: ‘Pashë çfarë ishte në anën tjetër dhe më kthyen mbrapsht me një mesazh’

Një stuhi magnetike do të godasë Tokën natën e 26 nëntorit

Data më e saktë e fundit të botës është zbuluar: Është shumë afër dhe është parashikuar nga vetë i famshmi Isak Njuton

Kosova Times April 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ish-eprori I lartë i UÇK-së e godet me tallje të ashpra Hashim Thaçin, i cili po ‘zgërdhihej’ nga dëshpërimi dhe inati i dëshmitarit Geci në Speciale!

Kosova Times Kosova Times October 22, 2024
Istref Elezaj ndan drejtësinë në kualifikuesen e “Challenge Cup” dhe fiton thirrje si gjyqtar ndërkombëtar
Begaj: Krenarë që gjeniu shqiptar i letrave ka zënë një vend të nderuar në panteonin e letërsisë botërore
Krasniqi uron veteranët: Guximi juaj përkufizon lirinë tonë
Lamtumira për Gerti Bogdanin, nisin homazhet në nderim të ish-deputetit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?