By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
I zhdukur që nga viti 1999, eshtrat e Rasim Koçit u varrosën në Çabrat
January 31, 2026
Dokumente të reja zbulojnë se Epstein i ofroi Miroslav Lajçakut
January 31, 2026
Feja dixhitale dhe debatet rreth rebelimit
January 31, 2026
Radhë të mëdha pakistanezësh në Barcelonë pas vendimit të qeverisë spanjolle
January 31, 2026
Shpërthime në Iran
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Krimet e Serbisë nuk mund të mbulohen nga dheu i varrezave masive
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Krimet e Serbisë nuk mund të mbulohen nga dheu i varrezave masive
Lajme

Kurti: Krimet e Serbisë nuk mund të mbulohen nga dheu i varrezave masive

Kosova Times
Last updated: 2024/04/05 at 1:17 PM
Kosova Times Published April 5, 2024
Share
SHARE

E vërteta e krimeve të Serbisë në Kosovë nuk mund të mbulohet nga dheu i varrezave masive. Kështu ka theksuar kryeministri Albin Kurti, teksa ka kujtuar masakrën në Rrezallë të Skenderajt, ku 98 burra dhe djem u pushkatuan nga forcat e armatosura të Serbisë vetëm për shkak se ishin shqiptarë.

“Nuk mund të lejojmë harresën të mbulojë mizoritë që ndodhën në luftë. Duke nderuar të kaluarën, me drejtësi për viktimat, angazhohemi për të ardhmen e Republikës sonë. Për Kosovën e pavarur, ku brezat e rinj rriten të lirë e të sigurt. Duke mësuar nga e kaluara, ecim përpara me shpresë dhe vendosmëri”, ka shkruar kryeministri Kurti në Facebook.

Ai duke kujtuar masakrën e Rrezallës ka thënë se pas ekzekutimit mizor e barbarë më 5 prill 1999 të 98 burrave e djemve, forcat e  armatosura të Serbisë ua kishin rrëmbyer kufomat.

“29 prej tyre janë gjetur në varrezën masive në Rudnicë të Rashkës, në Serbi. Nga Kizhevaku i Serbisë, më 30 shtator 2021, na u kthyen në Kosovë eshtrat e shtatë prej të vrarëve në këtë masakër. Mes tyre ishin edhe dy ribashkime me eshtrat e zhvarrosura vite më parë nga varreza masive në Rudnicë të Serbisë. Andaj, sot e gjithnjë u bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë që nga Serbia, si përgjegjëse për vrasjen dhe zhdukjen e të dashurve tonë, të kërkojnë zbardhjen e plotë të fatit të tyre dhe drejtësi për viktimat dhe familjet”, ka nënvizuar Kurti.

Tutje shefi i Qeverisë ka thënë se “drejtësia vendore duhet pa vonesë dhe me ngulm të veprojë, që përgjegjësit, urdhërdhënësit dhe ekzekutorët, të gjykohen e të dënohen”.

“Përkujtimi ynë është dëshmi e përkushtimit për të mos harruar sakrificat për të shtrenjtën e shenjtën liri. I përjetshëm qoftë kujtimi i martirëve të kombit nga Rezalla!”, ka përfunduar Kurti. /Kosovatimes/

You Might Also Like

I zhdukur që nga viti 1999, eshtrat e Rasim Koçit u varrosën në Çabrat

Kurti: Zahir Pajaziti me shokë, dritë udhërrëfyese e rezistencës çlirimtare

Çipa: Kodi Penal i ri dhe “kurthi i statusit”: rrezik për gazetarët dhe investigimin

Delegatët e Kuvendit të LDK-së me qëndrime të ndryshme ndaj Abdixhikut

Abdixhiku zyrtarisht dorëzon dorëheqjen e tij para Kuvendit të LDK-së

Kosova Times April 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Dronët godasin bazat ajrore ruse, depot e naftës dhe uzinën e raketave ndërsa Moska sulmon Ukrainën

Kosova Times Kosova Times June 6, 2025
Reagime në Mal të Zi pas sulmit të Policisë ndaj një shtetasi shqiptar
Wiffen fiton medaljen e artë, vendos rekord olimpik
GAP: Mbi 600 milion euro projekte të pezulluara shkak i masave të BE-së
Foshnja gjashtë muajshe vdes në krahët e nënës në Gaza
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?