By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Prebreza dorzon 60 dosje për hetim në krimet ekonomike
February 3, 2026
Dy të akuzuar për ryshfet në Vërmicë, përfshirë një zyrtar policor
February 3, 2026
‘Hidrodrini’ thërret konsumatorët të shlyejnë borxhet deri më 18 shkurt
February 3, 2026
BE: Procesi i dialogut nuk dëmtohet për shkak të Lajçakut
February 3, 2026
Policia në veri gjen sërish armë e municion
February 3, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ministrja finlandeze: S’është koha të bisedohet për ligjin për armët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ministrja finlandeze: S’është koha të bisedohet për ligjin për armët
Rajon / Botë

Ministrja finlandeze: S’është koha të bisedohet për ligjin për armët

Kosova Times
Last updated: 2024/04/05 at 1:25 PM
Kosova Times Published April 5, 2024
Share
SHARE

Finlanda e ka tashmë një ligj goxha “të rreptë” për armët dhe nuk është tani koha e duhur për të biseduar për ashpërsimin e tij, tha të premten ministrja e Brendshme e Finlandës, Mari Rantanen.

Ajo e tha këtë disa ditë pas një sulmi me armë në një shkollë fillore në afërsi të kryeqytetit Helsinki.

Të martën, një djalë 12-vjeçar e qëlloi me armë për vdekje një nxënës moshatar të klasës së gjashtë dhe i plagosi rëndë dy nxënëse, përfshirë një vajzë nga Kosova.

Të enjten, Policia finlandeze tha se njëra nga vajzat e plagosura ka nënshtetësi të dyfishtë, kosovare dhe finlandeze. Ajo tha se të dyja vajzat e plagosur rëndë janë duke u mjekuar ende në spital.

Policia tha se 12-vjeçari, i cili është arrestuar, e mori me vete revolen e një të afërmi në shkollën fillore “Viertola” në afërsi të Helsinkit dhe i qëlloi tre nxënës dhe i kërcënoi disa të tjerë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Finlandës, në vend janë lëshuar më shumë se 1.5 milion licenca të armëve të zjarrit. Rreth 430.000 persona janë të licencuar për armëmbajtje në Finlandën.

Finlanda është në mesin e vendeve të Bashkimit Evropian me shkallën më të lartë të civilëve që mbajnë armë zjarri për kokë banori, sipas një studimi të vitit 2018, por Rantanen tha se numri i lartë i armëve nuk e bën Finlandën “vend të dhunshëm”.

“Hetimi policor është në fazë fillestare dhe, edhe nëse ata bëjnë përparim të shpejtë, kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton se tani është koha e duhur për të komentuar nëse ne duhet ta ashpërsojmë ligjin tonë për armët”, tha Rantanen për Reuters.

You Might Also Like

Lajçak për bisedat me Epsteinin: Po ndihem si idiot

646 kundërvajtje në trafik përmes sistemit të ri në Maqedoni të Veriut

Prokurorët francezë bastisin zyrat e Elon Musk-ut

Mbledhje me më shumë se 70 vjet traditë: Çfarë është Lutjet e Mëngjesit në SHBA

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, pritet të vizitojë Kievin të martën

Kosova Times April 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani: E ardhmja e Kosovës është në NATO

Kosova Times Kosova Times April 4, 2024
Bashkë me blerjet online, rriten edhe mashtrimet
Ekipi i Kosovës largohet nga Valencia pas katër ditësh bllokimi
Kanosje në Prokurorinë Themelore, arrestohet i dyshuari
Të dënuarit bëhen me certifikata për “Menaxhim të Zemërimit”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?