By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kuvendi i Kosovës&Pallati i Dimrit të Madh!?
June 27, 2025
Radman: Ideja e botës ruse ndikoi në idenë e botës serbe
June 27, 2025
Irani pranoi dëmet e mëdha në objektet e tij bërthamore
June 27, 2025
Macut për TASS: Vëllazëria e serbëve dhe rusëve – e pathyeshme, bashkëpunimi me BRICS – një interes strategjik
June 27, 2025
Beogradi dhe Moska po përgatisin një marrëveshje të re shumëvjeçare bashkëpunimi
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Një lamtumirë për gazetarin Zamir Dule
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Një lamtumirë për gazetarin Zamir Dule
Opinion

Një lamtumirë për gazetarin Zamir Dule

Kosova Times
Last updated: 2024/04/05 at 11:20 AM
Kosova Times Published April 5, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Aleksandër ÇIPA

Gazetari Zamir Dule, diku nga mesdita e kësaj dite, do të fshihet nën dhe. Shkon, duke lënë ndër të gjallë, emrin e tij si simbol i reporterit që udhëtoi me ambicien e fisme profesionale në atë kohë të 1997, por edhe me dramën e vet të mëpastajme…

U “martirizua” për lajmin dhe raportimin e thelluar të kronikës, duke tejkaluar vdekjen fizike, e cila e arriti, plot pas 27 vitesh, dhe pasi u përplas me të nëpër një kalvar spitalor dhe dashurie të vetme familjarësh e shumë pak miq e kolegësh.

Zamir Dule shkoi pasi iu ndal zemra e munduar, duke e qesëndisur sidomos pas vitit 1997, botën e vogël shqiptare të Shqipërisë, në mënyrën e tij.

E qesëndisi nga një pozitë e individit të lënduar keqas në shëndetin e vet mendor, por si një Ezra Paund në periferi, shkroi aq shumë gjëra me talent dhe mendje sqimatare për anormalët e shumë të shoqërisë dhe bashkëkohësisë së vet.

Në orët dhe ditët e fundit të jetës, pranë iu ndodh motra e vet me vëllain, të afërm dhe gazetari Bardhyl Gostnishti e një avokat, mik i nderuar.

Dhimbjen për ikjen e tij e ndajnë shumë e shumë të tjerë, por më të shumtë, janë lexuesit e tij të atëhershëm të “Koha jonë” dhe lexues të afërt që kanë patur rastin të njihen me një pjesë të dorëshkrimeve të tij.

Barrën e rëndë financiare të kurimit të tij të pasuksesshëm në spitalin privat, edhe pse me lutje të ndryshme e kryesisht prej Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, e përballojnë dhe e kanë peshë të rëndë edhe pas kësaj, motra dhe vëllai i tij I shtrenjtë.

Zamir Dule ishte gazetar i lindur. Nuk iu shqit leximit edhe kur kishte dhimbje në mendje e në zemër.

Ishte mençurisht i heshtur dhe refuzues, kontestues dhe meditues për paqen e natyrës dhe gërmadhësinë e kësaj bote.

Jeta e Zamir Dules është më shumë se një histori dhe aq më tepër një rast tronditës për historinë e gazetarisë shqiptare në kohë të demokracisë hibride.

Korrespodenti i së përditshmes më të famshme të viteve ’90, gazetës “Koha jonë”, në Korçë, spikati për talentin raportues, për këmbënguljen, intelektin dhe sidomos pasionin kërkues dhe kurajën raportuese.

Në vitin 1994 botuesi Nikollë Lesi e afroi në Tiranë si reporter të parë të kronikës. Kulmin e vet të identifikimit profesional e arriti në vitin 1996 kur shkroi edhe librin e vetëm profesional ‘Përbindëshi i Tropojës'”.

Pasioni profesional i tij e tërhoqi nëpër një rrugë dhimbjesh dhe pasojash dhe aspak shpërblimesh.

Të vetmet shpërblime për këtë arsye, i pati pësime trupore, mendore dhe sociale. Nuk i ndau lëngimet me askënd dhe refuzoi të shfaqej si i viktimizuar, aq më tepër përçmues i ofertave keqardhëse.

Në kohën që vjen, Zamir Dule do t’u shfaqet protagonistëve politikë të tranzicionit shqiptar si një hije mundonjëse në mendjen e tyre të pandërgjegje. Pensioni modest i posaçëm që iu dha nga qeverisja post ’97, mbetet e vetmja shenjë e pamjaftueshme respekti për kurajën e tij dhe trimërinë e pashoqe publike.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka humbur një koleg të dashur dhe të respektuar për shkak të bëmës së fisme profesionale të tij, për shkak të jetës së tij të ndërprerë profesionale, në detyrë dhe për detyrim publik.

Nga kjo lartësi morale shpirti i tij do të na sodisë prej kësaj dite e përherë. Do të na sodisë ne pjesëtarët e kësaj shoqërie duke na sfiduar me imazhin e qesëndisjes së tij që nuk u ngritëm dot nga pellgu ynë i anormalitetit mirënjohës e vlerësues.

Drita është me shpirtin tënd Zamir, hijet e gërmadhëshme janë në ndërgjegjen tonë të ardhme.

*Kryetar i UGSH

You Might Also Like

Kuvendi i Kosovës&Pallati i Dimrit të Madh!?

Deri kurë kështu- vend të bashkimit kemi inate, në vend të shtetndërtimit grupe interesi

Ku mbeti nderi dhe dinjiteti i shqiptarëve!?

Pse një luftë Izrael-Iran mund të jetë shpëtimi i Putinit

“Kështu na tha Ibrahim Rugova, kështu na tha Adem Jashari… Po juve, si ju thanë?”

Kosova Times April 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Pingpong/veteranët si në ditët më të mira

Kosova Times Kosova Times June 2, 2024
Organizohet Kampionatin Individual i Kosovës për U19 (KIK U19 2023)
Miller: Shqipëria, partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Sondazhi i ri: Harris, Trump me mbështetje të barabartë për votën popullore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?