By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aksion në Mitrovicën Veriore, sekuestrohen armë, municion dhe mjete ilegale
January 28, 2026
Publikohet lista e barnave që gjenden në Barnatoren Qendrore të QKUK-së
January 28, 2026
Kurti:Rruga drejt çlirimit të Kosovës është e shtruar me gjakun e martirëve
January 28, 2026
Paraburgim një muaj për tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës
January 28, 2026
Kurti pret Apostullin nga Ghana, flasin për bashkëpunim ekonomik e kulturor
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tetë të vrarë nga sulmet ruse në lindje të Ukrainës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Tetë të vrarë nga sulmet ruse në lindje të Ukrainës
Rajon / Botë

Tetë të vrarë nga sulmet ruse në lindje të Ukrainës

Kosova Times
Last updated: 2024/04/05 at 9:02 AM
Kosova Times Published April 5, 2024
Share
SHARE

Rusia i sulmoi me dronë disa rajone të Ukrainës më 4 prill, duke i vrarë tetë njerëz përfshirë katër në rajonin e Harkivit, ku u goditën dy ndërtesa banimi nga një sulm i dyfishtë, të cilin presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quajti të “neveritshëm”.

Tre nga katër njerëzit e vrarë në Harkiv ishin punëtorë të ekipeve të shpëtimit, të cilët shkuan në vendin e ngjarjes pas sulmit të parë dhe u goditën nga sulmi i dytë, tha guvernatori i këtij rajoni, Oleh Synyehuvov.

Së paku 12 njerëz u plagosën, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, tha ai.

“Sulmi cinik dhe i neveritshëm, kur ekipet e shpëtimit mbërritën në vendin e ngjarjes, terroristët sulmuan përsëri”, tha Zelensky në X.

Yevhen Vasylenko, zëdhënës i Shërbimit Emergjent Shtetëror, tha për Radion Evropa e Lirë se ekipet e shpëtimit po tentonin t’i shpëtonin njerëzit e ngecur në një ndërtesë më të vogël në afërsi, kur armiku goditi përsëri me dronë.

Ai shtoi se ekipet e shpëtimit ia dolën ta shpëtojnë një civil të ngecur nën gërmadha.

“Zakonisht, punëtorët e ekipeve të shpëtimit strehohen nëse ka kërcënim për sulm të dytë, por sot, një person kishte ngecur nën rrënoja dhe i nevojitej ndihma, prandaj ishte e domosdoshme të veprohej menjëherë”, tha Vasylenko.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se 20 dronë e sulmuan vendin gjatë natës mes 3 dhe 4 prillit dhe se 11 prej tyre u penguan nga forcat kundërajrore.

Në rajonin lindor të Donjeckut u vranë dy persona nga të shtënat ruse të artilerisë – një çift i martuar në të 50-at, tha zyra e prokurorit rajonal.

Një sulm tjetër e vrau një burrë në një traktor në rajonin e Harkivit, tha Synyehubov, ndërsa një elektricist u vra nga një sulm me bombë në rajonin Sumi, tha Ministria e Energjisë e Ukrainës.

Instituti për Studimin e Luftës, me bazë në ShBA, shkroi më 3 prill se Rusia mund t’i rrisë sulmet raketore dhe me dronë kundër infrastrukturës civile të Ukrainës, posaçërisht kundër rrjetit energjetik, për t’i bërë “trysni shtesë Ukrainës t’i zhvendosë kundërajrorët larg vijës së frontit”.

Rusia e ka mohuar prej fillimit të pushtimit në shkurt 2022 se i sulmon civilët, por qytetet ukrainase dhe infrastruktura civile janë goditur vazhdimisht nga sulmet raketore dhe me dronë.

Sipas një raporti në shkurt të organizatave ukrainase dhe ndërkombëtare të bamirësisë, së paku 10.500 civilë ukrainas janë vrarë nga “bombardimet e vazhdueshme, minat dhe dronët”, në dy vjetët e fundit.

You Might Also Like

Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë

Gjermania: Hetim për pastrim parash në Deutsche Bank

Lufta kthehet në Detin e Zi. Putini ndjek atë që dëshiron që nga dita e parë

Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze

Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake

Kosova Times April 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

NATO do të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën pas sulmit më të madh rus

Kosova Times Kosova Times August 29, 2024
Arrestohet një serb, dyshohet për krime lufte në Kosovë
Kurti: Me Kroacinë kemi të kaluarën dhe të ardhmen e përbashkët
Haradinaj nga Prekazi: Prej këtij vendi nisemi më të fortë për të gjitha sfidat
Ursula von der Leyen: Qëndrimi i BE-së nënkupton liri, jo shtypje, përfshirë të drejtën për tubim paqësor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?