By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Britania dhe Franca kanë vendosur të dërgojnë 15,000 trupa në Ukrainë pas marrëveshjes së paqes
January 8, 2026
Senatori Graham: Trump i ka dhënë dritën jeshile projektligjit të sanksioneve
January 8, 2026
Minneapolis: Zemërim për vdekjen e shoferes femër të qëlluar nga oficeri i ICE-së
January 8, 2026
Evakuohen 10 familje nga lagja 2 Korriku në Mitrovicë
January 8, 2026
Dhuna në familje mbetet shqetësuese, policia raporton raste të shumta
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gabim pas gabimi deri tek humbja përfundimtare!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Gabim pas gabimi deri tek humbja përfundimtare!
Opinion

Gabim pas gabimi deri tek humbja përfundimtare!

Kosova Times
Last updated: 2024/04/07 at 10:11 AM
Kosova Times Published April 7, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Edhe pse Vuçiqi nuk po i zbaton marrëveshjet e Brukselit dhe aneks marrëveshjen e Ohrit, presioni po i bëhet në mënyrë të njëanshme Kosovës dhe jo vetëm kaq, neve po na rëndojnë mbi supe edhe masat ekonomike të vendosura padrejtësisht nga BE-ja!

Gatishmëria e Kurtit për pranim dhe moszbatimi i marrëveshjeve nga Vuçiqi

Në vend që BE-ja ta ndëshkojë Serbinë për moszbatim të planit franko-gjerman dhe marrëveshjes së Ohrit, ajo po vazhdon ta mbajë nën sanksione ekonomike Kosovën!

Po ndodhë pikërisht kështu edhe për shkak të qasjes së gabuar të Kosovës në raport me dialogun politik.

Rrëshqitja e kohëpaskohshme e Kosovës nga dialogu politik në atë teknik, siç ishte rasti për targat dhe së fundmi edhe për dinarin, i shkuan për shtati Serbisë, e cila po e saboton dialogun nën justifikimin e gjërave teknike, të cilat pas marrëveshjes përfundimtare do të zgjidheshin pa asnjë vështirësi nga institucionet e Kosovës.

Përsëritja e gabimeve në dialog po i kushton Kosovës. Në vend që politika shtetërore të përqendrohej në arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, po ngritë çështje të reja, siq është puna e dinarit serb.

Çfarë të mire i solli Kosovës ngritja e çështjes së dinarit serb?!

Përgjigja është asgjë, përveç shpërqendrimit nga temat madhore, humbje kohe dhe terreni politik, duke e rrezikuar anëtarësimin e Kosovës në KiE!

Në vend që të zhvillohen bisedime për përmbylljen e marrëveshjeve paraprake deri tek marrëveshja e Ohrit, po zhvillohen raunde të kota të bisedimeve rreth qarkullimit të dinarit serb në Kosovë!

Fillimi i gabuar dhe vazhdimi i gabuar i dialogut

Problematizimi i panevojshëm i dinarit serb, e ka çorientuar totalisht Kosovën nga temat madhore në tema minore teknike nga të cilat po përfiton Serbia e cila tani po e konsideron dinarin serb në Kosovë si çështje të interesit nacional, e cila po e konsideron Bankën Kombëtare të Serbisë institucion monetar e jo BQK-në!

Kur është në pyetje qarkullimi i dinarit serb si mjet pagese në Kosovë, Serbia i referohet Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së!

Fillimi i gabuar i bisedimeve me Serbinë në vitin 2011 pa kushtin themeltar që kjo e fundit ta parnojë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, ka bërë që Serbia në bisedimet e Brukselit, Vjenës e Parisit, Berlinit e Uashingtonit ta trajtojë Kosovën si pjesë integrale të saj, e cila ende figuron në preambulën e kushtetutës serbe!

Mbetët i dhimbshëm fakti që BE-ja dhe ShBA-të asnjëherë nuk i kërkuan Serbisë që ta heqë Kosovën nga preambula e saj. Për më keq se kaq, edhe përkundër njohjes së Kosovës nga 117 shtetet të botës, nuk u iniciua nga asnjë shtet euro-perëndimor miratimi i një Rezolute të re në KS të OKB-së, e cila do ta bënte të pavlershme Rezolutën 1244!

Vargu i gabimeve të politikës kosovare në dialogun e Brukselit është i gjatë dhe i pambarim nga njëra qeveri tek tjetra. Gabimet ndodhën dhe po ndodhin shkaku i mungesës së një politike të mirëfilltë shtetërore, por edhe si pasojë e moskoordinimit të faktorit politik shqiptar në Ballkan.

Urojmë që politikanët tonë të këndellen “5 minuta pasa orës 12”, t’i lënë inatet personale dhe interesat partiake, për t’iu kthyer interesit shtetërorë me moton ‘Të gjithë në rimëkëmbje ekonomike dhe mbrojtje të shtetit’, në të kundërtën na pret humbja e madhe dhe përfundimtare, nga e cila më e dhimbshmja është zbrazja totale e shtetit nga shqiptarët!

You Might Also Like

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet

Kosova Times April 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Krasniqi priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Finlandës

Kosova Times Kosova Times August 19, 2025
Të paktën 40 persona vdesin nga kolera në Sudan brenda një jave
Gjenerali i lartë rus vritet në një shpërthim në Moskë (Video)
Ministria e Drejtësisë: Ka shpërthyer një zjarr në ndërtesën e Institutit të Mjeksësisë Ligjore
Axhenda ndërkombëtare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?