By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Aktakuzë kundër dy personave të cilët mashtruan me subvencione
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Aktakuzë kundër dy personave të cilët mashtruan me subvencione
Lajme

Aktakuzë kundër dy personave të cilët mashtruan me subvencione

Kosova Times
Last updated: 2024/04/08 at 11:50 AM
Kosova Times Published April 8, 2024
Share
SHARE

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj S.S. dhe A.F., pasi në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Mashtrimi me subvencione”, sipas KPRK-së.

Sipas aktakuzës, i pandehuri S.S., gjatë vitit 2020, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme, në cilësinë e pronarit të kompanisë, ka paraqitur të dhëna të pa sakta në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, duke falsifikuar dokumentacionin kinse ka lidhur kontrata me disa persona dhe me të njëjtat ka aplikuar për projektin “Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore”, me ç’ rast ka përfituar grantin në vlerë totale të projektit të financimit 398.810.00 euro.

Po ashtu, të pandehurit S.S. dhe S.F., në periudhën 2018-2021, në bashkëkryerje, për qëllime të njëjta, kanë bërë mashtrim me subvencione, duke paraqitur të dhëna të pa sakta në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, përmes hartimit të dokumentacionit të falsifikuar për plotësim të kritereve dhe poentim sa më të lartë, më konkretisht falsifikimit të kontratave kinse për furnizim të lëndës së parë, ashtu që me të njëjtat kanë aplikuar për përfitimin e grantëve për projektin ”Përpunimi i pemëve dhe perimeve’’ dhe mbi bazën e dokumenteve fiktive kanë arritur ta përfitojnë shumën prej 398,184.00 euro.

Ndërsa, gjatë vitit 2020, dy të pandehurit, me veprime të ngjashme kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme grantin në shumën prej 399,996.00 euro.

Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar gjykatës kompetente që të pandehurit të shpallën fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila iu vihet në barrë, si dhe ka propozuar që të konfiskohet nga të pandehurit dobia pasurore e fituar nga vepra penale, për kompensimin e dëmit të shkaktuar buxhetit të Kosovës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Mbi 1 miliard euro, fondet peng i aprovimit nga Kuvendi i Kosovës

Rasti i BSK-së, i përkeqësohet gjendja të dyshuarit gjatë seancës

Presidentja Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri

Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbeten nën zero

Kosova Times April 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zelensky dhe Scholz kërkojnë zgjatjen e marrëveshjes së drithërave

Kosova Times Kosova Times July 3, 2023
Pacienti misterioz në ShBA. Askush nuk e di se çfarë gjuhe flet!
O’Brien pas takimit me Maqedoncin: E mbështesim FSK-në
Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik në Vjenë, shpreh unitetin evropian
Irani ka shpallur gatishmërinë e tij për të ndërhyrë në luftën e Izraelit me Hamasin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?