By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse korridori i cili i është dhënë SHBA-së llogaritet nyja me e rendesishme gjeostrategjike
August 9, 2025
Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!
August 8, 2025
CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë
August 8, 2025
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
August 8, 2025
Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani për bojkotin e Listës serbe: Vjen me urdhër të Vuçiqit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani për bojkotin e Listës serbe: Vjen me urdhër të Vuçiqit
Lajme

Osmani për bojkotin e Listës serbe: Vjen me urdhër të Vuçiqit

Kosova Times
Last updated: 2024/04/09 at 3:14 PM
Kosova Times Published April 9, 2024
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një prononcim për media ka folur për thirrjet e Listës Serbe që serbët e veriut të mos marrin pjesë në procesin zgjedhjet me 21 prill.

Ajo ka thënë se Aleksandër Vuqiq nuk e ka mbajtur fjalën që e ka dhënë para aleatëve se nuk do të bëjë presion të pa ligjshëm ndaj serbëve që mos të marrin pjesë në një procesin zgjedhor.

“Natyrisht Kushtetuta jonë dhe ligjet tona kanë krijuar bazën ligjore se bashku me një Udhëzim Administrativ të nxjerrë nga ministria përkatëse që qytetarët e komunave tona të kenë të drejtë të fillojnë procedurat për largimin e kryetarëve. Republika e Kosovës në bashkëpunim me aleatë ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme në mënyrë që qytetarëve të u ofrohet kjo e drejtë, të mos ju cenohet në as një moment kjo e drejt dhe ata ta realizojnë këtë të drejtë të lirë dhe pa presione”, tha ajo.

Sipas saj, për fat të keq edhe kësaj radhe është Aleksandër Vuqiq ai që nuk e mbanë fjalën që e ka dhënë para aleatëve edhe në takime ku kanë qenë prezent edhe kancelarit gjerman edhe presidentit francez Macron, por edhe në takime të tjera ku ai kishte garantuar se nuk do të bëjë presion të pa ligjshëm ndaj serbëve që mos të marrin pjesë në një proces të tillë.

“Për fat të keq edhe një herë po e dëshmon këtë lloj presioni të pa ligjshëm të cilin e realizon nëpërmjet Listës Serbe dhe unë besoj që aleatët tanë janë duke parë me kujdes se si Serbia edhe një herë po ua mohon serbëve të Kosovës një të drejtë të cilën ata do të mund ta realizon në përputhje me ligjet dhe në përputhje me rregullativën tonë të kodifikuar në udhëzimin administrativ”, theksoi ajo.

Osmani deklaroi se kjo po e dëshmon edhe një herë që nuk është për paqe të qëndrueshme, por përkundrazi është vetëm për dhunë të cilën e ka zgjedhur si metodë për zgjidhjen e problemeve.

“Ne jemi të përkushtuar që të vazhdojmë t’i mbrojmë të drejt e qytetarëve tanë pa dallim, jemi të përkushtuar që serbet që jetojnë në Kosovë t’i shfrytëzojnë të drejtat që atyre u jep Kushtetuta, por për fat të keq disa prej tyre po lejojnë që të mbahen penga nga ana e Vuqiq. Dua në veçanti t’i bëjë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, aleatëve tanë që të jenë shumë të shumë të zëshëm për të kundërshtuar këtë presion të pa ligjshëm ndaj serbëve që jetojnë në Kosovë dhe po ashtu ta ndëshkojnë Vuqiçin i cili për disatën herre nuk e ka mbajtur fjalën që e ka dhënë para tyre qe nuk do të ndërhyj në kundërshtim me normat ndërkombëtare dhe normat e së drejtës sepse është shtet tjetër dhe nuk ka të drejtë të ndërhyjë në procese zgjedhore në Kosovë. Po dëshmon edhe një herë që e vetmja gjë që Vuqiçi i jep serbëve të Kosovës është dhuna dhe asgjë tjetër që të ciline e ka realizuar nëpërmjet strukturave ilegale kriminale si Rajdoqiqi”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se nuk janë të vërteta akuzat e Listës Serbe që serbët në veri janë duke pasur presion nga institucionet e Kosovës.

Osmani deklaroi s ato janë akuza false të cilat kanë për qëllim që të mbulojnë një presion të jashtëligjshëm që Vuqiq po e realizon nëpërmjet Listës Serbe në Kosovë.

“Këto janë akuza false të cilat kanë për qëllim që të mbulojnë një presion të jashtëligjshëm që Vuqiq po e realizon nëpërmjet Listës Serbe në Kosovë. As një presion të vetëm institucionet e Kosovës nuk u kanë bërë serbëve. Përkundër institucionet e Kosovës kanë bërë gjithçka që të miratohen edhe udhëzimet e reja administrative që qytetarët e veriut të kenë të drejtë të realizojnë mënyrën e largimit të kryetarëve para përfundim të mandatit. Nuk ka as një presion, dhe mos të harrojmë që zgjedhjet nuk i organizon kryeministri por zgjedhjet i organizon KQZ-ja, ku edhe Lista Serbe ka përfaqësues ku janë të përfaqësuara të gjitha partitë politike dhe është organ i pavarur i cili në as një mënyre nuk ka ndërmarr as një vlerësim që do t’i cenonte serbët. Është një shpifje në radhën e shpifje të shumat të cilat burimin e kanë në Serbi në zyrën e Vuqiçit”, ka thënë presidentja Osmani para mediave.

You Might Also Like

Një i ri lirohet, një tjetër ndalohet pas incidentit në festivalin në veri të qytetit të Mitrovices

BE: Përmbajuni vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gjeni kompromis

Kurti kujton heroizmin e zjarrfikësit Osmanaj në përvjetorin e rënies

LVV: Gjykata Kushtetuese nuk mund të krijojë norma të reja juridike

KQZ fton diasporën në takime për zgjedhjet nga 11 deri 29 gusht

Kosova Times April 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Dështon sërish Komisioni Hetimor për MPJD-në, opozita e braktis mbledhjen

Kosova Times Kosova Times July 31, 2024
Gjeneralmajor i Ushtrisë Ruse vdiq në Ukrainë
Vendosen lule në Shkup, Mexhiti: Solidarizohemi me familjet e viktimave!
Ambasada e ShBA-së pas aksionit në veri: Veprim i pakoordinuar
Kroacia blen sistem kundërajror francez për 72 milionë euro
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?