By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Misioni u krye.” Wagner PMC njofton tërheqjen nga Mali
June 6, 2025
Udhëheqësit nuk janë mbretër dhe perandorë, por thjesht inxhinierë socialë, në thelb administratorë
June 6, 2025
Ja si dukej hakmarrja e Putinit për sulmin historik të shtetit në Ukrainë
June 6, 2025
Togu i Xhenierëve Luftarakë pjesë e garës shumëkombëshe ‘Dita e Unitetit`
June 6, 2025
OVL UÇK nderon dëshmorët e 6 qershorit
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Arizona, Gjykata e Lartë rikthen ligjin e shekullit të 19-të për të ndaluar abortin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > Arizona, Gjykata e Lartë rikthen ligjin e shekullit të 19-të për të ndaluar abortin
Shëndetësi

Arizona, Gjykata e Lartë rikthen ligjin e shekullit të 19-të për të ndaluar abortin

Kosova Times
Last updated: 2024/04/10 at 6:25 PM
Kosova Times Published April 10, 2024
Share
SHARE

Gjykata e Lartë e Arizonës të martën vendosi ndalimin e pothuajse të gjitha aborteve, duke kërkuar zbatimin e një ligji të vitit 1864, të gati një gjysmë shekulli para se Arizona të fitonte statusin e shtetit dhe shumë kohë para se gratë të fitonin të drejtën për të votuar.

Gjykata më e lartë e Arizonës, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, ka vënë në dijeni mjekët se ata mund të ndiqen penalisht sipas ligjit të para 160 vjetësh. Gjykata hodhi poshtë një vendim të mëparshëm të një gjykate të nivelit më të ulët, që thoshte se mjekët nuk mund të akuzoheshin për kryerjen e abortit në 15 javët e para të shtatzënisë.

Ligji i vitit 1864 nuk parashikon përjashtime as për rastet e përdhunimit ose incestit dhe lejon abortet vetëm nëse jeta e nënës është në rrezik.

Shteteve të veçanta iu dha mundësia për të miratuar ndalime të tilla pasi Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara në qershor të vitit 2022 shfuqizoi vendimin e saj historik të vitit 1973, që e kishte bërë abortin një të drejtë kushtetuese në mbarë vendin.

Të gjithë anëtarët e Gjykatës së Lartë në Arizona janë emëruar nga guvernatorë republikanë.

Ligji nga koha e Luftës Civile parashikon dënimin nga dy deri në pesë vjet burgim për ata që ofrojnë aborte. Avokatët e organizatës “Planned Parenthood” ‘Planifikimi Familjar’, në Arizona thanë se ata besojnë se dënimet penale do të zbatohen vetëm për mjekët.

Gjykata e Lartë në këtë shtet tha se zbatimi nuk do të fillojë për të paktën dy javë.

KUSH MUND TË NDIQET PENALISHT SIPAS LIGJIT TË VITIT 1864?

Ligji urdhëron ndjekjen penale të “personave që ofrojnë, apo kryejnë aborte, ose i krijojnë mundësinë një gruaje të marrë ilaçe, apo shfrytëzojnë ndonjë instrument apo metodë me qëllim që të shkaktojnë humbjen e shtatzënisë, me përjashtim të rasteve kur jeta e nënës është në rrezik”.

Gjykata e Lartë e Arizonës në vendimin e saj të së martës thotë se mjekët mund të ndiqen penalisht, ndonëse gjyqtarët nuk e thanë këtë në mënyrë të drejtpërdrejtë.

“Në kuadër të këtij qëndrimi, mjekët tani njoftohen se të gjitha abortet, me përjashtim të atyre që bëhen për të shpëtuar jetën e një gruaje, janë të paligjshme”, thotë vendimi.

Gjyqtarët nënvizuan se mund të zbatohen dënime penale shtesë kundër aborteve nëse ato kryhen pas javës së 15-të të shtatzënisë

Ligji parasheh dënimin nga dy deri në pesë vjet burg.

POLITIKAT E GARËS PRESIDENCIALE

Ky vendim e kthen çështjen e abortit në qendër të debateve politike në një shtet ku fitorja në zgjedhjet e përgjithshme nuk është e sigurt për asnjërën palë.

Demokratët u hodhën menjëherë në sulm, duke fajësuar ish-presidentin Donald Trump për humbjen e të drejtës për abortin, sepse ishin vendimet e tij që krijuan një shumicë konservatore në Gjykatën e Lartë në Uashington. 6 nga 9 anëtarët e saj tani janë konservatorë. Kjo shumicë mori vendimin për të hequr abortin si të drejtë kombëtare, duke ua dhënë shteteve të drejtën të vendosin.

Presidenti Joe Biden dhe aleatët e tij po vazhdojnë përpjekjet për të rikthyer të drejtën e abortit. Ish Presidenti Trump nuk e përkrah një ndalim kombëtar të abortit dhe ka paralajmëruar se kjo çështje mund të nxisë humbjen e republikanëve në zgjedhje. Vendimi e vendos Arizonën në listën e shteteve me ligjet më të ashpra kundër abortit.

Në zgjedhjet e vitit 2016, Donald Trump, fitoi garën në shtetin e Arizonës kundër kandidates demokrate, Hillary Clinton, por e humbi atë 4 vjet më vonë në garën kundër demokratit, Joe Biden.

Përballja Biden-Trump sipas të gjitha gjasave do të përsëritet në zgjedhjet e nëntorit të këtij viti.

Aleatja e ish Presidentit Trump dhe kundërshtarja e abortit, Kari Lake do të përballet me demokratin Ruben Gallego për postin e senatorit të këtij shteti.

Kyrsten Sinema, senatorja aktuale e Arizonës, ka njoftuar se nuk do të kërkojë një mandat të dytë.

ÇFARË NDODH MË TEJ?

Guvernatorja demokrate e Arizonës, Katie Hobbs, i bëri thirrje legjislativit të shtetit ta shfuqizojë ndalimin e abortit.

“Ata mund ta bëjnë këtë sot”, tha ajo të mërkurën në një intervistë për programin e mëngjesit të televizionit “CBS”.

“Ata mund të mblidhen sot dhe të bëjnë një mocion për të shfuqizuar këtë ndalim”, tha më tej zonja Hobbs. “Ata duhet ta bëjnë këtë. Unë shpresoj se do ta bëjnë, sepse kjo do të ketë pasoja shkatërruese për Arizonën”.

Nëse ndalimi i aborteve hyn në fuqi sipas ligjit të vitit 1864, numri i aborteve në Arizonë pritet të bjerë në mënyrë drastike nga rreth 1,100 në muaj që bëhen tani, siç vlerësohet nga një sondazh për Shoqërinë e Planifikimit Familjar.

Në verën e vitit të kaluar, avokatët e të drejtave të abortit filluan përpjekjet për të kërkuar një votim popullor që të kthejnë abortin në një të drejtë kushtetuese në këtë shtet. Nëse ata mbledhin nënshkrimet e duhura, Arizona do të bëhej shteti më i fundit që do ta shtronte çështjen e të drejtave riprodhuese drejtpërdrejt para votuesve.

Amendamenti kushtetues i propozuar do të garantonte të drejtat e abortit derisa një fetus të mund të mbijetojë jashtë mitrës, zakonisht rreth javës së 24-të. Ai gjithashtu do të lejonte abortet e mëvonshme për të shpëtuar jetën e nënës, ose për të mbrojtur shëndetin e saj fizik ose mendor

You Might Also Like

OFTK-ER-WCPT organizojnë mbledhjen e përgjithshme të Evropës në Prishtinë

Kosova shënon Ditën Botërore kundër duhanit: Bëhet thirrje për mospërdorim

Shënohet Dita Botërore kundër Duhanit

Mjekët nga Turqia po operojnë 12 fëmijë në Kosovë me probleme në zemër

Kosova ndalon importin e mishit të pulës nga Brazili

Kosova Times April 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ambasadori i Palestines ne Serbi per Kurir: Ky është rezultati i gjithçkaje që ka ndodhur që nga viti 1948

Kosova Times Kosova Times October 8, 2023
Në forumin në Davos, drejtuesit e kompanisë parashikuan një rënie ekonomike
VIDEO Dëbora rekord paralizon Korenë e Jugut, katër të vdekur
Koreja e Jugut: 600 ushtarë të Koresë së Veriut të vrarë në luftën me Ukrainën
SHBA dhe Ukraina do të zhvillojnë nesër bisedime në Arabinë Saudite, Zelensky nuk do të jetë në takim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?