By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Asyet e mundura qe Ukraina do të detyrohet t’i “nënshtrohet” Rusisë
November 21, 2025
Një banor i rajonit të Belgorodit u kap duke kontrabanduar gati 9 ton kokainë nga Venezuela
November 21, 2025
Vuçiç mohon përfshirjen në “safarin e Sarajevës” dhe paralajmëron miliona padi: Isha në Pale sepse di anglisht
November 21, 2025
Kallas: Evropa dhe Ukraina nuk do të dorëzohen para agresionit rus
November 21, 2025
Një politikan britanik mori një ryshfet prej 45,000 eurosh për deklarata pro-ruse. Ai do të shkojë në burg
November 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ekspertët, nivel rekord i nxehtësisë në muajin mars
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Hi-tech > Shkencë > Ekspertët, nivel rekord i nxehtësisë në muajin mars
Shkencë

Ekspertët, nivel rekord i nxehtësisë në muajin mars

Kosova Times
Last updated: 2024/04/10 at 8:07 PM
Kosova Times Published April 10, 2024
Share
SHARE

Nxehtësia globale në mars shënoi një rekord të ri mujor, me temperaturat e ajrit dhe oqeaneve të botës, që arritën nivelin më të lartë për këtë muaj, sipas Agjencisë Copernicus të Bashkimit Evropian për klimën. Që nga qershori i kaluar, globi ka thyer rekorde të nxehtësisë çdo muaj.

Lulëzimi pranveror filloi më herët në pjesë të Evropës dhe Amerikës së Veriut këtë vit në muajin mars, falë temperaturave më të ngrohta se mesatarja.

Temperatura mesatare në mars të këtij viti ishte 14.14 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të vitit 2016 me një të dhjetën e shkallës, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia Copernicus e Bashkimit Evropian për klimën.

Ekspertët e klimës thonë se ndër arsyet kryesore të nivelit rekord të nxehtësisë këtë vit janë ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu përmes çlirimit të dyoksidit të karbonit dhe metanit të shkaktuar nga djegia e qymyrit, naftës dhe gazit natyror.

Përmes Marrëveshjes së Parisit të vitit 2015, bota vendosi një objektiv për të mbajtur ngrohjen globale në ose nën nivelin 1.5 gradë Celsius krahasuar me periudhën para-industriale.

Të dhënat mbi temperaturën të Agjencisë Copernicus janë mujore dhe përdorin një sistem matjeje paksa të ndryshëm nga pragu i përcaktuar në Marrëveshjen e Parisit, i cili përfshinë mesatarisht një periudhë prej dy ose tre dekadash.

Samantha Burgess, zëvendës drejtoreshë e Agjencisë Copernicus, thotë se temperatura rekord e muajit mars nuk ishte aq e jashtëzakonshme sa disa muaj të tjerë të vitit të kaluar që thyen rekordet me dallime më të mëdha.

Rajoni spanjoll i Katalonjës po vuan nga një prej thatësirave më të rënda në histori.

Në shkurt, zyrtarët në rajonin verilindor të Spanjës shpallën një emergjencë thatësire pasi niveli i një rezervuari, që furnizon gjashtë milionë njerëz me ujë, duke përfshirë popullsinë e Barcelonës, ra nën 16 për qind të kapacitetit.

Kjo ishte një goditje e madhe për ekonominë rurale sepse shkaktoi një ulje të nivelit të ujit për ujitjen e kulturave bujqësore me 80 për qind dhe për kafshët me 50 për qind.

Fermeri Josep Guitart thotë se kjo është një thatësirë e pashembullt.

“Sigurisht, ne po jetojmë aktualisht në kontekstin e ndryshimeve klimatike. Kjo po ndodh në mbarë botën, por po godet më shumë zonën e Mesdheut. Babai im është 85 vjeç dhe thotë se nuk ka parë kurrë diçka të tillë, një thatësirë kaq të gjatë. Ky është një cikël dhe këtë herë po na prek neve”, thotë ai.

Amerika Jugore, Amerika Qendrore dhe Amerika Veriore vendosën një rekord të ri për rastet e etheve të dengës këtë vit pasi mijëra njerëz nga Porto Riko deri në Brazil u sëmuren nga virusi që transmetohet nga mushkonjat.

Shumica e rasteve këtë vit kanë ndodhur në hemisferën jugore, me më shumë se 80% të tyre të raportuara në Brazil, të pasuara nga ato në Paraguai, Argjentinë, Peru dhe Kolumbi.

Sipas të dhënave të Agjencisë Copernicus, globi ka përjetuar 12 muaj rritje të temperaturave mesatare mujore me 1.58 gradë Celsius, duke kaluar pragun e vendosur nga Marrëveshja e Parisit.

Temperatura globale e sipërfaqes së detit në muajin mars ishte mesatarisht 21.07 gradë Celsius, shifra më e lartë e regjistruar për këtë muaj dhe pak më e lartë se ajo që u regjistrua në shkurt. /zeriamerikes.com/

You Might Also Like

Data më e saktë e fundit të botës është zbuluar: Është shumë afër dhe është parashikuar nga vetë i famshmi Isak Njuton

Misteri i Trekëndëshit të Bermudës, ku u zhdukën 50 anije dhe 20 aeroplanë, më në fund u zgjidh?

Si ta heshtësh dikë që të fyen vazhdimisht brenda sekondash? Thjesht thuaji këto tre fjalë

Shkencëtarët kinezë kanë kryer transplantin e parë në botë të mëlçisë së një derri të modifikuar gjenetikisht në një njeri

NASA zbulon prova të mundshme të jetës së lashtë në Mars

Kosova Times April 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Irani paralajmëron ShBA-në se “nuk do të kursehet” nëse vazhdon lufta në Gazë

Kosova Times Kosova Times October 26, 2023
Kryeministri Kurti vizitoi qytetin e Prizrenit
Greqia e pret me optimizëm sezonin turistik
Alarmi i Mbrojtjes Civile kumbon në të gjithë Romën dhe tremb qytetarët: në orën 17 mbyllet sheshi i Shën Pjetrit
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?