By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!
May 9, 2025
Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj
May 9, 2025
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sondazhi: Ekonomia, çështja kryesore për votuesit amerikanë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Sondazhi: Ekonomia, çështja kryesore për votuesit amerikanë
Rajon / Botë

Sondazhi: Ekonomia, çështja kryesore për votuesit amerikanë

Kosova Times
Last updated: 2024/04/10 at 4:00 PM
Kosova Times Published April 10, 2024
Share
SHARE

Votuesit amerikanë thonë se ekonomia është një nga shqetësimet e tyre më të mëdha në zgjedhjet presidenciale të këtij viti. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Scott Stearns njofton për qasjen e dy kandidatëve kryesorë për president për ekonominë në një kohë kur Departamenti amerikan i Punës thotë se ekonomisë amerikane i janë shtuar më shumë vende të reja pune dhe janë rritur pagat përtej parashikimeve.

Votuesja e shtetit Uiskonsin, Theresa Laabs është e shqetësuar për ekonominë dhe përballimin e kostos së jetesës nga familja e saj.

“Është e vështirë për një familje si kjo e jona të blejë ushqime dhe të mos shpenzojë 100 deri në 150 dollarë çdo fundjavë ndërsa përpiqemi të vendosim: ‘Çfarë më duhet patjetër sot dhe çfarë mund ta lë për javën tjetër?’ Çmimet e benzinës po rriten dhe nuk e kuptoj pse”, thotë zonja Laabs.

Ajo thotë se do të votojë për demokratin Joe Biden me shpresën se, siç thotë ajo, “do të vazhdojë të punojë edhe më shumë në katër vitet e ardhshme” për t’ia lehtësuar jetën klasës së mesme.

Ky ankth ekonomik po nxit gjithashtu mbështetjen për ish Presidentin Donald Trump. Votuesja nga Xhorxhia, Faye Bowling thotë se kjo është ekonomia më e keqe që ajo ka përjetuar ndonjëherë.

“Unë jam gjyshe 73-vjeçare dhe kurrë në jetën time nuk kam parë një ekonomi kaq të keqe sa tani. Unë jam pro Donald Trumpit. Unë dua që të gjithë të dalin për të votuar masivisht për republikanët në nëntor, sepse ne duhet të fitojmë Kongresin dhe Presidencën dhe ta bëjmë këtë vend të mrekullueshëm”, tha zonja Bowling.

Sondazhi i muajit të kaluar i organizatës Harvard CAPS/Harris tregon se shumica e të anketuarve thonë se inflacioni është çështja kryesore që ndikon tek ata personalisht.

Departamenti i Punës raportoi të dhëna më të mira se sa ishin parashikimet për tre mujorin e parë të këtij viti. Sipas raportit, sektorët e qeverisë, shëndetësisë dhe ndërtimtarisë kanë regjistruar shtimin më të madh të numrit të vendeve të punës, ndërsa papunësia ka rënë nën 4% dhe pagat kanë vazhduar të rriten.

Ish Presidenti Trump thotë se ekonomia amerikane “po shembet”. Duke iu drejtuar një tubimi për mbledhje fondesh në Florida, ai tha se është ai është njeriu i duhur për të përmirësuar ekonominë.

“Njerëzit duan ndryshimin, përfshirë njerëzit e pasur dhe të varfër. Vendi po ecën me të vërtetë keq. E gjithë bota po tallet me ne. Ne do ta sjellim ndryshimin shumë shpejt”, tha zoti Trump.

Presidenti Biden, në një tubim në Nevada, tha se ai po përmirëson ekonominë e dëmtuar nga koronavirusi dhe nga shkurtimet e taksave për të pasurit gjatë administratës së Presidentit Trump.

“Gjërat po lëvizin në drejtim të duhur. Papunësia është ulur në mënyrë dramatike. Në Nevada, numri i atyre që kanë një vend pune sot është më i lartë se ndonjëherë më parë. Mijëra qytete amerikane po shohin këtë ndryshim historik”, tha Presidenti Biden.

Ai thotë se ekonomia do të përmirësohet gjithashtu edhe falë planit të tij për të falur disa kredi studentore.

“Unë nuk do të ndalem kurrë për të ofruar lehtësim të borxhit të studentëve. Kjo shkon vetëm në interesin e Amerikës dhe është për të mirën e ekonomisë tonë. Ajo po bëhet gjithnjë e më e fortë”, tha Presidenti Biden.

Sondazhi i Harvard CAPS tregon se gati dy të tretat e demokratëve thonë se ekonomia është në rrugën e duhur, por vetëm 12 për qind e republikanëve kanë qëndrim të njëjtë.

You Might Also Like

Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë

Beogradi u çlirua nga ukrainasit, por propaganda ruse dhe serbe e fshehin këtë

Trump: Papa i parë amerikan, çfarë nderi

BE kritikon udhëtimin e Vuçiqit në Moskë: Serbia të tregojë orientimin

Papa i ri shpallet Robert Prevost nga SHBA

Kosova Times April 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Putin e quajti një “përgjigje” një sulm masiv në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times October 10, 2022
AP: Qindra ushtarë të Koresë së Veriut u vranë dhe u plagosën në rajonin e Kurskut
Ukrainasit sulmojnë ashpër nga ajri, rusët kërkojnë dhurim gjaku…
Osmani po qëndron në New York, do të ketë takime me liderë botëror
Akuza për abuzim seksual ndaj prokurorit të Hagës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?