By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 8 gusht
August 8, 2025
Drejtësi apo strategji politike- një reflektim i sinqertë mbi protestën
August 7, 2025
Arrestohen për falsifikim të parave dy shtetas të Shqipërisë në Vërmicë
August 7, 2025
Rama: Kuvendi i Kosovës të reagojë ndaj padrejtësive të Hagës
August 7, 2025
Krerët e partive politike: Kosova po kërkon drejtësi për çlirimtarët
August 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hajnia e politikaneve sikurse “Stafeta e Titos”!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Hajnia e politikaneve sikurse “Stafeta e Titos”!
Opinion

Hajnia e politikaneve sikurse “Stafeta e Titos”!

Kosova Times
Last updated: 2024/04/11 at 8:23 AM
Kosova Times Published April 11, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

E them me modesti, se përpara shumëkujt që është bërë deputet, ministër, kryeministër apo president e kam pasur ofertën dhe mundësinë që të bëhem pjesë e pushteteve të deritanishme në Kosovën e pas luftës, por e kam preferuar t’i qëndroj besnik idealit dhe përkushtimit tim jetësorë, i të qenurit në shërbim të qytetarëve të vendit tim dhe jo servil i pushtetarëve, për ta thënë të vërtetën lakuriqe ashtu siç është dhe jo të kamufluar me flamuj partiak apo ideologjik.

Ndërgjegjja e pastër, pasuria më e madhe e njeriut

I falënderohem zotit dhe edukatës së prindërve të mi që nuk e kam në shpirt lakminë, urrejtjen dhe as xhelozinë, por e kam në shpirt dashurinë dhe respektin, besnikërinë dhe guximin për t’u përballë me secilin duke ia thënë të vërtetën në sy.

Lumturinë në jetën time e ndjejë nga të arriturat dhe sukseset me djersën e ballit dhe asnjëherë nuk e ëndërroj të pasurohem mbi kurrizin apo fatkeqësinë e tjetrit.

Asnjëherë dhe në asnjë kohë nuk kam vrapuar pas posteve dhe e privilegjeve, por kam vrapuar pa u ndalur edhe në kohërat më të vështira për interesat e popullit dhe vendit tim të shenjt.

Sikurse që nuk kam vrapuar pas pushtetarëve të vjetër nuk do të vrapoj as pas këtyre të rinjve. Ashtu siç i kam mbajtur në thumb të kritikës pushtetarët e kaluar do i mbajë në shënjestër edhe pushtetarët e rinj. Sa herë që punojnë për të mirën e shtetit dhe qytetarëve do ta kenë mbështetjen time të parezervë, por që sa herë e bëjnë të kundërtën nuk do t’i kursej me vërejtje dhe kritika të shëndosha derisa të përmirësohen!

Nuk ka pasuri më të madhe në këtë botë sesa ndërgjegjja e pastër. Pasuria më e madhe në jetën e njeriut është pastërtia shpirtërore.

Pushtetet shkojnë e vijnë, ndërsa partitë, njëra ngritët e tjetra bie, por ekzistenca dhe forcimi i shtetit i mbanë gjallë shpresat, kurse zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e ngrisin vetëdijen qytetare.

Nuk ka dhe nuk mund të ketë pushtet që i përmbush të gjitha pritjet e qytetarëve, sikurse që nuk ka pushtet që i zhgënjen të gjithë!

Zhvillimet e gjithmbarshme në vend nuk shikohen me syze “bardh e zi”, por me e objektivin e mendjes së kthjelltë, me logjikën e shëndoshë dhe paanësinë partiake.

Kur bukuria dhe paraja e mjegullojnë intelektin e njeriut, humbet arsyeja e veprimit dhe logjika e të menduarit pozitiv 

Nuk ishin të gjithë politikan të këqij në pushtetet e kaluara, por disave prej tyre ua turbulloj mendjen lakmia pas gjërave të bukura, pas pasurimit, kënaqjes së egos dhe epsheve hormonale.

Shpresuam shumë që pushtetarët e rinj nuk do t’i prishë lakmia për pasurim dhe nuk do të ndikohen nga epshet e brendshme shpirtërore.

Shpresuam që pushtetarët e rinj nuk do t’i prekë “virusi” i korrupsionit dhe nepotizmit.

Por, për fatin e keq të vendit dhe qytetarëve, edhe këta të “rinjtë” e ndjekin të njëjtën rrugë të pararendësve të tyre!

Hajnia për politikanët kosovarë është bërë sindromë e pashërueshme, është bërë sikurse “Stafeta e Titos”, duke e bartur hajninë nga njëra qeveri tek tjetra derisa ta zhbëjnë çdo gjë mbi këtë tokë të bekuar dardane!

Ndryshimi nuk arrihet asnjëherë me riciklimin e figurave politike, por me ndryshimin e qasjes së qytetarëve ndaj shtetit.

Mentalitetin e marrjes nga shteti duhet ta kthejmë në mentalitetin e dhënies gjithçka për shtetin, ashtu siç e kishim ne veprimtarët e viteve të ’90-ta, ku secili prej nesh bënim garë se cili po bëjmë më shumë duke dhënë gjithçka nga vetja pa marrë asgjë prej shtetit në embrion.

Analisti i mirë asnjëherë nuk bie pre e lakmisë, por i ngjanë një shigjetari në maje të bjeshkës, që godet pamëshirshëm secilin që e devijon rrugën e drejtë të shtetndërtimit!

You Might Also Like

Drejtësi apo strategji politike- një reflektim i sinqertë mbi protestën

Eshtë koha për zë, jo për heshtje! Eshtë koha për qëndrim!..

Kujt po i shkon përshtati kjo gjendje kaotike – kriza në shtet dhe lufta për pushtet ?

Ndërhyrja e Presidentes Osmani në Kushtetuese për interes të shtetit apo ruajtjes së pushtetit

Çipa:Kryeministri Mickoski gabon pas reagimit

Kosova Times April 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rritet numri i djegieve nga kontakti me metale dhe asfalt në ShBA

Kosova Times Kosova Times July 25, 2023
Tërhiqet shorti për raundin e parë të kualifikimeve për EURO 2024/25
Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Futbolli bashkon të rinjtë, familjet, përfaqësuesit institucionalë dhe ndërkombëtarë
4 milionë euro për Pishinën gjysmëolimpike në Podujevë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?