By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti: Qeveria i trajton seriozisht deklaratat e Ambasadës Amerikane
September 19, 2025
A i mbani mend Javelins që shpëtuan Ukrainën në fillim të luftës? Tani Polonia po i blen ato
September 19, 2025
Defekt në rrjet, mungesë uji në disa lagje të Prishtinës
September 19, 2025
Policia kontrollon autobusët që nuk ndalen në stacione të caktuara
September 19, 2025
72 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kuvendi voton kundër shqyrtimit nga Kushtetuesja, të mandatit të Xhaçkës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kuvendi voton kundër shqyrtimit nga Kushtetuesja, të mandatit të Xhaçkës
Rajon / Botë

Kuvendi voton kundër shqyrtimit nga Kushtetuesja, të mandatit të Xhaçkës

Kosova Times
Last updated: 2024/04/11 at 9:27 PM
Kosova Times Published April 11, 2024
Share
SHARE

Mandati i deputetes socialiste, Olta Xhaçka, nuk do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Kuvendi votoi të enjten kundër nismës së opozitës për të çuar mandatin e deputetes së PS-së në Gjykatën Kushtetuese, me qëllimin për ti hequr asaj mandatin.

Kuvendi votoi me 72 vota kundër dhe 39 pro. Votat kundër ishin nga shumica, ndërsa votat pro nga opozita.

Deputetja Xhaçka, gjatë seancës parlamentare kur po diskutohej për mandatin e saj, hodhi poshtë akuzat e opozitës për konflikt interesi, lidhur me statusin që ka marrë bashkëshorti i saj, Artan Gaçi në fillimin e vitit 2022 për ndërtimin e një resorti në Dhërmi.

Xhaçka e bëri të qartë se bëhet fjalë për një status të investitorit të asistuar që ndryshon shumë, sipas saj, nga ai i investitorit strategjik.

“Unë dhe familja ime nuk kemi përfituara asnjë qindarkë nga fondet publike, zero! Asnjë m2 tokë publike zero! Asnjë lehtësi proceduriale të ndryshme nga gjithë të tjerët. E dini se çfarë është përfitimi nga statusi i investitorit strategjik të asistuar? Nuk është aspak i barabartë me atë të investitorit strategjik që thoni ju. Përfitim, që në çdo rast, ligjërisht nuk i atribuohet fare drejtpërdrejt bashkëshortin tim në hoteleri, që kurrë mos u bëftë, pas baltës së pamerituar që solli në jetën tonë, por kompanisë që në një të ardhme do të menaxhojë aktivitetin. Vetëm e drejta për tu trajtuar me prioritet për lidhjen e njërës prej 1500 kontratave të përvitshme të qirasë për sipërfaqen e plazhit para hotelit. A lejohet potencialisht kur të kryhet investimi, kur të lidhet kontrata që mund të mos ndodhë kurrë, të vërë apo të mos vërë shezllonë në plazh? Jam e bindur që gjysma e sallës me këtë interpretim ligjor është në papajtueshmëri të mandatit”, tha Xhaçka në Kuvend.

Në një prononcim për mediat pas votimit, deputeti i opozitës, Gazment Bardhi e konsideroi një mesazh mafioz të shumicës socialiste rrëzimin e kërkesës për mandatin e deputetes, Olta Xhaçka.

Sipas tij, mesazhi mafioz që Edi Rama i përcolli sot SPAK është se nuk mund ta prekë Xhaçkën.

“Nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Është një ditë e zezë për Shqipërinë. Ne duhet të marrim një vendim nëse do të duhet t’i drejtohemi më Gjykatës Kushtetuese. Nga sot nuk e kuptoj se për çfarë do të paguhen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese?” theksoi Bardhi.

Raportet e pozitës dhe opozitës

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka paraqiti të enjten në seancë plenare raportin e shumicës të Këshillit për Rregulloren, Mandateve dhe Imunitetit me objekt, “konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka”.

Bushka u shpreh se “ne jemi mbledhur për të trajtuar një çështje procedurale kushtetuese, nuk jemi as në gjyq politik, as para një prokurori publik politik që i bën pyetje një deputeti të Kuvendit.”

Sipas saj, Olta Xhaçka, përmes përfaqësuesit ligjor ka ndenjur 10 orë në Gjykatën Kushtetuese dhe i ka dhënë përgjigje të gjitha pyetjeve dhe pretendimeve të palëve, si dhe ka çuar 500 faqe me dokumente që mbështesin argumentet e saj.

“Në fund Gjykata Kushtetuese nuk ka disponuar nëse ka përputhshmëri mandati apo jo, por thjesht ka pushuar çështjen. Xhaçka ka qenë në dispozicion të drejtësisë kushtetuese. Në sajë të reformave kushtetuese punët janë të ndara, drejtësia është e pavarur në punën e vetë. Ju ngrini këtu çështje që janë objekt i punës së drejtësisë së pavarur dhe na anatemoni ne se nuk mbështesim reformën në drejtësi”, iu drejtua Bushka deputetëve të opozitës.

Sipas saj, vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për zbatim dhe Gjykata Kushtetuese është autoriteti fundor që njeh ligji.

“Nuk bëhet fjalë për mandatin e Xhaçkës apo dikujt tjetër. Është fjala për standarde kushtetuese dhe balancat e demokracisë. Nuk mund të përdorni çështje të caktuara me interes kushtetues për qëllim politike. Për ne zbatimi i standardeve kushtetuese është parësor”, tha ajo.

Ndërsa Gazment Bardhi, i cili më herët paraqiti në seancë raportin e opozitës, u shpreh se “raporti i mazhorancës nuk ka asnjë qëndrim”.

“Përpara se të kalojë për votim do duhet të dimë se për çfarë të votojmë. Raporti i shumicës nuk ka asnjë qëndrim sa i takon kësaj çështje. Si rregull duhej raport i përbashkët. Çfarë duhet të votojmë. Raportin që Bushka lexoi, Gjykata Kushtetuese e ka gjetur antikushtetues. Mesazhi që u jepni qytetarëve është se asnjë vendim gjykate nuk ka vlerë nëse s’na pëlqen. Këtu nuk ka më shtet ligjor”, tha ai.

You Might Also Like

A i mbani mend Javelins që shpëtuan Ukrainën në fillim të luftës? Tani Polonia po i blen ato

Trump pezullon ndihmën ushtarake prej 400 milionë dollarësh për Tajvanin

Për herë të parë që nga fillimi i luftës: Një rezolutë mbi njohjen e shtetit palestinez u paraqit në Senatin e SHBA-së

Axhenda ndërkombëtare

MI6 do të kërkojë informatorë të rinj në rrjetin e errët

Kosova Times April 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Tmerr ne Honduras: Gjenden 25 trupa të djegur në burgun e grave

Kosova Times Kosova Times June 20, 2023
Konfiskohen 64.350 litra produkte të falsifikuara
FMN do t’i japë Ukrainës ndihmë financiare për më shumë se 15 miliardë dollarë
Rejtingu i Vuçiqit në Evropë është në rënie të madhe: Tre detaje që ndryshuan gjithçka
Të mos i humbim edhe 23 vite të tjera!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?