By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Arrestohet kosovari i dyshuar për rastin e armëve të sekuestruara në Kroaci
July 19, 2025
Trajkoviq: Shumë nga njerëzit tanë nga Kosova po e mbushin Çacilandin sot, së bashku me paramilitarët e Radoiçiqit
July 19, 2025
14-vjeçarI arrestohet për armëmbajtje në Ferizaj
July 19, 2025
Nëse nuk bashkohemi tani – kush do ta mbrojë nesër Kosovën?
July 19, 2025
Ndalohet për 48 orë Igor Popoviq pas fjalimit kundër UÇK-së
July 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Norvegjia është e gatshme të njohë shtetin palestinez
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Norvegjia është e gatshme të njohë shtetin palestinez
Rajon / Botë

Norvegjia është e gatshme të njohë shtetin palestinez

Kosova Times
Last updated: 2024/04/12 at 4:39 PM
Kosova Times Published April 12, 2024
Share
SHARE

Norvegjia është e gatshme të njohë shtetin palestinez në bashkëpunim me vendet e tjera, tha sot kryeministri norvegjez Jonas Gar Stoere (Gahr Stoere) në prani të kolegut të tij spanjoll Pedro Sanchez (Sanchez), i cili mbron një njohje të tillë.

“Norvegjia është e gatshme të marrë një vendim për njohjen e shtetit palestinez. Ky vendim duhet të merret në bazë të kohës dhe kontekstit, në bashkëpunim të ngushtë me vendet me të njëjtin mendim. Nuk kemi caktuar një datë specifike”, tha Stjore në Oslo në një konferencë të përbashkët për shtyp me Sanchez.

Në nëntor, parlamenti norvegjez miratoi një mocion duke i kërkuar qeverisë të jetë gati të njohë një shtet të pavarur palestinez.

Norvegjia priti gjithashtu bisedimet e para të paqes izraelito-palestineze në fillim të viteve 1990, kur u arrit një marrëveshje, por nuk u zbatua, për bashkëjetesën paqësore midis dy shteteve të pavarura.

Kryeministri spanjoll këtë javë nisi një turne në Poloni, Norvegji dhe Irlandë për të diskutuar “nevojen për të ecur drejt njohjes së Palestinës”.

“Spanja është e angazhuar publikisht për të njohur një shtet palestinez sa më shpejt të jetë e mundur, kur kushtet janë të përshtatshme dhe në mënyrë të tillë që të ketë ndikimin më të fortë pozitiv të mundshëm në procesin e paqes”, tha Sanchez në Oslo.

Sipas shkrimit të mediave spanjolle që shoqëruan Sanchezin në turneun e javës së kaluar në Jordani, Arabinë Saudite dhe Katar, kryeministri i Spanjës përmendi më pas fundin e qershorit si një datë të mundshme për njohjen e Palestinës.

“Unë mirëpres iniciativën e kryeministrit Sánchez për të konsultuar vendet me të njëjtin mendim për të forcuar koordinimin dhe ne do ta forcojmë këtë koordinim në javët e ardhshme”, tha kryeministri norvegjez.

Përndryshe, Sanchez është shumë kritik ndaj qëndrimit të qeverisë izraelite të kryesuar nga Benjamin Netanyahu që nga fillimi i konfliktit në Gaza.

Lufta midis forcave izraelite dhe lëvizjes palestineze Hamas filloi më 7 tetor në Rripin e Gazës.

You Might Also Like

Trajkoviq: Shumë nga njerëzit tanë nga Kosova po e mbushin Çacilandin sot, së bashku me paramilitarët e Radoiçiqit

Afati i fundit i Trumpit shkakton përshkallëzim në Ukrainë, paralajmëron ish-analist i CIA-s

Amerika konfirmon: Siria dhe Izraeli kanë rënë dakord për një armëpushim, ju bëjmë thirrje të dorëzoni armët

Sulm masiv me dron në Odesa: Një person i vrarë, një ndërtesë shumëkatëshe në flakë

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times April 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Edhe tri ditë kohë për koalicionet parazgjedhore

Kosova Times Kosova Times August 27, 2024
Shtatë të vrarë nga një sulm izraelit në një shkollë të kthyer në strehë, thonë zyrtarët e Gazës
Moti me diell dhe vranësira të pjesshme
Shtatë vjet burgim shoferit për aksidentin me pesë të vdekur
Presidenca maqedonase e justifikon përdorimin e emrit “Maqedoni”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?