By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Historia e arratisjes 25-vjeçare të një të dënuari për vrasjen shqiptarit qe tronditi Shkupin
December 12, 2025
Greqi: Rruga me pagesë në Atikë, tarifat rriten nga 1 janari
December 12, 2025
Machado: Maduro do të largohet me ose pa negociata
December 12, 2025
Selanik: Fermerë nga e gjithë Greqia Veriore në port
December 12, 2025
Kurti: Veprimet në veri ishin të domosdoshme dhe ia kanë vlejtur
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA: Kina po rrit shitjet e pajisjeve që Rusia përdor për të prodhuar armë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA: Kina po rrit shitjet e pajisjeve që Rusia përdor për të prodhuar armë
Rajon / Botë

ShBA: Kina po rrit shitjet e pajisjeve që Rusia përdor për të prodhuar armë

Kosova Times
Last updated: 2024/04/12 at 10:12 PM
Kosova Times Published April 12, 2024
Share
SHARE

Kina ka rritur shitjet e pajisjeve të makinerisë, mikroelektronikës dhe teknologjive të tjera që Moska përdor për të prodhuar raketa, tanke, avionë dhe armë të tjera për luftën e saj kundër Ukrainës, thuhet në një vlerësim të bërë nga Shtetet e Bashkuara.

Dy zyrtarë të administratës të presidentit amerikan, Joe Biden, që diskutuan për këto gjetje në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, thanë se më 2023 rreth 90 për qind e mikroelektronikës së Rusisë ishte nga Kina. Këto pajisje Rusia i përdor për të prodhuar raketa, tanke dhe avionë luftarakë. Pothuajse 70 për qind e importeve të Rusisë – në vlerë prej rreth 900 milionë dollarësh – në çerekun e fundit të vitit 2023 ishte nga Kina.

Entitetet kineze dhe ruse kanë punuar po ashtu për të prodhuar së bashku dronë brenda Rusisë dhe kompanitë kineze ka gjasa që e kanë furnizuar Rusinë me nitrocelulozën e nevojshme për të prodhuar shtytës të raketave, thanë zyrtarët e administratës Biden.

Pekini po ashtu po punon me Rusinë për të përmirësuar satelitët e Moskës dhe aftësitë e tjera të vendosura në hapësirë, me qëllim që të përdoren në Ukrainë. Kjo sipas zyrtarëve do të rrisë, në terma afatgjatë, kërcënimin që Rusia paraqet për gjithë Evropën. Zyrtarët, duke cituar gjetjet e inteligjencës, thanë se ShBA-ja ka përcaktuar po ashtu Kina po i ofron imazhe Rusisë për luftën e saj kundër Ukrainës.

Zyrtarët diskutuan për këto gjetje para se sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, të vizitojë Kinën gjatë këtij muaji. Presidenti Biden edhe më herët ka ngritur shqetësimin e tij gjatë takimeve me presidentin kinez, Xi Jinping, lidhur me mbështetjen e tërthortë të Pekinit për përpjekjet e luftës të Rusisë.

Përderisa Kina nuk i ka ofruar drejtpërdrejt ndihmë vdekjeprurëse ushtarake Rusisë, Pekini e ka mbështetur në aspektin diplomatik, duke e fajësuar Perëndimin se e ka provokuar presidentin rus, Vladimir Putin, për të marrë vendimin që të nisë luftën. Kina po ashtu nuk e ka quajtur luftën pushtim.

Kina ka deklaruar se nuk i ofron Rusisë armë apo ndihmë ushtarake, megjithëse ka mbajtur lidhje të forta ekonomike me Moskën, teksa Rusia po përballet me sanksione të ashpra ndërkombëtare.

Të martën, Xi u takua në Pekin me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili lavdërojë udhëheqjen e presidentit kinez.

Izolimi ekonomik dhe diplomatik i Rusisë e ka bërë atë më të varur nga Kina, ish-rivalja e saj për udhëheqjen e bllokut komunist gjatë Luftës së Ftohtë.

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, e cila u kthye gjatë kësaj jave në Uashington nga vizita në Pekin, tha se ka paralajmëruar zyrtarët kinezë se administrata Biden po përgatit sanksione ndaj bankave, kompanive dhe udhëheqjes në Pekin, nëse ata ndihmojnë forcat e armatosura të Rusisë gjatë pushtimit të Ukrainës, i cili po vazhdon.

You Might Also Like

Historia e arratisjes 25-vjeçare të një të dënuari për vrasjen shqiptarit qe tronditi Shkupin

Greqi: Rruga me pagesë në Atikë, tarifat rriten nga 1 janari

Machado: Maduro do të largohet me ose pa negociata

Selanik: Fermerë nga e gjithë Greqia Veriore në port

Emrat e më shumë se 155,000 ushtarëve të vdekur rusë janë konfirmuar

Kosova Times April 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Rrëmbimi i serbit në kufi, Osmani: Dëshmi e qasjes hegjemoniste të Serbisë

Kosova Times Kosova Times November 3, 2025
100-vjetori i Kadri Roshit, Shqipëria kujton kolosin e skenës
Osmani dhe shefi i EULEX-it, flasin për zhvillimet e fundit të sigurisë
Kosova vendos regjim vizash për shtetasit rusë
Ngjarjet e ditës 27 qershor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?