By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
YIHR KS: Ligjërata rreth Speciales me lejen e shkollës
January 23, 2026
Shërbimi Korrektues i Kosovës: Rreth 800 shtretër të lirë në burgje
January 23, 2026
BE përshëndet Planin Strategjik të KGJK-së: Prioritet mbrojtja e gazetarëve
January 23, 2026
Keqpërdorim i votave, kryeprokurori Kryeziu e Policia mbajnë konferencë
January 23, 2026
Jashari priti shefen e Veteranëve të SHBA-së, temë thellimi i bashkëpunimit
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Takimi mes zyrtarëve të Kinës dhe Koresë së Veriut është i pari në pesë vitet e fundit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Takimi mes zyrtarëve të Kinës dhe Koresë së Veriut është i pari në pesë vitet e fundit
Rajon / Botë

Takimi mes zyrtarëve të Kinës dhe Koresë së Veriut është i pari në pesë vitet e fundit

Kosova Times
Last updated: 2024/04/12 at 9:20 AM
Kosova Times Published April 12, 2024
Share
SHARE

Një zyrtar i lartë kinez udhëtoi në Korenë e Veriut për të diskutuar përmirësimin e bashkëpunimit në takimin e nivelit më të lartë në pesë vitet e fundit, njoftuan sot media shtetërore e Koresë së Veriut.

Kryetari i Kongresit Popullor Kombëtar Kinez Zhao Lei, zyrtari i tretë më i lartë në Partinë Komuniste në pushtet, mbërriti mbrëmë në Korenë e Veriut dhe vizita e tij do të zgjasë deri nesër.

Menjëherë pas mbërritjes së tij, Zhao u takua me homologun e tij koreano-verior Choe Ryong Hae dhe diskutoi se si të promovohen shkëmbimet dhe bashkëpunimi në të gjitha fushat si politika, ekonomia dhe kultura.

Të dy shkëmbyen gjithashtu pikëpamje mbi çështje të tjera rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët, tha KCNA.

Zhao është një nga shtatë anëtarët e Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike, organit më të lartë qeverisës të Partisë Komuniste të kryesuar nga udhëheqësi kinez Xi Jinping. Vizita e tij në Korenë e Veriut shënoi shkëmbimin e parë dypalësh që përfshin një anëtar të Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Kinës që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.

Ai pret që Koreja e Veriut dhe Kina të mbajnë takime të shumta me rastin e 75-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Koreja e Veriut po kërkon të forcojë bashkëpunimin me Kinën dhe Rusinë përballë konfliktit me SHBA-në dhe Korenë e Jugut për programin e saj bërthamor.

Kina besohet se prej kohësh ka ofruar ndihmë për Korenë e Veriut në kundërshtim me sanksionet ndërkombëtare.

You Might Also Like

‘Jemi gati të nënshkruajmë’: Zelensky thotë se garancitë e sigurisë së SHBA-së janë finalizuar, ndërsa Donbasi mbetet çështja kryesore

A do ta ndajë botën “Bordi i Paqes” i Trumpit?

Kremlini i këshillon propagandistët e tij të shkruajnë sa më shumë të jetë e mundur për Groenlandën

Bloomberg: SHBA-të duan të heqin çdo kufizim mbi praninë e tyre ushtarake në Grenlandë

Shërbimet amerikane po “gërmojnë” në Serbi, paniku mbizotëroi në Beograd

Kosova Times April 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

VIDEO Sulm nga një bombardues vetëvrasës në një kishë në Damask, ka të vdekur dhe shumë të plagosur

Kosova Times Kosova Times June 22, 2025
Sekuestrohen fanella dhe vizitkarta me mbishkrime nacionaliste në Bërnjak
Abdixhiku: Asgjë më pak dhe asgjë më shumë se sa marrëveshje përfundimtare që në thelb ka njohjen
Gylenistët, kleçkë në raportet Kosovë-Turqi
Presidenti i Qipros: Anija e dytë me ndihma, e gatshme të lundrojë drejt Gazës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?