By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ide për darkë të shpejtë: Rrotull pice i bërë nga brumëra të gatshëm, gati në 15 minuta
May 18, 2025
Rusia do të lëshojë një raketë me rreze veprimi prej 10,000 kilometrash sonte, duan t’i trembin të gjithë
May 18, 2025
Bisedimet në Stamboll: Kreu i delegacionit rus kërcënoi përfaqësuesit e Ukrainës
May 18, 2025
Al-Hadath: Trupi i udhëheqësit të Hamasit, Mohammed Sinwar, gjendet në Rripin e Gazës
May 18, 2025
Zelensky, Vance dhe Rubio takohen për herë të parë që nga grindja në Shtëpinë e Bardhë
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Totaj: Qeveria të bashkërendohet me Perëndimin, Kosova nuk mund të jetë peng i qëndrimeve të Serbisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Totaj: Qeveria të bashkërendohet me Perëndimin, Kosova nuk mund të jetë peng i qëndrimeve të Serbisë
Lajme

Totaj: Qeveria të bashkërendohet me Perëndimin, Kosova nuk mund të jetë peng i qëndrimeve të Serbisë

Kosova Times
Last updated: 2024/04/13 at 8:20 AM
Kosova Times Published April 12, 2024
Share
SHARE

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj thotë se qeveria e Kosovës duhet të tregojë më shumë bashkëpunim dhe fleksibilitet ndaj kërkesave të aleatëve perëndimorë sidomos Shteteve të Bashkuara. Ai iu referua qëndrimeve për çështje si ajo e dinarit dhe Asociacionit. Zoti Totaj, në një intervistë për Zërin e Amerikës gjatë një vizite në Uashington, tha se Kosova nuk mund të jetë peng i mënyrës se si sillet Serbia. Zoti Totaj, që është edhe kryetar i komunës së Prizrenit, foli edhe për binjakëzimin e këtij qyteti me qytetin Harrisburg në shtetin e Virxhinias në Shtetet e Bashkuara.

Zëri i Amerikës: Zoti Totaj, Kosova ndodhet në trysni diplomatike për të shtyrë vendimin e Bankës Qendrore për dinarin. Çfarë duhet të bëjnë autoritetet në Prishtinë në këtë situatë, sipas jush?

Shaqir Totaj: Kjo është një temë e ndjeshme dhe njëkohësisht e rëndësishme dhe konsideroj që kërkesat e autoriteteve ndërkombëtare nuk ka qenë që ky vendim të mos zbatohet por që të gjendet një kohë më e volitshme, më e përshtatshme në mënyrë që komuniteti serb i cili nuk ka ndonjë kualitet të jetës, mos t’i vështirësohet puna. Unë konsideroj se qeveria e Kosovës duhet të bashkëpunojë me bashkësinë ndërkombëtare, duhet të jetë më fleksibile dhe duhet të gjejë një zgjidhje që është e përshtatshme sepse nuk kërkohet moszbatimi por shtyrja dhe gjetja e një momenti më të përshtatshëm për të zbatuar atë vendim të tyre.

Zëri i Amerikës: Trysnia më e madhe për çështjet që kanë të bëjnë me normalizimin me Serbinë ka qenë ajo për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe kjo trysni si duket është shtuar edhe më shumë kur po afrohet debati në Këshillin e Evropës për anëtarësimin e Kosovës. Cili është qëndrimi i partisë suaj për këtë çështje?

Shaqir Totaj: Qeveria e Kosovës duhet të jetë shumë më fleksibile, shumë më bashkëpunuese dhe e kujdesshme kur diskuton me faktorin ndërkombëtarë sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo që kemi parë deri më tani ka qenë një qasje kokëforte e kryeministrit tonë Albin Kurti e cila nuk i bën mirë Kosovës. Ne jemi shtet dhe kemi obligime ndërkombëtare dhe ato obligime gjithsesi duhet t’i përmbushim, nuk them se ka formulë magjike mirëpo them se nëse ka vullnet, qasje konstruktive dhe fleksibile me partnerët ndërkombëtarë sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithmonë mund të gjendet zgjidhje. Kemi kaluar sfida edhe më të rënda dhe kemi gjetur zgjidhje dhe rekomandoj që të ketë kujdes, të ketë fleksibilitet edhe të ketë gatishmëri serioze për të biseduar dhe gjetur zgjidhje, e cila zgjidhje duhet gjithsesi të gjindet.

Zëri i Amerikës: Marrëveshja për Asociacioni ka shumë vite dhe partia juaj ka qenë në pushtet më parë. Tani ju i thoni zotit Kurti që të zbatojë kërkesën natyrisht. Si do të vepronte partia juaj dhe pse nuk ka vepruar më parë për zbatimin e saj?

Shaqir Totaj: Kjo është një çështje delikate që vazhdon prej më shumë se 10 viteve. Vendimet e vonuara neve po na sjellin pasoja. Nuk dua të amnistoj askënd nga përgjegjësia por është diçka që i takon obligimeve ndërkombëtare të Kosovës dhe është diçka që është diskutuar dhe negociue edhe ndoshta partia e zotit Kurti e kryeministrit të tanishëm ka qenë shumë e zëshme, kritike dhe tepër e ashpër në komente dhe kritika dhe ka parandaluar atë, duke krijuar një klimë shumë të vështirë mirëpo ajo që duhet të ndodhë është të jemi fleksibil, të dëgjojmë kërkesat që vinë nga partnerët tanë ndërkombëtarë sidomos nga SHBA-të edhe njëherë e përgjithmonë të mbyllim çështjen dhe të bëjmë një zgjidhje të përhershme. Por shikoni, me ardhjen në pushtet të zotit Kurti niveli i negociatave ka degadruar, përpara është negociuar për njohje reciproke me Serbinë ndërsa tani negociohet vetëm për një Asociacion të komunave që ka qenë temë edhe atëherë mirëpo në kundërshpërblim ka qenë temë e bisedimeve njohja e ndërsjellë, e cila tani më nuk është.

Prandaj nuk mund të bëjmë një paralele në mes të situatës atëherë dhe situatës tani sepse ka degadrim të nivelit të bisedimeve edhe bisedohet vetëm për çështje teknike dhe nuk bisedohet për njohje reciproke që në fakt do të kishte me qenë një mbyllje e suksesshme t’i them ashtu rastit të Kosovës.

Zëri i Amerikës: Serbia nuk ka shprehur ndonjëherë vullnet për njohje reciproke. Si do t’i thonit atyre që mbështesin zotin Kurti dhe argumentit të qeverisë që në fakt është Serbia që duhet të bëjë lëshime dhe trysnia nuk është e njëjtë, por ka qenë më e madhe mbi Kosovën?

Shaqir Totaj: Kosova nuk mund të jetë peng i mënyrës se si sillet Serbia. Ne duhet të bisedojmë me faktorin ndërkombëtar, duhet të bisedojmë me ShBA-të, duhet t’i përmbushim obligimet tona ndërkombëtare dhe pastaj jam i sigurt zhvillime positive. Serbia ka një qasje destruktive, një qasje kokëforte dhe ne nuk duhet ta marrim shembull pse sillet Serbia kështu të sillemi njëjti edhe ne. Jo, përkundrazi duhet të jemi konstruktiv, bashkëpunues, duhet të jemi fleksibil ashtu siç kemi qenë më herët nëpër disa udhëkryqe të historisë tonë më të re dhe gjithmonë kemi dal fitues, po e përmendi Rambujen, kohën e Ahtissarit dhe gjithmonë kemi dal me përfitime pas atyre negociatave.

Zëri i Amerikës: Një pyetje për zhvillimet e ditëve të fundit ku Lista Serbe tha se do ta bojkotojë referendumin në katër komunat veriore. Si e ndërlikon kjo situatën?

Shaqir Totaj: Nga Lista Serbe ne deri më tash nuk kemi parë asnjë qasje konstruktive prandaj edhe nuk pres nga ta të jenë konstruktiv mirëpo konstruktiviteti i palës së Kosovës nuk duhet të kushtëzohet me mënyrën se si sillet Lista Serbe. Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar sidomos me ShBA-të duhet të jetë me vullnet të mirë, fleksibile, konstruktive, të analizojë të gjitha opsionet e mundshme dhe të mos varet nga fakti se si do të sillet Lista Serbe apo faktor tjetër në Kosovë.

Zëri i Amerikës: Pjesë e vizitës tuaj këtu ishte edhe vizita Harrisonburg Virgnia me të cilën Prizreni ka binjakëzim. Mund të a thoni për këtë binjakëzim dhe për çështjet konkrete të Prizrenit që ju drejtoni?

Shaqir Totaj: Ne kemi pasur fat që kemi bërë një binjakëzim të tillë, në fakt Oda Ekonomike e Prozrenit bashkë me Harrison Chamber of Commerce kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi dhe kjo i ka parapri binjakëzimit të dy komunave. Qëllimi është të zhvillojmë një bashkëpunim ekonomik edhe për këtë arsye ne kemi qenë në vizitë Harrisonburg ku jemi takuar me drejtues të Harrisoburgut, me biznesmen dhe kemi bisedu për tema konkrete se çfarë projekte mund të zhvillojmë ne, ndonjë investitor potencial të vjen në Prizren ose eventualisht bizneset e Prizrenit të kenë treg të ri për shitjen e produkteve të tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe si hap i ardhshëm e presim një delegacion nga Harrisonburgu, delegacion i biznesit që të kontaktojë më Odën ekonomike të Prizrenit për të parë mundësitë dhe opsionet tjera që do t’i kemi në dispozicion për bashkëpunim. Por po ashtu kam pasur visit edhe në Departamentin e Shtetit me sektorët që lidhet me Kosovën por po ashtu edhe me Departamentin apo më zyrën që lidhet me bashkëpunimin kulturor, në mënyrë që të japim një impuls të ri për një bashkëpunim në sferën e kulturës, të sportit dhe aktiviteteve tjera të cilat kanë hapësirë për rritje edhe të sasisë por edhe kualitetit. Kemi diskutu se çfarë mund të bëjmë më tepër që të rrisim këtë bashkëpunim dhe unë jam shumë i kënaqur me qasjen e tyre dhe gatishmërinë për të na ndihmuar neve në Prizren por edhe në Kosovë që t’i rrisim aktivitetet tona dhe të kontribuojmë për cilësinë e jetës në Prizren.

You Might Also Like

OVL-UÇK i shkruan Grenellit: Mbylleni Gjykatën Speciale

KFOR-i mban stërvitje në Prishtinë për evakuim të shpejtë ajror

Begaj në Vatikan për ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV

Bajrami: KESCO po përjashton ndërmarrjet në kundërshtim me ligjin

BDI dënon përjashtimin e shqiptarëve nga punësimet në Regjistrin Qendror

Kosova Times April 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
ShowBiz

Affleck sulmoi paparacët: “Mund te shkaktoni incident , vajza ime po vjen këtu” (VIDEO)

Kosova Times Kosova Times June 27, 2024
KE miraton sot paketën e zgjerimit
Vuçiq: Serbia do të blejë dronë kamikazë nga Emiratet
Osmani: Muaji i Ramazanit, muaj i reflektimit dhe i afrimit në mirëkuptim
Escobar merr pjesë në takimin e Ohrit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?