By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 1 nëntor
November 1, 2025
Shqipëria shpall ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
October 31, 2025
Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve
October 31, 2025
Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit
October 31, 2025
Kurti: Nano do mbetet në historinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Haradinaj: Duke e parë fundin, forcat serbe u hakmorën ndaj civilëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Haradinaj: Duke e parë fundin, forcat serbe u hakmorën ndaj civilëve
Lajme

Haradinaj: Duke e parë fundin, forcat serbe u hakmorën ndaj civilëve

Kosova Times
Last updated: 2024/04/13 at 1:24 PM
Kosova Times Published April 13, 2024
Share
SHARE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar ngjarjet e 13 prillit të 1999 në Studenicë të Istogut dhe Fshatit të Vjetër të Ferizajt. Ai ka thënë se armiku kishte shtuar terrorin atëherë kur e kishte parë se po i vjen fundi.

“Duke e parë fundin që po i vinte nga humbjet e njëpasnjëshme të shkaktuara nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe NATO, forcat pushtuese të Millosheviqit, në prillin e 1999 e shtuan edhe më shumë terrorin ndaj popullatës civile shqiptare”, ka thënë Haradinaj.

Kreu i AAK-së ka treguar se armiku pasi kishte vrarë anëtarët e një familje, trupat i kishte hedhur në bunar.

“Në fshatin Studenicë të Istogut muaji prill sjell dhimbje e kujtime për nëntë bashkëkombas që regjimi serb u mori jetën në mënyrën më barbare, tetë anëtarëve të familjes Lipaj dhe një të familjes Zeqiraj. Të rrethuar në shtëpi nga forcat kriminale serbe, ata u nxorën jashtë në oborrin e shtëpisë ku u ekzekutuan nga afërsia. Pas ekzekutimit, armiku trupat e tyre i hodhi në bunarin afër shtëpisë, të cilin më pas e shkatërruan për t’i humbur gjurmët e krimit monstruoz”, ka treguar Haradinaj.

Haradinaj ka kujtuar edhe ngjarjen e rëndë në familjen Zeka dhe Hoxha të Fshatit të Vjetër të Ferizajt.

“Armiku nuk u ndal, në po të njëjtën ditë, në Fshatin e Vjetër të Ferizajt, dora barbare serbe ekzekutoi pa mëshirë shtatë anëtarë të familjes Zeka dhe dy anëtarë të familjes Hoxha. Ata u vranë vetëm pse ishin shqiptarë dhe aspironin lirinë e atdheut. Kujtimi i martirëve dhe sakrifica e tyre është motiv për t’i kultivuar më tej dhe mbrojtur vlerat për të cilat ata dhanë jetën. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!”, është shprehur Haradinaj. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kurti: Nano do mbetet në historinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës

Apeli i Speciales rrëzon apelet në rastin e administrimit të drejtësisë

Ulutash diskuton me zyrtarin e DASH-it për situatën aktuale në Kosovë

Riciklimi dhe menaxhimi i mbeturinave shpëtojnë mjedisin

Aksident mes vetures dhe trenit në Prishtinë, një person i lënduar

Kosova Times April 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Hoxha: Arrestohen shtatë persona të dyshuar për vrasjen në Kaçanik

Kosova Times Kosova Times April 21, 2025
Prangoset autori i rrahjes se gruas jashtëmartesore: E nxjerr nga një taksi duke i shkulur flokët, pastaj e ka rrahur
U promovua libri “Praktika gjyqësore përmbarimore, përmbledhje e vendimeve të gjykatës komerciale të Kosovës”
Gjoks viçi, i zier në verë
Drama mbi Kroaci, aeroplani u ul me detyrim: Tani ka ardhur një diagnozë e tmerrshme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?