By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 5 qershor
June 5, 2025
Marine Le Pen i është revokuar mandati parlamentar
June 4, 2025
SKENA TË PABESUESHME NË PARLAMENTIN BULLGAR: Shpërthen një sherr për euron (VIDEO)
June 4, 2025
Shefi i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Shoigu, takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut në Phenian
June 4, 2025
Çfarë duhet të dini për Haxhin e këtij viti: Temperatura të larta, ndalim hyrjeje për fëmijë dhe kufizime për “përsëritësit”
June 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Aleatët e Izraelit e dënojnë ashpër sulmin iranian
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Aleatët e Izraelit e dënojnë ashpër sulmin iranian
Rajon / Botë

Aleatët e Izraelit e dënojnë ashpër sulmin iranian

Kosova Times
Last updated: 2024/04/14 at 1:41 AM
Kosova Times Published April 14, 2024
Share
SHARE

Aleatët e Izraelit e kanë dënuar ashpër sulmin iranian

Adrienne Watson, zëdhënëse e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të ShBA.

“Irani ka nisur një sulm ajror kundër Izraelit. Presidenti Biden po informohet rregullisht për situatën nga ekipi i tij i sigurisë kombëtare dhe do të takohet me ta këtë pasdite në Shtëpinë e Bardhë. Ekipi i tij është në komunikim të vazhdueshëm me zyrtarët izraelitë, si dhe me partnerë dhe aleatë të tjerë. Ky sulm ka të ngjarë të vazhdojë për disa orë. Presidenti Biden ka qenë i qartë: mbështetja jonë për sigurinë e Izraelit është e hekurt. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë me popullin e Izraelit dhe do të mbështesin mbrojtjen e tyre kundër këtyre kërcënimeve nga Irani.”

Reagimi i Rishi Sunak, Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar

“E dënoj në termat më të fortë sulmin e pamatur të regjimit iranian kundër Izraelit. Irani ka treguar se synon të mbjellë kaos në oborrin e tij. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbrojë sigurinë e Izraelit dhe të gjithë partnerëve tanë rajonalë, përfshirë Jordaninë dhe Irakun. Së bashku me aleatët tanë, ne po punojmë urgjentisht për të stabilizuar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm. Askush nuk dëshiron të shohë më shumë gjakderdhje.”

Reagimi i Karl Nehammer, Kancelar i Republikës së Austrisë. ‘Sulmi i Iranit ndaj Izraelit duhet dënuar me termat më të forte të mundshëm. Austria është fuqimisht e vendosur ndaj sigurisë së Izraelit dhe ne i bëjmë thirrje Iranit për ndalimin e menjëhershëm të veprime armiqësore.

Reagimi i Petr Fiala, Kryeministër i Republikës Çeke. “Ne qëndrojmë fuqimisht përkrah Izraelit dhe të drejtës së tij për të mbrojtur veten“!.

Reagimi i Mark Rutte, Kryeministër i Holandës. “Situatë shumë shqetësuese në Lindjen e Mesme. Më herët gjatë ditës së sotme, Holanda dhe shtetet e tjera i dërguan një mesazh me zë të lartë dhe të qartë Iranit që të përmbahet nga sulmi ndaj Izraelit. Holanda dënon ashpër sulmet e Iranit ndaj Izraelit. Përshkallëzimi i mëtejshëm duhet të parandalohet. Ne vazhdojmë t’i vëzhgojmë nga afër zhvillimet.”

Reagimi i z. Lloyd James Austin III, Sekretar i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

“Bisedova me ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant sot për të ritheksuar mbështetjen e palëkundur të ShBA-së për mbrojtjen e Izraelit. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me Izraelin përballë kërcënimeve nga Irani dhe proksive të tij rajonalë.

Annalena Baerbock, Ministre e Punëve të Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë.

“Irani ka hedhur dronë dhe raketa në drejtim të Izraelit. Ne e dënojmë sulmin e vazhdueshëm në termat më të fortë të mundshëm, sulm ky që rrezikon të zhysë një rajon të tërë në kaos. Irani dhe proksit e tij duhet ta ndalojnë këtë menjëherë. Në këto orë, ne qëndrojmë fuqimisht përkrah Izraelit.”

Reagimi i Stéphane Séjourné, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës Franceze

“Franca dënon me termat më të fort• sulmin e nisur nga Irani kundër Izraelit. Duke vendosur për një veprim të tillë të paprecedentë, Irani po ndërmerr një hap të ri në veprimet e tij destabilizuese dhe duke marrë rrezikun e një përshkallëzimi ushtarak. Franca ritheksoj lidhjen e saj me sigurinë e Izraelit dhe e siguron atë për solidaritetin e saj”.

Reagimi i z. Chuck Schumer, senatorit veteran të Nju Jorkut, njëherësh liderit të shumicës në Senatin amerikan që nga vitit 2021

“Ndërsa Izraeli është nën sulm nga Irani, ne qëndrojmë me Izraelin dhe popullin e tij, dhe Shtetet e Bashkuara do të bëjnë gjithçka që munden për të mbështetur mbrojtjen e Izraelit kundër Iranit.”

Reagimi i z. Geert Wilders, liderit të Partisë për Liri në Dhomën e Përfaqësuesve të Holandës, njëherësh ish-kandidatin për kryeministër të Holandës

“Qëndro i fort, Izrael. Ne do të jemi gjithmonë me ty dhe do të të mbështesim kundër forcave të errëta të terrorit!”.

Jan Lipavský, Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke

“Çekia dënon me vendosmëri sjelljen destabilizuese të Iranit dhe proksive të tij që vendosën të sulmojnë Izraelin. Ne e ritheksojmë të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje. Sjellja agresive afatgjatë e Iranit po e pengon rajonin e Lindjes së Mesme të jetojë në paqe dhe siguri.”

You Might Also Like

Marine Le Pen i është revokuar mandati parlamentar

SKENA TË PABESUESHME NË PARLAMENTIN BULLGAR: Shpërthen një sherr për euron (VIDEO)

Shefi i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Shoigu, takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut në Phenian

Çfarë duhet të dini për Haxhin e këtij viti: Temperatura të larta, ndalim hyrjeje për fëmijë dhe kufizime për “përsëritësit”

Video e pabesueshme nga Gaza: Një foshnjë nxirret e gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shkatërruar nga një sulm izraelit

Kosova Times April 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Konjufca dhe drejtoresha e NDI-së, nënshkruan memorandum mirëkuptimi

Kosova Times Kosova Times March 14, 2023
Diplomati Roberts: Minoriteti serb do të fitojë autonomi dhe kjo do të jetë pjesë e kompromiseve të dhimbshme!
Në prag të njëvjetorit të luftës në Ukrainë, shefi i OKB-së dënon pushtimin rus
Samiti i G7-ës në Hiroshimë: Çfarë do të jetë në agjendë?
Kurti shprehu mirënjohjen për kontributin dhe rolin e mërgatës në SHBA
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?