By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Fëmijët i ranë ziles së derës dhe ikën me vrap në Hjuston. Burri qëllon dhe vret 11-vjeçarin
September 1, 2025
Ministri i Trump: Vlerat indiane janë shumë më afër tonave dhe Kinës sesa atyre ruse
September 1, 2025
Komandanti i KFOR-it takon Osmanin, uron zgjidhje të `ngërçit parlamentar`
September 1, 2025
Plenkoviq kritikon mosreagimin për sulmin në Banjskë: Bëmë sikur nuk ndodhi
September 1, 2025
Gjykata Supreme reagon ashpër ndaj gjuhës së anëtarit të KQZ-së
September 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Latifi: Kosovës i duhet ndihma profesionale, jo `dyqanet e kirurgjisë`
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > Latifi: Kosovës i duhet ndihma profesionale, jo `dyqanet e kirurgjisë`
Shëndetësi

Latifi: Kosovës i duhet ndihma profesionale, jo `dyqanet e kirurgjisë`

Kosova Times
Last updated: 2024/04/14 at 11:05 AM
Kosova Times Published April 14, 2024
Share
SHARE

Kirurgë shqiptarë në mërgatë do ta ndihmojnë Kosovën dhe shëndetësinë e saj, përmes Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës. Kryetari i këtij kolegji Dr. Rifat Latifi thotë se Kirurgjia është mbretëresha e mjekësisë. “Prandaj, nuk ka spital modern e as shëndetësi moderne, pa kirurgji moderne”, thotë Latifi një intervistë për Radio Kosovën.

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës synon të hapë një degë të vetën në Evropë dhe një në SHBA dhe ato të jenë konkurrente në mes vete se cila do ta ndihmojë më shumë Kosovën për sistemin shëndetësor.

“Edhe Ministria e Shëndetësisë së Kosovës tashmë është në dijeni se Kolegji i Kirurgëve të Kosovës do të jetë në shërbim të shtetit të Kosovës në mënyrë që të ndërtohet një kirurgji e madhe dhe e avancuar. Për edukimin e gjeneratave të reja të kirurgjisë, nuk ka nevojë të kërkohet leje e as të komplikohen proceset, por, kirurgët shqiptarë në vende të ndryshme të botës do të ndihmojnë Kosovën e asnjëherë nuk do të jenë konkurrentë me stafe në Kosovë, thotë Latifi.

“Ne mjekët që jemi jashtë Kosovës, duhet ta ndihmojmë Kosovën. Jo me u bë konkurrentë të kirurgëve në Kosovë. Ne nuk mund të hapim disa “dyqane kirurgjike” në Kosovë. Ne na duhet të bëhemi pjesë e ndihmës edukative, shumë profesionale e jo të tregojmë modele se si punohet në vende ku ne punojmë…ne duhet të ndihmojmë e jo të jemi konkurrentë dhe KKK do të jetë kundër veprimeve të tilla”, tha ai.

Secili qytetar i Kosovës duhet t’i ketë pritjet për avancim të sistemit shëndetësor, thotë Latifi.

“Nëse unë jam kirurg dhe pacienti nuk e sheh në mur certifikatën e KKK, është mirë të pyet kirurgun ‘doktor a keni ndonjë aryse që ju nuk jeni anëtar, se nuk po e shoh certifikatën tuaj këtu?’. Edhe spitalëve dhe Kosovës iu duhet kohë të kuptojnë se KKK është një dhuratë e jashtëzakonshme për Kosovën”, deklaroi Latifi.

Ai synon të ndërtohet në Kosovë një Kullë të Kirurgjisë, një qendër profesionale shumëdimensionale, që do të jetojë për shekuj të ardhshëm. Deri tani janë dhënë miliona nga qytetarët dhe institucionet e Kosovës për të gjetur trajtim mjekësor në vende të tjera, derisa me ato fonde do të mund të ndërtoheshin spitale e të ofroheshin shërbime në Kosovë.

“Tani po flas si ish-ministër i Shëndetësisë. Vetëm Turqisë ne i kemi pasur borxh 25 milionë euro. Me 25 milionë ne do të mund të ndërtojmë një spital tonin të mirë në Kosovë. 84 % e mjeteve që derdhën jashtë vendit shkojnë në Turqi. Arsyet janë nga më të ndryshmet…Unë besoj se kirurgët tanë edhe munden edhe dinë, por janë të kapluar nga disa probleme të tjera, për të cilat duhet një analizë pak më e thuktë dhe pak më e gjatë”, tha ai.

Një analizë e veçantë është bërë për qendrat e ekselencës në Kosovë dhe është konstatuar se duhet të jenë 12 sosh. 9 prej tyre do të jenë qendra ekslente të kirurgjisë, thotë Latifi.

“Ka nevojë për ndërtim të kapaciteteve njerëzore, të lidershipit të lartë kirurgjik dhe kjo do të ndodhë… Shumica e popullit duhet t’i marrë shërbimet brenda në Kosovë. Ne duhet t’i sjellim ekspertë në Kosovë, jo pacientin tonë ta dërgojmë te ekspertët”, deklaroi ai.

Për herë të parë në Kosovë është duke u aplikuar programi “Advanced Trauma Life Support”, që paraqet një qasje koncize për vlerësimin dhe menaxhimin e pacientëve me lëndime të shumëfishta. Mjekët që kryejnë këtë trajnim do të kenë mundësi të marrin njohuri për teknika gjithëpërfshirëse dhe të përshtatshme për punën e tyre me pacientë.

Dr. Latifi thotë se Kolegji Amerikan i Kirurgëve, modelin e të cilit e ka marrë edhe KKK, ka vendosur që ky program të mbahet edhe në Kosovë. Me këtë program, qytetarët e Kosovës do të marrin trajtime njësoj si në qendra amerikane.

“Ky është një trajnim i kirurgëve dhe të gjithë atyre që merren me traumë. Pacientët që shkojnë në shërbime spitalore në Kosovë, ata duhet të jenë të sigurt se mjekët që ofrojnë ndihmën janë të certifikuar njësoj si mjekët amerikanë sa i përket traumës. Prandaj për këtë shkak, SHSKUK-ja përmes MSH-së po paguan për mjekët që marrin pjesë në këtë trajnim”, tha ai.

Në maj do të përurohet revista shkencore e KKK, ndërsa në shtator do të mbahet Kongresi i katërt Klinik i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës me pjesëmarrje edhe të ekspertëve ndërkombëtarë të kësaj fushe.

Misioni i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës është të bashkojë të gjithë kirurgët dhe specializantët e çdo lëmie kirurgjike. Të rrisë qasjen kirurgjike për të gjithë pacientët, duke reduktuar komplikimet, si dhe duke përmirësuar rezultatet dhe duke ulur koston e kujdesit për të gjithë.

You Might Also Like

EKSPERTËT JAPONEZË KËSHILLOJNË: Thithja e kësaj arome mund të parandalojë atrofinë e trurit dhe demencën..

Mjekët kanë përpiluar një listë me 14 ushqime që janë të mira dhe jo të mira për mëlçinë

Pediatria në QKUK informon për trajtimin e fëmijës me politraumë

Zbulohet vaksina universale kundër kancerit: Rezultatet e para i kënaqin shkencëtarët

GLPS: Shëndetësia në Kosovë përballë keqpërdorimit të fondeve publike

Kosova Times April 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ministria e Jashtme ruse mohon prishjen e kontakteve me Kievin për shkak të luftimeve në rajonin e Kurskut

Kosova Times Kosova Times August 18, 2024
Gruaja amerikane (18) hedh foshnjën e porsalindur nga dritarja e hotelit në Paris
A kanos me vrasje nënën e tij, përfundon në pranga
O’brien para para Kongresit: “Nuk kanë mbështetje planet e Dodikut”
Gashi: Me hapjen e urës pa koordinim, mund ta rrezikojmë pa dashje KFOR-in
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?