By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 janar
January 7, 2026
Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar
January 6, 2026
Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë
January 6, 2026
AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje
January 6, 2026
Osmani falënderon Turqinë pas pranimit të sistemit anti-tank OMTAS
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Paraburgim naj serbit që dyshohet për sulm ndaj personit zyrtar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Paraburgim naj serbit që dyshohet për sulm ndaj personit zyrtar
Lajme

Paraburgim naj serbit që dyshohet për sulm ndaj personit zyrtar

Kosova Times
Last updated: 2024/04/14 at 7:35 PM
Kosova Times Published April 14, 2024
Share
SHARE

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh të pandehurit S.S., i dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar dhe armëmbajtje pa leje.

“Sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, ngase i pandehuri S.S me qëndrimin në liri mund të fshihet apo të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, për shkak të peshës së veprave penale për të cilat ngarkohet, e këtë duke marrë për bazë faktin se i njëjti ishte arratisur prej kohës kur dyshohet se është kryer vepra penale, po ashtu mund të fshihet apo të largohet lehtë nga Republika e Kosovës pasi i pandehuri është shtetas edhe i Republikës së Serbisë,  si dhe nëse i pandehuri lihet që të mbrohet në liri, i njëjti do të tentoj që të ndryshoj provat e veprës penale apo do të tenton për të ndikuar në to”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Me datë 13.10.2021, Policia e Kosovës së bashku me Doganën e Kosovës, përderisa ishin duke e ekzekutuar një urdhër të Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për kontroll të disa lokacioneve në lidhje me veprën penale të kontrabandimit të mallrave, Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës dhe të Doganës, kishin shkuar në Zveçan për kontrollimin e objekteve të caktuara dhe pas përfundimit të kontrollit njësitë policore kanë qenë duke lëvizur me mjete të blinduara nga Zveçani në drejtim të Mitrovicës.

“Me të arritur në fshatin Rudarë, komuna e Zveçanit, kishin hasur në një barrikadë dhe në një grup të personave ku bënte pjesë edhe i pandehuri S.S.  Ky grup i personave ishin të armatosur dhe i kishin dalë në pritë zyrtarëve policor, ashtu që në momentin që e kanë parë policinë në vendin e incidentit, kishin filluar të shtinë me armë automatike dhe granata dore në drejtim të policisë dhe si rezultat i këtij sulmi, nga pjesët e granatës së dorës ishte plagosur zyrtari policor -Kapiten B.A”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar

Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë

AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje

Përmbytje dhe reduktime të ujit në Prishtinë

Maqedonci: Pranuam dërgesën e sistemeve raketore anti-tank OMTAS

Kosova Times April 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Rashani i bashkohet ekipit spanjoll Elche

Kosova Times Kosova Times September 11, 2024
Gaza: Vritet lideri i Hamasit nga sulmet ajrore izraelite
Kafeneja që u ndihmon emigrantëve me aftësi të kufizuara
Dodik ëndërron ta bëjë qendrën rajonale energjetike në “republika srpska”
Staroviqi shpërndan një hartë ku paraqitet bota me shtetet që njohin dhe s’e njohin Kosovën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?